Kamp për sigurinë kibernetike për nxënëset e shkollave të mesme: Këshilli Britanik i inkurajon vajzat e reja të ndërtojnë karrierë në botën digjitale

Kamp për sigurinë kibernetike për nxënëset e shkollave të mesme: Këshilli Britanik i inkurajon vajzat e reja të ndërtojnë karrierë në botën digjitale

„ Jetojmë në kohën kur teknologjia është pjesë përbërëse e përditshmërisë, ndërsa të dhënat janë një nga burimet më të çmuara. Kriminaliteti kibernetik përbën kërcënim për të gjithë ne, ndërsa përgjigjja ndaj këtyre sfidave është pikërisht siguria kibernetike,” theksoi Elena Ivanovska, sekretar shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, gjatë fjalës së saj në Kampin për siguri kibernetike për nxënëset e shkollave të mesme, që po mbahet në Ohër  prej më 13 deri më 15 shkurt.

Kampi është pjesë e projektit CybHER – Forcimi i grave dhe vajzave në fushën e sigurisë kibernetike, i cili realizohet nga Këshilli Britanik në vendet e Ballkanit Perëndimor, me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Siguria kibernetike është multidimensionale, përfshin aspekte teknike, juridike,  etike dhe shoqërore, dhe njëkohësisht është një nga fushat më me rritje të shpejtë në botë, me mungesë të madhe të profesionistëve të kualifikuar. Këtu mund të gjejnë vend edhe shumë vajza dhe gra të reja. Ky projekt është i rëndësishëm pikërisht sepse i inkurajon të fitojnë njohuri praktike dhe të ndërtojnë rrugë drejt së ardhmes ku do të jenë të përfshira në mënyrë të barabartë në komunitetin kibernetik,” tha Ivanovska.

Projekti përfshiu themelimin e klubeve për siguri kibernetike në 10 shkolla të mesme në të gjithë vendin dhe përfshiu 150 nxënëse nga viti i dytë dhe i tretë, mësimdhënës  të IT-së dhe këshilltarë karriere, të cilët morën pjesë në tetë punëtori.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbështeti projektin si pjesë e partneritetit me Këshillin Britanik për ndërtimin e kompetencave praktike tek të rinjtë.

Accessibility Menu