Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se që nga sot është hapur mundësia për studentët që të aplikojnë për akomodim në konviktet studentore ku ka vende të lira, sipas Konkursit për pranimin e studentëve të regjistruar në studime deridoplomike në konviktet shtetërore dhe private për studentë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor  2025/2026.
1. KShS Koço Racin - Manastir
2. KShS Tome Stefanovski - Seniq - Shkup
3. KShS Nikolla Karev - Ohër
4. KShS HP Orde Çopella - Prilep
5. Logos - Shtip
6. KPS Hiljadnikov - Shtip
Të gjithë studentët e interesuar mund të aplikojnë më së voni deri në fund të muajit vijues. Kriteret dhe kushtet për aplikim janë identike sikurse gjatë aplikimit të parë, ndërsa gjenden në linkun vijues.