KONKURS PËR NDARJEN E BURSAVE NË PROGRAMIN STUDIMOR TË GJUHËS MAQEDONASE PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË DYTË NË VEND PËR VITIN AKADEMIK 2025/2026

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Në bazë të nenit 12 paragrafit 2 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Maqedonase ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 21/24 dhe 14/25) dhe nenit 2 të Rregullores për mënyrën e realizimit të konkursit për bursa të studentëve për studimin e gjuhës maqedonase në të tre ciklet e arsimit të lartë ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 13/25), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

KONKURS

PËR NDARJEN E BURSAVE NË PROGRAMIN STUDIMOR TË GJUHËS MAQEDONASE PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË DYTË NË VEND PËR VITIN AKADEMIK 2025/2026

Me qëllim të inkurajimit të studentëve të diplomuar për regjistrim në ciklin e dytë të programeve studimore në gjuhën maqedonase, Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2025/2026 do të ndajë 7 (shtatë) bursa për studentët e rregulltë të regjistruar në programe studimore për studimin e gjuhës maqedonase në ciklin e dytë të studimeve.

 

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS:

 

Kandidati që do të aplikojë duhet të përmbushë kushtet e mëposhtme:

 

1. Të ketë përfunduar studimet akademike të ciklit të parë me kohëzgjatje prej tre, gjegjësisht katër viteve dhe të ketë arritur sukses mesatare 8,00 ose të ketë diplomë të nostrifikuar për studime akademike të ciklit të parë të fituar jashtë vendit me sukses mesatar ekuivalente të realizuar prej të paktën 8,00.

2. Të jetë i regjistruar në studime akademike të gjuhës maqeonase nga cikli i dytë, për herë të parë në vitin e parë të vitit akademik 2025/2026.

3. Programi studimor ku është regjistruar kandidati të jetë i akredituar dhe të ketë Atkvendim për funksionim.

4. Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

5. Të mos jetë përfitues i bursave nga ofrues të tjerë.

II. DOKUMENTET E NEVOJSHME:

 

• Diplomë për studime akademike të përfunduara nga cikli i parë dhe certifikatë për suksesin e arritur ose diplomë e nostrifikuar për studime akademike nga cikli i parë të fituara jashtë vendit;

• Vërtetim nga institucioni i arsimit të lartë se kandidati është pranuar për herë të parë në vitin e parë të studimeve akademike nga cikli i dytë në vitin akademik 2025/2026, nga kur fillon semestri dhe sa semestra zgjasin studimet;

• Deklaratë e nënshkruar nga vetë kandidati se nuk është përfitues i bursës për studime akademike nga cikli i dytë nga ofrues të tjerë.

• Deklaratë nga kandidati se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta dhe të dhënat janë identike me të dhënat e futura në fletparaqitjen elektronike.

• Deklaratë për përpunimin dhe shfrytëzimin e të dhënave personale të kandidatit.

Dokumentet të cilat lëshohen nga institucione nga vende të tjera duhet të përkthehen në gjuhën maqedonase nga përkthyes gjyqësor të autorizuar adekuat.

 

III. LARTËSIA E BURSËS:

Lartësia e bursës për studimet e ciklit të dytë në vend është 9.000 denarë, për nëntë (9) muaj gjatë vitit akademik në të cilin janë regjistruar studentët, me përfundimin e studimeve akademike të ciklit të parë në kohëzgjatje prej katër viteve, gjegjësisht për tetëmbëdhjetë (18) muaj për studentët me përfundimin e studimeve akademike të ciklit të parë në kohëzgjatje prej tre viteve.

IV. DETYRIMET E KANDIDATËVE TË PËZGJEDHUR:

Kandidati i përzgjedhur me marrëveshje obligohet që t'i kthej mjetet e ndara nëse për më shumë se pesë (5) vite nga nënshkrimi i marrëveshjes nuk përfundon magjistraturën.

 

V. MENYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Aplikimi është formë elektronike. Studentët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë fletparaqitjen elektronike dhe e bashkangjesin dokumentacionin adekuat në: http://e-uslugi.mon.gov.mk përfundimisht deri më 09.01.2026.

VI. PUBLIKIMI I REZULTATEVE

Lista e kandidatëve të cilëve i'u ndahet bursë do të publikohet në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës: www.mon.gov.mk

Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

Informatat për kushtet dhe kriteret sipas të cilave do të ndahen bursat mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, personi për kontakt: Bogolub Niniq, e-mail: bogoljub.ninic@mon.gov.mk, zyra nr. 1408, ose në telefon: 02/3140-183.

Accessibility Menu