Konkurs për ndarjen e bursave studentore për nënshtetas të huaj me interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2026/2027

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Në bazë të nenit 51 të Ligjit për standardin studentor („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 15/13, 120/13, 41/14, 146/15, 30/16, 178/16, 64/18, 20/19 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 124/19, 248/20, 302/20 dhe 235/24), Vendimit për ndarjen e bursave për nënshtetas të huaj me interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut nr. 57-2587/5 më datë 14.04.2026 („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 80/26), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

 

 

Konkurs për ndarjen e bursave studentore për nënshtetas të huaj me interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2026/2027

 

 

1. Ndahen 50 bursa studentore për nënshtetas të huaj, të cilët janë me interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa janë me prejardhje maqedonase dhe jetojnë në Shqipëri, Bullgari, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Slloveni, Kosovë, Turqi, Rumani, Mal të Zi dhe Greqi), Vendimi për ndarjen e bursave për nënshtetas të huaj me interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut nr. 57-2587/5 më datë 14.04.2026 („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 80/26)

 

2. Bursa ndahen për studime deridiplomike të ciklit të parë, për aq semestra sa janë të paraparë me statutin e institucionit të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, Universiteti Shtetëror “Goce Dellçev” në Shtip, Universiteti për Shkenca Informatike dhe Teknologji “Shën Apostol Pavle” – Ohër, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universiteti i Tetovës)

 

3. Përfituesit të bursës i mbulohen plotësisht shpenzimet e studimit: regjistrimi, akomodimi falas dhe ushqimi në konvikt studentor, bursa mujore, sigurimi shëndetësor primar, shpenzimet për lëshimin dhe vazhdimin e lejes së qëndrimit të përkohshëm për të huajt për qëllime studimi. Ministria e Arsimit dhe Shkencës përcakton në cilin konvikt studentor do të vendoset kandidati, që ka fituar të drejtën e bursës. Bursa nuk mbështet studime që zhvillohen në gjuhën angleze, as përgatitjen gjuhësore për gjuhën maqedonase.

 

4. Për informacione më të detajuara mbi kushtet dhe dokumentet e nevojshme për aplikim, kandidatët mund t’u drejtohen përfaqësive diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në shtetet e lartpërmendura.

 

Aplikimet dhe dokumentet e nevojshme dërgohen në përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat ndodhen në shtetin ku kandidati jeton, më së voni deri më 31 gusht 2026.

 

Aplikimet që do të mbërrijnë pas afatit të fundit, si dhe aplikimet e paplota, nuk do të merren parasysh.

 

5. Kandidatët e interesuar, bashkë me aplikimin, duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:

CV (biografi e shkurtër) dhe letër motivuese me arsyetim pse kandidati dëshiron të studiojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në cilin fakultet dëshiron të studiojë dhe dy alternativa të tjera për zgjedhjen e fakultetit tjetër;

Certifikatë nga libri amë i të lindurve me të shënuar përkatësinë etnike si maqedonas/maqedonase. Në rast se, për arsye të justifikuara, në certifikatë nuk ekziston një shënim i tillë, kandidati duhet të bashkëngjisë dokument tjetër, me të cilin do të dëshmojë prejardhjen e tij etnike.

Kopje e dëftesës për përfundimin e arsimit të mesëm katërvjeçar, me përkthim dhe shpjegim se cilat nota janë të barasvlershme me notat në sistemin tonë (d.m.th. shkëlqyeshëm, shumë mirë, mirë, mjaftueshëm). JU KUJTOJMË: kërkohet kopje, me qëllim që të mos pengohen kandidatët të aplikojnë në fakultete në vendet ku kanë rezidencë, ose në vende të tjera.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e mban të drejtën e zgjedhjes së fakultetit nga alternativat e paraqitura nga kandidatët në aplikimet e tyre. Për më tepër, duhet të merret parasysh se nuk është e mundur e drejta e zgjedhjes së konviktit studentor për akomodim dhe se kjo është e drejtë ekskluzivisht e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Gjithashtu, kandidatët që do të fitojnë bursë duhet t’i dorëzojnë personalisht dokumentet për vazhdimin e së drejtës së përdorimit të bursës në MASH, në përputhje me dispozitat e kontratës së bursës.

Shpenzimet për nostrifikimin e diplomave bien mbi barrën e studentëve. Është e nevojshme që kërkesa për nostrifikimin e dokumenteve të dorëzohet më së voni brenda afatit prej pesë ditësh nga publikimi i listës përfundimtare të fituesve të bursave, në njësinë për nostrifikim në MASH, me qëllim përfundimin në kohë të procedurës dhe mundësimin e ndjekjes së rregullt të mësimit. Për informacione më të detajuara lidhur me procedurën e nostrifikimit, ju drejtojmë në faqen zyrtare të MASH www.mon.gov.mk, menyja: dokumente, nënmenyja: nostrifikim.

 

6.Kandidati që fiton të drejtën e bursës e shfrytëzon bursën në bazë të kontratës të lidhur me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me të cilën rregullohen të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella. Kandidatët janë të detyruar që më së voni deri më 30 tetor të çdo viti akademik (përveç vitit të parë) të dorëzojnë dëshmi në Ministri se kanë dhënë të paktën 60% të provimeve të parapara nga viti akademik paraprak dhe se janë studentë të rregullt, me qëllim vazhdimin e bursës.

 

7.Kandidatët që kanë fituar të drejtën e bursës do të njoftohen nga përfaqësitë diplomatike-konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në shtetet përkatëse të kandidatëve.

8.Për informacione më të detajuara lidhur me fakultetet dhe programet studimore, ju drejtojmë në faqet e internetit: www.ukim.edu.mk, www.uklo.edu.mk, www.ugd.edu.mk, www.uist.edu.mk, www.unite.edu.mk, www.unt.edu.mk.

 

 

Kandidatët e përzgjedhur, të cilët do të mbërrijnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut më vonë se 10 ditë nga publikimi i listës përfundimtare të fituesve, do të konsiderohet se kanë hequr dorë nga bursa e fituar.

Accessibility Menu