MASH: Gëzuar 5 Majin – Ditën e Gjuhës Maqedonase!

MASH: Gëzuar 5 Majin – Ditën e Gjuhës Maqedonase!

Ministria e Arsimit dhe Shkencës uron 5 Majin – Ditën e Gjuhës Maqedonase. Në këtë ditë, me krenari kujtojmë 5 majin e vitit 1945, kur u ligjërua alfabeti i gjuhës maqedonase mbi parimin një tingull – një shkronjë. Si një nga themelet e identitetit maqedonas, alfabeti maqedonas lidhet me traditën e hershme shkrimore, ndërsa nga ana tjetër me fjalën e gjallë të maqedonasve, e cila është përcjellë nga brezi në brez, para se të shkruhej.

Trashëgimia shpirtërore dhe kulturore e popullit maqedonas është përjetësuar në vepra që përbëjnë vlera civilizuese dhe janë shkruar në gjuhën maqedonase dhe çdo gjeneratë e pasuron këtë thesar, duke e ruajtur gjuhën të gjallë, si pasurinë më të madhe kombëtare.

Për këtë pasuri, Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguron kujdes institucional përmes programeve mësimore, teksteve shkollore, kërkimeve shkencore dhe politikave kulturore, duke filluar nga shkrim-leximi i nxënësve deri te përpunimi shkencor i aspekteve të ndryshme gjuhësore. Ne e nxisim interesin e studentëve për studimin akademik të gjuhës dhe letërsisë maqedonase dhe për këtë qëllim, ndajmë bursa për stimulimin e nxënësve të shkollave të mesme për regjistrim në ciklin e parë të studimeve (linku i konkursit), por edhe bursa për ciklin e dytë dhe të tretë të programeve studimore të gjuhës maqedonase.

Inkurajojmë nxënësit të krijojnë në gjuhën maqedonase dhe i shpërblejmë për këtë, ndërsa për projekte shkencore-kërkimore kapitale të lidhura me gjuhën maqedonase ndajmë mjete buxhetore. Angazhojmë lektorë në universitete të huaja dhe e forcojmë rolin e lektorateve për ta kultivuar dhe përhapur gjuhën maqedonase te folës të rinj potencialë, si dhe për të ruajtur nivel të lartë të vetëdijes së popullsisë maqedonase që jeton jashtë kufijve të Maqedonisë.

Ruajtja e trashëgimisë gjuhësore është detyrë e të gjithëve ne, kjo nuk është vetëm obligim institucional, por edhe përgjegjësi personale. Në secilin prej nesh duhet të jehojnë fjalët e Misirkovit se „ndërgjegjja dhe ndjenja se jemi maqedonas që flasin gjuhën maqedonase duhet të qëndrojnë më lart se gjithçka tjetër në këtë botë ”.

Accessibility Menu