Janevska: me dyfishimin e buxhetit brenda dy vitesh, e përshpejtuam ndjeshëm zhvillimin e shkencës në Maqedoni

Janevska: me dyfishimin e buxhetit brenda dy vitesh, e përshpejtuam ndjeshëm zhvillimin e shkencës në Maqedoni

Sot në Shkup filloi Kongresi i IV Ndërkombëtar Mjekësor,  organizuar nga Parlamenti Studentor i Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi“ në Shkup (UKM). Në hapjen e takimit fjalim mbajti  edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, e cila theksoi se në arsimin e lartë, shkencë dhe kërkime shkencore, rëndësi të veçantë kanë rrjetëzimi ndërkombëtar dhe mobiliteti dhe se  kjo është mënyra e vetme për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira me botën, si dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta.

 

„Si Qeveri, kemi qëndrimin se pa shkencë nuk ka zhvillim shoqëror, prandaj, kur para dy vitesh morëm drejtimin  e institucioneve, vendosëm të ndërmarrim masa të rëndësishme që i dhanë shtysë veprimtarisë shkencore dhe kërkimore në Maqedoni. Brenda dy vitesh, buxhetin për shkencën e rritëm më shumë se dyfish. Në vitin 2025, financuam rreth 50 projekte kërkimore-shkencore me interes publik, në vlerë të përgjithshme prej 6 milionë euro, ndërsa, për profesorët, shkencëtarët dhe studentët tanë siguruam qasje falas në bazat e njohura globale të të dhënave shkencore – Web of Science dhe Scopus“, theksoi Janevska.

 

Ministrja theksoi gjithashtu se është veçanërisht e kënaqur me bashkëpunimin e forcuar me    Qendrën e Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian, e cila ua hapi dyert e laboratorëve të saj kuadrit shkencor dhe kërkimor nga Maqedonia, ndërsa njëkohësisht , Qendra, nën patronazhin e saj, ndihmoi që muajin e kaluar në Maqedoni të organizohej shkolla e parë verore shkencore për vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

„Do të përmend gjithashtu se kemi hartuar kornizë  krejtësisht të re ligjore për shkencën dhe arsimin e lartë. Paketa prej tri ligjesh është në procedurë parlamentare dhe pres që të miratohet deri në fund të vitit, duke krijuar më shumë dhe mundësi më të mira për profesorët, shkencëtarët dhe studiuesit tanë. Më shumë mundësi për kuadrin e ri mësimor-shkencor dhe kërkimor.

 Studentët më të mirë, të cilët janë vlerësuar me Unazën e Inxhinierit ose me ndonjë mirënjohje tjetër për suksesin e tyre, kanë përparësi gjatë punësimit në fakultete“, theksoi Janevska

 

Duke u uruar kongres të suksesshëm, ministrja u bëri thirrje profesorëve dhe studentëve që të vazhdojnë të kontribuojnë në arsim dhe në zhvillimin e mendimit shkencor në fushën e mjekësisë, duke ndihmuar kështu edhe përpjekjet për përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe të shëndetit të qytetarëve.

 

 

 

Accessibility Menu