Konkurs për ndarjen e 15 bursave për studentët të cilët janë regjistruar në vitin e parë të programeve studimore në gjuhën maqedonase për vitin studimor 2026/2027

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Në bazë të nenit 12 paragrafit 1 i Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Maqedonase ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 21/2024 dhe 14/2025) dhe nenin 2 të Rregullores për mënyrën e realizimit të konkursit për bursa për studentët të cilët mësojnë gjuhën maqedonase në të tre ciklet e arsimit të lartë ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 13/25), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

KONKURS

për ndarjen e 15 bursave për studentët të cilët janë regjistruar në vitin e parë të programeve studimore në gjuhën maqedonase për vitin studimor 2026/2027

 

Për të nxitur nxënësit e vitit të IV të arsimit të mesëm për regjistrim në programe studimore për gjuhën maqedonase, Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2026/2027 do të ndajë 15 bursa për studentë të rregullt të regjistruar në programe studimore për miësimin e gjuhës maqedonase në vitin e parë të studimeve deridiplomike nga cikli i parë.

 

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS STUDENTORE

 

Të drejtë për bursë kanë studentët e regjistruar në vitin e parë të studimeve deridiplomike të ciklit të parë, të cilët studiojnë në universitete publike dhe private dhe institucione të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në programe studimore për mësimin e gjuhës maqedonase dhe të cilat i plotësojnë kushtet në vazhdim:

 

1. të jenë studentë të rregullt;

. të mos jenë përfitues të bursës nga organe, institucione ose kompani të tjera;

. të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Kriteret për ndarjen e bursave janë:

 

1. Suksesi në mësime, përkatësisht suksesi i arritur gjatë arsimit të mesëm me mesatare nga të katër vitet, së paku shumë mirë;

2. Nëse kandidati ka përfituar bursë për nxënës të talentuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, fiton 1 pikë shtesë për çdo vit të përfitimit të bursës.

 

II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Aplikimi ekskluzivisht është në mënyrë elektronike. Dokumentet nuk dorëzohen në formë të letrës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Studentët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikimin elektronik dhe ngarkojnë dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk nga data 01.11.2026 deri më 30.11.2026.

Studentët kanë të drejtë të aplikojnë vetëm për një lloj burse e cila ndahet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

 

 

 

III. DOKUMENTET E NEVOJSHME

 

1. Vërtetim për regjistrim të rregullt në semestrin dimëror për vitin studimor 2026/2027;

2. Deklaratë e kandidatit se nuk është përfitues i ndonjë burse tjetër;

3. Deklaratë e kandidatit se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta dhe se të dhënat janë identike me ato të futura në aplikimin elektronik;

4. Deklaratë për pëlqim për përpunimin e të dhënave personale;

5. Kopje e indeksit (opsionale, nëse studenti posedon);

6. Dëftesat nga të gjitha vitet e arsimit të mesëm;

7. Marrëveshje për bursë për nxënës të talentuar e lidhur me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (nëse ka).

Ministria, sipas detyrës zyrtare, siguron dëshmi për nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Kandidatët nuk do të renditen nëse dokumentacioni i ngarkuar:

- Nuk është i kompletuar

 

IV. SHPALLJA E REZULTATEVE

Lista e kandidatëve të cilëve i ndahen bursë do të publikohet në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës: www.mon.gov.mk

 

VI. LARTËSIA E BURSAVE

Lartësia e bursës është 6.050,00 denarë në muaj, për 9 muaj gjatë vitit studimor.

Bursa ndahet për aq semestra për studimet deridiplomike, aq sa janë paraparë me aktin e përgjithshëm të institucionit të arsimit të lartë, pa përfshirë praktikën e absolventit gjatë studimeve.

Studentët të cilët do të përfitojnë bursë do të marrin Aktvendim për të drejtat dhe detyrimet nga shfrytëzimi i bursës në profilin përmes të cilit kanë aplikuar për bursë, në seksionin “Aplikimet e mia” në portalin e-uslugi.mon.gov.mk.

Accessibility Menu