Thirrje publike për shkollat fillore

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Në bazë të nenit 66 paragrafet (1), (2), (3), (4), (5) dhe (6) të Ligjit për Arsimin Fillor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 161/19, 229/20, 3/25 dhe 74/25) dhe Rregullores për mënyrën e realizimit të programeve për mbrojtje nga dhuna, keqpërdorimi dhe neglizhenca e nxënësve me aftësi dhe pa aftësi të kufizuara, programeve për parandalimin e diskriminimit dhe programeve për parandalimin e keqpërdorimit të alkoolit dhe duhanit, drogave dhe substancave të tjera psikotrope, pjesëmarrjes në lojërat e fatit dhe delikuencës së miturve,Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

THIRRJE PUBLIKE

për ndarjen e mjeteve për shkollat fillore për realizimin e aktiviteteve nga programet për mbrojtje nga dhuna, keqpërdorimi dhe neglizhenca e nxënësve me aftësi dhe pa aftësi të kufizuara, programet për parandalimin e diskriminimit dhe programet për parandalimin e keqpërdorimit të alkoolit dhe duhanit, drogave dhe substancave të tjera psikotrope, si dhe programet për parandalimin e pjesëmarrjes në lojëra fati dhe të delikuencës së miturve.

për vitin shkollor 2025/2026

 

v Në Thirrjen publike për ndarjen e mjeteve për realizimin e aktiviteteve nga programet për mbrojtje nga dhuna, keqpërdorimi dhe neglizhenca e nxënësve me aftësi dhe pa aftësi të kufizuara, programet për parandalimin e diskriminimit dhe programet për parandalimin e keqpërdorimit të alkoolit dhe duhanit, drogave dhe substancave të tjera psikotrope, programet për parandalimin e pjesëmarrjes në lojëra fati dhe të delikuencës së miturve, për vitin shkollor 2025/2026,mund të aplikojnë të gjitha shkollat fillore komunale dhe shtetërore (në tekstin e mëtejmë: shkollat fillore).

 

v Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për vitin shkollor 2025/2026, do të ndajë mjete financiare për deri në 30 shkolla fillore për realizimin e aktiviteteve nga programet për mbrojtje nga dhuna, keqpërdorimi dhe neglizhenca e nxënësve me aftësi dhe pa aftësi të kufizuara, programet për parandalimin e diskriminimit dhe programet për parandalimin e keqpërdorimit të alkoolit dhe duhanit, drogave dhe substancave të tjera psikotrope, si dhe programet për parandalimin e pjesëmarrjes në lojëra fati dhe të delikuencës së miturve,në shumë deri në 60.000 denarë, ndërsa selektimi me rangim do të bëhet nga Komisioni për vlerësimin e aplikacioneve të pranuara, në përputhje me kriteret e përcaktuara.

 

v

Një shkollë fillore mund të aplikojë në këtë thirrje publike dhe të përfitojë mjete financiare për realizimin e aktiviteteve në njërën nga programet, në përputhje me Rregulloren për mënyrën e zbatimit të programeve për mbrojtje nga dhuna, keqpërdorimi dhe neglizhenca e nxënësve me aftësi dhe pa aftësi të kufizuara, programet për parandalimin e diskriminimit dhe programet për parandalimin e keqpërdorimit të alkoolit dhe duhanit, drogave dhe substancave të tjera psikotrope, pjesëmarrjes në lojëra fati dhe të delikuencës së miturve,bazuar në analizat dhe vlerësimet paraprake të bëra nga bashkëpunëtorët profesionalë të shkollës, në propozimet e komunitetit të nxënësve, bordit të shkollës, këshillit komunal dhe shërbimit pedagogjik.

 

 

v Aktivitetet nga programet për mbrojtje nga dhuna, keqpërdorimi dhe neglizhenca e nxënësve, programet për parandalimin e diskriminimit dhe programet për parandalimin e përdorimit të alkoolit, duhanit, pjesëmarrjes në lojëra fati, keqpërdorimit të drogave dhe substancave të tjera

psikotrope, si dhe delikuencës së miturve, duhet të jenë të strukturuara në përputhje me kornizën në vijim:

1. Titulli i programit

2. Përputhshmëria e programit me dispozitat ligjore

Përshkrim i shkurtër (prej 100 deri në 150 fjalë) mbi përputhshmërinë e programit të propozuar me dispozitat ligjore, gjegjësishtë nëse:

-aktivitetet realizohen në bashkëpunim me komunat / Qytetin e Shkupit, dhe

-programi i ndjek nevojat e përcaktuara nga bordi i shkollës, këshilli i komunës / Qytetit të Shkupit dhe Shërbimi Pedagogjik.

3. Qëllime të përcaktuara qartë dhe të realizueshme

Duhet të përcaktohen qëllimet e programit, duke u kujdesur që ato të jenë konkrete, të matshme, të arritshme, reale dhe të kufizuara në kohë.

4. Plani për të paktën tre takime të realizuara brenda një aktiviteti

Prezantohet plan i shkurtër i aktiviteteve, ku për secilin aktivitet planifikohen të paktën tre takime me pjesëmarrësit (nxënës, punonjës, prindër/kujdestarë) shënohet korniza kohore e realizimit, lidhja e aktivitetit me qëllimet e programit, si dhe kush do të jetë zbatuesi i aktiviteteve.

5. Zbatimi i qasjeve inovative (metoda të reja, teknika, qasje kreative)

Përshkruhet rrjedha e aktivitetit nga perspektiva e përdorimit të metodave inovative, mjeteve interaktive dhe qasjeve kreative gjatë realizimit, me pjesëmarrje aktive të pjesëmarrësve në programet.Gjithashtu shënohet edhe nëse aktivitetet përfshijnë edhe rrjetëzimin e shkollës me subjekte të tjerë (institucione, organizata qytetare, shkolla të tjera, media etj.).

6. Rezultatet/produktet konkrete

Shënohen rezultatet/produktet e pritura nga realizimi i aktiviteteve të programit dhe si të njejtat do të promovohet. Duke pasur parasysh, që ato të jenë qartë të formuluara dhe të lidhura me qëllimet e programit, të matshme dhe të arritshme.

7. Pjesëmarrja e nxënësve

Jepet përshrim të numrit të përgjithshëm të nxënësve të përfshirë në aktivitete. Shënohet procesi i përzgjedhjes së nxënësve për pjesëmarrje në aktivitete.

8. Pjesëmarrja e punonjësve

Jepet përshkrim i numrit të përgjithshëm të punonjësve të përfshirë në aktivitete. Shënohet procesi i përzgjedhjes së punonjësve për pjesëmarrje në aktivitete.

9. Pjesëmarrja e prindërve/kujdestarëve

Jepet përshrim i numrit të përgjithshëm të prindërve/kujdestarëve të përfshirë në aktivitete. Shënohet procesi i përzgjedhjes së prindërve/kujdestarëve për pjesëmarrje në aktivitete.

10. Qëndrueshmëria e aktiviteteve

Shënohet se çfarë aktivitetesh planifikohet të realizohen pas përfundimit të aktiviteteve që do të mbështeten nga granti. Shënohet gjithashtu se si ato lidhen me qëllimet e programit.

11. Buxheti dhe ekonomia

 

Shënohen shpenzimet e përgjithshme të nevojshme për realizimin e aktiviteteve. Pastaj, specifikohen llojet e shpenzimeve sipas kategorive. Për çdo kategori të shpenzimeve shënohen të dhënat e mëposhtme:

Lloji i shpenzimit – sasia – çmimi njësi – gjithsej.

12. Vlerësimi dhe matja e rezultateve

Përshkruhet metodologjia për ndjekjen dhe vlerësimin e aktiviteteve, me tregues të qartë, mënyra të matjes dhe analizës së rezultateve të arritura dhe ndryshimeve.

Shkolla fillore, më së voni deri më 19.12.2025 duhet të dorëzojë Fletëparaqitje elektronik në portalin: http://e-uslugi.mon.gov.mk.

 

v Komisioni i formuar nga Ministrja e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë listën e shkollave fillore fituese të mjeteve për realizimin e aktiviteteve nga programet për mbrojtjen nga dhuna, keqtrajtimi dhe neglizhimi i nxënësve me ose pa vështirësi, programet për parandalimin e diskriminimit dhe programet për parandalimin e keqpërdorimit të alkoolit dhe duhanit, keqpërdorimin e drogës dhe substancave të tjera psikotrope, programet për parandalimin e pjesëmarrjes në lojëra fati dhe delikvencën e të miturve, në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në afat prej 30 ditëve pas ditës së përfundimit të thirrjes publike.

 

 

v Përfituesit e mjeteve nga Thirrja Publike, në afat prej 30 ditëve nga dita e përfundimit të aktiviteteve nga programet për mbrojtjen nga dhuna, keqtrajtimi dhe neglizhimi i nxënësve me ose pa vështirësi, programet për parandalimin e diskriminimit dhe programet për parandalimin e keqpërdorimit të alkoolit dhe duhanit, keqpërdorimin e drogës dhe substancave të tjera psikotrope, programet për parandalimin e pjesëmarrjes në lojëra fati dhe delikvencën e të miturve, në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në afat prej 30 ditëve pas ditës së përfundimit të thirrjes publike, janë të obliguar të dorëzojnë raport te Ministria e Arsimit dhe Shkencës për përdorimin e qëllimshëm të mjeteve të miratuara.

 

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Accessibility Menu