|
Në bazë të nenit 55, paragrafit 1 të Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10, 51/11 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 96/19, 110/19 dhe 121/24), nenit 12 të Ligjit për Gjimnazin Matematikë-Informatikë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 64/18) dhe Rregullores për mënyrën dhe kriteret më të përafërta për ndarjen e bursës mujore për nxënësit në Gjimnazin Matematikë-Informatikë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 5/19 dhe 204/24), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:
KONKURS për ndarjen e bursave për nxënësit e rregullt të regjistruar në SHMSH „Gjimnazi Matematikë-Informatikë“ për vitin shkollor 2026/2027
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për vitin shkollor 2026/2027, do të ndajë bursa për nxënësit e regjistruar në SHMSH „Gjimnazi Matematikë-Informatikë“ - Shkup, në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtën e bursës e kanë nxënësit të cilët janë të regjistruar në SHMSH „Gjimnazi Matematikë-Informatikë“ në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët i plotësojnë kushtet në vazhdim:
- të jenë nxënës të rregullt në SHMSH „Gjimnazi Matematikë -Informatikë“ (të vitit II, III dhe IV);
- të kenë arritur sukses të shkëlqyeshëm të përgjithshëm në përfundim të vitit të kaluar shkollor;
- të mos jenë përfitues të bursës nga institucione ose kompani të tjera;
- të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut .
II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikimin elektronik dhe e bashkangjesin dokumentacionin përkatës në https://e-uslugi.mon.gov.mk/ prej më 05.10.2026 deri më 20.10.2026.
III. DOKUMENTET E NEVOJSHME Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit duhet të bashkangjesin dokumentet në vazhdim:
1. Vërtetim se është nxënës i rregullt në Gjimnazin Matematië-Informatikë;
2. Dëftesë për përfundimin e vitit të mëparshëm të arsimit;
3. Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari se nxënësi nuk është përfitues i ndonjë burse tjetër;
4. Deklaratë nga prindi/kujdestari për përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të tij personale dhe të dhënave personale të nxënësit, me të cilën nxënësi jep pëlqimin;
5. Kopje e llogarisë rrjedhëse personale.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas detyrës zyrtare, e siguron certifikatën e nënshtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme
IV. SHUMA E BURSË
Shuma e bursës do të jetë 3.500 denarë në muaj, për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.
Lista e nxënësve të cilët do të fitojnë të drejtën për bursë do të publikohet më 20.11.2026 në ueb faqen mon.gov.mk dhe në SHMSH „Gjimnazi Matematikë-Informatikë“ – Shkup, ndërsa të gjithë kandidatët do të marrin Akvendime lidhur me statusin e Fletëaplikimeve të parashtruara në profilet e tyre elektronike në http://e-uslugi.mon.gov.mk.
Nxënësit të cilët nuk do të jenë të kënaqur me rezultatet e konkursit kanë të drejtë ankese pranë Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, në Procedurë të Marrëdhënies së Punës dhe për Mbikëqyrje Inspektuese në Shkallë të Dytë. Për nxënësit e mitur, ankesa duhet të dorëzohet përmes përfaqësuesit të tyre ligjor, në të kundërtën ajo do të konsiderohet e parregullt.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës |
|