Ministja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska sot realizoi takim pune me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Dejvid Gir, në të cilën u bisedua për forcimin e bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve për avancimin e sistemit arsimor kombëtar.
Duke falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme nga Bashkimi Evropian në proceset reformuese, ministja theksoi se vendi do të vazhdojë të punojë me përkushtim së bashku me BE-në dhe në frymën e partneritetit dhe vlerave të përbashkëta, do t`i realizojë aktivitetet e Agjendës Reformuese 2024-2027 drejtë plotësimit të synimeve të Planit për rritje për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Pjesëmarrja aktive e vendit në realizimin e agjendës europiane përmes IPA fondeve, programeve për mobilitetit, na japin besimin se nxënësit tanë brenda një kohe do të arsimohen përmes një sistemi arsimor modern europian. Sistemi i ri për ndjekjen digjitale të të arriturave të nxënësve, përkatësisht ditarin elektronik, i cili gjithashtu është përpiluar me mbështetjen e BE-së, është vetëm një hallkë në zinxhirin e implementimit të standardeve moderne arsimore, tha Janevska.
Ministrja Janevska e njoftoi ambasadorin Gir me politikat e Qeverisë së re në fushën e arsimit dhe shkencës, duke theskuar se situata është e tillë e cila kërkon veprim të njëkohshëm në të gjitha segmentet e resorit.