Njoftohen të gjithë përfituesit e të drejtës për bursë të nxënësve, të realizuar në ndonjërin nga vitet e kaluara shkollore, ndërsa të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara në marrëveshje për vazhdimin e saj, se afati për dorëzimin e dokumenteve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës fillon më 01.09.2025 dhe zgjat deri më 30.09.2025.
Përfituesi i bursës duhet të dorëzojë Vërtetim që është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2025/2026 dhe dëftesën e fundit.
Dokumentet dorëzohen në mënyrë elektronike, duke bashkëngjitur dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk.
Për çdo informacion ose pyetje, drejtohuni në adresën e postës elektronike ucenicki.stipendii@mon.gov.mk .