Programi i Bursave Maria Skllodovska-Kiri ( Marie Sklodowska - Curie Fellowship Programme) është iniciativë e vazhdueshme që synon të inkurajojë gratë e reja të vazhdojnë karrierën e tyre në fushën e shkencës dhe teknologjisë nukleare, sigurisë nukleare dhe mos përhapjen e armëve nukleare.
Bursat do të ndahen për studime të magjistraturës në fushat të lidhura me shkencën nukleare, me mundësinë për vazhdimin e punës praktike me ndihmën e ANEA-s deri në 12 muaj.
Gjatë ndarjes së bursave, do të merret në konsideratë përfaqësimi gjeografik, diversiteti gjuhësor dhe nëse aplikanti ka marrë më parë bursë të ANEA-s.
Procesi i aplikimit është i hapur ndërsa afati i fundit për aplikim është 31 tetor 2025.
Më shumë informacion rreth MSCFP, si dhe mënyra e aplikimit gjendet në: www.iaea.org/MSCFP.