Deri më 5 dhjetor – zgjatë aplikimi për subvencionimin e racionit për studentë

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës
 
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon studentët se afati për aplikim për të drejtën e subvencionimin të racionit për studentë për vitin akademik 2025/2026 zgjatë nga 1 deri më 5 dhjetor 2025.
 
Të drejtën për subvencionimin e racionit për studentë mund ta shfrytëzojnë të gjithë studentët e rregullt të studimeve deridiplomike të cilët kanë të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto, si dhe studentët e regjistruar në studime pasdiplomike dhe studime të integruara në universitetet shtetërore dhe private në vend.
 
Si të aplikoni?
 
Studentët që i përmbushin kushtet, ndërsa nuk kanë aplikuar deri më tani, mund të parashtrojnë aplikacion, në mënyrë elektronike përmes portalit: https://e-uslugi.mon.gov.mk
Informata shtesë:
 
Kushtet dhe kriteret për realizimin e të drejtës së subvencionimit të racionit për student janë të disponueshme në linkun e mëposhtëm: (https://mon.gov.mk/mk-MK/konkursi-i-stipendii/konkursi-mon/javen-povik-za-ostvaruvanje-na-pravoto-na-subvencioniran-studentski-obrok-za-akademskata-20252026-godina)
Për mbështetje gjatë aplikimit, kontaktoni përmes e-mail: subvencioniran.obrok@mon.gov.mk
 
Studentëve të cilëve u është ndërprerë e drejta për subvencionimin e racionit për student, ndërsa mendojnë se i përmbushin kushtet, mund të aplikojnë përsëri.
Ky afat është gjithashtu i hapur për studentët të cilët nuk kanë aplikuar gjatë afateve aktive të mëparshme.
 
E rëndësishme:
Për shkak të rregullativave ligjore për autentifikimin e përforcuar gjatë pagesave pa kontakt në terminalet POS, studentët do të duhet të fusin kodin PIN që transaksionet të jenë të suksesshme. Shparka Bank ka publikuar dy njoftime të rëndësishme lidhur me këtë ndryshim dhe mbështetjen për studentët: https://www.sparkasse.mk/mk/soopshtenija/2025/01/16/Izvestuvanje-za-upotreba-na-PIN-pri-plakanja
Nëse e dini ose e keni ruajtur kodin PIN, nuk ka nevojë për reaktivizim.

Accessibility Menu