Konkurs për ndarjen e bursave për nxënësit e SHMSH-së “Akademia Sportive” për vitin shkollor 2026/2027

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 i Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10, 51/11, 167/10, 51/11 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 96/19, 110/19 dhe 121/24), neni 12-a i Ligjit për Akademinë Sportive („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 115/14, 129/15, 146/15, 30/16, 142/16 dhe 64/18), ndërsa në përputhje me Rregulloren për mënyrën dhe kriteret e veçanta për ndarjen e bursës mujore për nxënësit në Akademinë Sportive („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 191/15 dhe 204/24), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

KONKURS

 

për ndarjen e bursave për nxënësit e SHMSH-së “Akademia Sportive” për vitin shkollor 2026/2027

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për vitin shkollor 2026/2027, do të ndajë bursa për nxënësit e regjistruar në SHMSH-në „Akademia Sportive“ në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

 

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

 

Të drejtë për bursë kanë nxënësit e regjistruar në SHMSH-në „Akademia Sportive“ në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët i plotësojnë kushtet e mëposhtme:

 

 

1. Të jenë nxënës të rregullt të Akademisë Sportive, të vitit tëII, të III ose IV;

2. Gjatë vitit të kaluar shkollor të kenë arritur së paku sukses të përgjithshëm shumë të mirë 4,00 (katër) dhe sukses të shkëlqyeshëm 5 (pesë) në lëndën zgjedhore „stërvitje“ në sportin e përzgjedhur, në përfundim të vitit shkollor;

3. Të mos kenë përsëritur vitin gjatë arsimimit;

4. Të mos jenë përfitues të bursës nga institucione ose kompani të tjera;

5. ë jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

 

Nxënësit që i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikimin elektronik dhe ngarkojnë dokumentacionin përkatës në https://e-uslugi.mon.gov.mk prej 05.10.2026 deri më datë 20.10.2026

 

 

III. DOKUMENTET E NEVOJSHME

 

Dokumentet e nevojshme që duhet të ngarkohen së bashku me aplikimin elektronik:

 

1. Vërtetim se është nxënës i rregullt për vitin shkollor 2026/2027, i lëshuar nga SHMSH-ja „Akademia Sportive“;

2. Dëftesat për vitin e mëparshëm të përfunduar të arsimit;

3. Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari se kandidati nuk është përfitues i ndonjë burse tjetër (e publikuar në ueb-faqen mon.gov.mk);

4.Deklaratë nga prindi/kujdestari për përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të tij personale dhe të të dhënave personale të nxënësit, me të cilën nxënësi jep pëlqimin (e publikuar në ueb-faqen mon.gov.mk);

5. Kopje e llogarisë personale të transaksionit bankar.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas detyrës zyrtare, e siguron vërtetimin e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

IV. SHUMA E BURSËS

 

Shuma e bursës do të jetë 3.500 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

 

Lista e nxënësve të cilët do të fitojnë të drejtën për bursë do të publikohet më së voni deri më 20.11.2026 në ueb-faqen mon.gov.mk dhe në SHMSH-në „Akademia Sportive“.

 

Të gjithë kandidatët do të marrin Aktvendime lidhur me statusin e aplikimeve të dorëzuara në profilet e tyre elektronike në http://e-uslugi.mon.gov.mk/.

 

Nxënësit të cilët nuk do të jenë të kënaqur me rezultatet e konkursit kanë të drejtë të paraqesin ankesë pranë Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, Procedurë të Marrëdhënieve të Punës dhe Mbikëqyrje Inspektuese në Shkallë të Dytë. Për nxënësit e mitur, ankesa duhet të dorëzohet përmes përfaqësuesit të tyre ligjor; në të kundërt, ankesa do të konsiderohet e parregullt.

Accessibility Menu