Ministrja Janevska u takua me ambasadorin italian Silvestri

Ministrja Janevska u takua me ambasadorin italian Silvestri

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska u takua me ambasadorin e Republikës së Italisë, N.E. Andrea Silvestri ku diskutuan  për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e arsimit dhe shkencës. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet e mira dypalëshe, por edhe gatishmërinë për të inicuar  nisma të reja.

 

Janevska e njoftoi ambasadorin për ndryshimet e iniciuara prioritare në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe për aktivitetet që do të pasojnë sipas programit të punës së MASH-it  dhe Qeverisë.

 

Temë e diskutimit ishte mundësia që kanë nxënësit në Maqedoni për të mësuar gjuhën italiane si lëndë e dytë me zgjedhje  në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe përpjekjet për zgjerimin e të mësuarit të kësaj lënde, për të cilën do të realizohen takime me Shoqatën e mësimdhënësve  të gjuhës italiane.

Accessibility Menu