KONKURS PËR NDARJEN E BURSAVE „BORIS TRAJKOVSKI” PËR STUDIME TË CIKLIT TË DYTË NË PROGRAMIN EKZEKUTIV PAN-EVROPIAN MBA TË UNIVERSITETIT TË JORKUT PËR VITIN AKADEMIK 2026/2027

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Në bazë të Protokollit të Bashkëpunimit për ndarjen e bursave „Boris Trajkovski”, me numër arkivor të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nr. 15-7867/1, të datës 12.06.2026, nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kampusi Evropian i Universitetit të Jorkut, si dhe në përputhje me nenin 52 paragrafin 3 të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 46/2008, 103/2008, 24/2011, 80/2012, 24/2013, 147/2013, 41/2014, 145/2015, 154/2015, 30/2016 dhe 53/2016, dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 257/2020, 163/2021, 64/2024, 235/2024 dhe 144/2025), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:

 

KONKURS

PËR NDARJEN E BURSAVE „BORIS TRAJKOVSKI” PËR STUDIME TË CIKLIT TË DYTË NË PROGRAMIN EKZEKUTIV PAN-EVROPIAN MBA TË UNIVERSITETIT TË JORKUT PËR VITIN AKADEMIK 2026/2027

Pagesa e regjistrimit për 20 studentë për studime të jashtëzakonshme dyvjeçare të ciklit të II (dytë), në kuadër të Programit Ekzekutiv Pan-Evropian MBA me diplomë të dyfishtë nga Universiteti i Jorkut dhe Universiteti i Strasburgut, i cili realizohet në Selanik, Greqi, në kuadër të bursave „Boris Trajkovski”, dhe atë për drejtimet në vazhdim:

§ Menaxhment i përgjithshëm

§ Marketing

§ Financa

§ Menaxhment në logjistikë

§ Menaxhment në shëndetësi

§ Menaxhment i burimeve njerëzore

 

Në këtë konkurs mund të aplikojnë profesionistë të profileve të ndryshme dhe menaxherë biznesi të punësuar në kompani të sektorit privat dhe publik.

 

Mjetet financiare për bursat do të ndahen si vijon:

Për 10 (dhjetë) kandidatët më të mirë, sipas kritereve të përcaktuara në konkurs:

1. 50% e pagesës së regjistrimit do të mbulohet nga Universiteti (7.445 euro për student).

2. 50% e pagesës së regjistrimit do të mbulohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (7.445 euro për student).

 

 

Për 10 (dhjetë) kandidatët e tjerë, sipas kritereve të përcaktuara në konkursin për ndarjen e bursave:

50% e pagesës së regjistrimit do të mbulohet nga Universiteti (7.445 euro për student).

50% e pagesës së regjistrimit do të mbulohet nga kandidati dhe do të paguhet me këste gjatë periudhës 2-vjeçare (7.445 euro për student).

 

 

Kampusi Evropian i Universitetit të Jorkut do t’u dërgojë kandidatëve të përzgjedhur ofertë dhe plan për pagesën e tarifës së regjistrimit me këste. Kandidatët që do ta pranojnë ofertën do të nënshkruajnë marrëveshje për bursë me Kampusin Evropian të Universitetit të Jorkut.

 

 

pagesa totale e regjistrimit për programin MBA është 14.890 euro për student.

 

 

Programi Pan-Evropian Ekzekutiv MBA është paraparë të realizohet gjatë fundjavave, me prani fizike në Kampusin Evropian të Universitetit të Jorkut në Selanik, Greqi. Përfituesit e bursave duhet të udhëtojnë në Selanik deri në një fundjavë në muaj, gjatë periudhës prej dy vitesh, si dhe të marrin pjesë në vizita studimore me kohëzgjatje prej tre javësh: a) një javë në Universitetin e Jorkut në Mbretërinë e Bashkuar, b) një javë në Universitetin e Strasburgut në Francë dhe c) një javë në Selanik, Greqi. Të gjitha ligjëratat do të zhvillohen në gjuhën angleze. Pas përfundimit me sukses të programit të dyfishtë MBA, studentët do të marrin 2 (dy) diploma për studime master ekzekutive në administrim biznesi, respektivisht nga Universiteti i Jorkut dhe nga Universiteti i Strasburgut.

Bursat (si ato të plota ashtu edhe të pjesshme) mbulojnë vetëm shpenzimet e pagesës së regjistrimit. Shpenzimet e tjera të studimit (si shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe shpenzime të tjera të jetesës) janë barrë e studentit.

Bursat janë të destinuara për kandidatë që do të mund të marrin pjesë fizikisht në ligjëratat e fundjavës dhe nuk parashikohen për programe studimi që zhvillohen online.

 

 

KUSHTET PËR APLIKIM

Kandidatët që do të aplikojnë duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

· Të kenë përfunduar studimet akademike universitare të ciklit të parë;

· Të kenë përvojë pune prej të paktën 3 vitesh;

· Të kenë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze (certifikatë TOEFL me rezultat 89 kur jepet përmes internetit ose IELTS me rezultat 6,5 ose ekuivalentin e tyre). Kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm, studimet deridiplomike ose studimet pasdiplomike në gjuhën angleze nuk janë të detyruar të paraqesin certifikatë të tillë. Kandidatët që nuk posedojnë njërën nga certifikatat e lartëshënuara do të testohen nga Kampusi Evropian i Universitetit të Jorkut në Shkup, më datë dhe vend që do t’u njoftohet me kohë .

Si kritere për përzgjedhje do të merren parasysh:

1. Niveli i arsimit të fituar dhe nota mesatare. Kandidatët që kanë magjistratur dhe doktorat në çdo fushë do të kenë përparësi gjatë përzgjedhjes;;

2. Si përparësi gjatë përzgjedhjes së kandidatëve do të merret cilësia dhe kohëzgjatja e përvojës së punës, si dhe niveli dhe koha e kaluar në pozita menaxheriale që kandidati i ka pasur gjatë përvojës së punës,

3. Niveli i njohjes së gjuhës angleze.

 

DOKUMENTET E NEVOJSHME

 

Fletëaplikimi (i publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës);

 • Formular i plotësuar për aplikim (i publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës;

 

· Përkthim në gjuhën angleze nga përkthyes i autorizuar i diplomës së studimeve akademike të ciklit të parë (përkatësisht të ciklit të dytë ose të tretë, nëse kandidati i posedon) dhe i certifikatës së provimeve të dhëna me nota dhe sukses mesatar; Nëse diploma e studimeve akademike të ciklit të parë (përkatësisht të ciklit të dytë ose të tretë, nëse

është e zbatueshme) dhe certifikata e notave me provimet e dhëna dhe suksesi mesatar të lëshuar në gjuhën angleze, dorëzohen fotokopje të noterizuara;

• Fotokopje e certifikatës së njohjes së gjuhës angleze, e noterizuar; • Një rekomandim me shkrim (në zarf të mbyllur dhe të nënshkruar); • Biografi në gjuhën angleze; • 4 fotografi (në madhësi për pasaportë).

 

PËRZGJEDHJA E KANDIDATËVE

Përzgjedhja e kandidatëve do të kryhet nga Komisioni i përbashkët i përbërë nga një përfaqësues i secilit prej nënshkruesve të Protokollit, në përputhje me metodologjinë e Kampusit Evropian të Universitetit të Jorkut dhe me dispozitat ligjore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të gjitha dokumentet dorëzohen në tre (3) ekzemplarë (një origjinal dhe dy fotokopje).

Afati i fundit për aplikim: 31 korrik 2026.

 

Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e mëposhtme:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, rr. „Shën Qirili dhe Metodi” nr. 54 (ndërtesa e “Nova Makedonija”, Arkiv–kati përdhes), 1000 Shkup, me shënimin „ Bursat Boris Trajkovski”.

Personat për kontakt: anastasija.trajkovska@mon.gov.mk dhe marija.nikovska@yorkeuropecampus.eu

Accessibility Menu