BURSA NË KUADËR TË PROGRAMIT KOMBËTAR PËR MOBILITET TË REPUBLIKËS SË SLLOVAKISË

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

 

Ambasada e Republikës së Sllovakisë në Shkup njofton për thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Programit Kombëtar për Mobiliteti të Sllovakisë.

 

Thirrja i referohet qëndrimit studimor të studentëve të huaj, studentëve të studimeve të doktoratës, profesorëve universitarë, studiuesve dhe artistëve në institucionet e arsimit të lartë dhe organizatat kërkimore të Sllovakisë, për vitin akademik 2025/2026.

 

Informacionet e detajuara dhe kushtet për bursat janë publikuar në faqen e internetit www.stipendia.sk dhe www.scholarship.sk

https://saiaslovakia-my.sharepoint.com/:f:/g/personal/ondrej_aradsky_saia_sk/EnbIHAaUVjNIskuiO4eqS8EBfs6JhTT468XQsfpakt587Q?e=jLSCI

 

Nëse keni pyetje shtesë në lidhje me Programin Kombëtar të Bursave, shkruani te administratorët: kandidatët me banim të përhershëm në Sllovaki: nsp-sk@saia.sk (K. Salerova); kandidatët (studentë/doktorantë) nga jashtë: nsp-foreign2@saia.sk (S. Lipovska); kandidatët (pedagogë universitarë/hulumtues/artistë) nga jashtë: nsp-foreign@saia.sk (O. Aradski).

Aplikacionet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në ueb faqen: www.scholarship.sk, më së voni deri më 31 tetor 2025, deri në orën 16:00 sipas kohës së Evropës Qendrore.

Accessibility Menu