Bursa të Fondacionit „Atanas Bliznakof “ për studentët e Universitetit „Shën Qirili dhe Metodi“

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se Fondacioni „Atanas Bliznakof“, në bashkëpunim me Fondacionin MK2025, kanë shpallur thirrje për ndarjen e bursave për vitin akademik 2026/2027 për studentët e rregullt të regjistruar në ciklin e parë të studimeve në Universitetin „Shën Qirili dhe Metodi“ në Shkup.
 
Bursat janë të dedikuara për mbështetjen e studentëve me rezultate të shkëlqyera akademike, me qëllim që t’u mundësohet vazhdimi i pandërprerë i arsimit të lartë  si dhe inkurajimi  i zhvillimit të tyre personal dhe profesional.
 
Shuma e bursës:
2.500 dollarë amerikanë (në kundërvlerë në denarë), të cilat paguhen një herë në vit në llogarinë rrjedhëse të përfituesit të bursës.
Afati i fundit për aplikim:
31 gusht 2026
Mënyra e aplikimit:
Të gjitha dokumentet e nevojshme dorëzohen në mënyrë elektronike përmes platformës.

Accessibility Menu