Ambasada e Republikës së Sllovakisë në Shkup njofton për thirrje për aplikim të kandidatëve nga R. M së Veriut për bursa të Qeverisë së Republikës së Sllovakisë (Slovak Republic Government Scholarship), për studime deridiplomike dhe magjistraturës në disa fusha të caktuara të arsimit (në shtojcë) për vitin akademik 2026/2027.
Informata më të detajuara lidhur me kushtet financiare për këto bursa gjenden në: https://www.minedu.sk/scholarships-of-the-government-of-the-slovak-republic/ .
Kushtet themelore për përfitimin e bursës qeveritare janë:
1) nominim nga Ministria e Punëve të Jashtme / Ministria e Arsimit e vendit amë / Ambasada e Republikës së Sllovakisë në Shkup,
2) suksesi i arritur gjatë arsimit të mesëm ose studimeve universitare,
3) fusha e zgjedhur e studimit.
Udhëzimet për aplikim mund të gjenden në ueb-faqen: www.vladnestipendia.sk/ www.vladnestipendia.sk/en/ .
Aplikimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike, në periudhë prej 25 mars deri më 30 maj 2026.
Për mbështetje teknike mund të drejtoheni drejtpërdrejt te: helpdesk@studyabroad.sk ose në nr. tel.: +421 907 551 404.
Aplikimet e kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet e lartpërmendura nuk do të shqyrtohen nga paneli përzgjedhës. Dokumentet origjinale të dorëzuara në mënyrë elektronike, aplikanti i pranuar do t’i sjellë dhe do t’i dorëzojë në Sektorin për marrëdhënie ndërkombëtare të Ministrisë së Arsimit, Kërkimit, Zhvillimit dhe Rinisë të Republikës së Sllovakisë pas mbërritjes së tij/saj në Republikën e Sllovakisë.
Kusht për dhënien e bursës qeveritare për kohëzgjatjen standarde të studimeve të arsimit të lartë është njohja e gjuhës sllovake në nivelin e kërkuar dhe pranimi për studim në fushën e përzgjedhur në universitet shtetëror në Republikën e Sllovakisë. Për të mësim më të mirë të gjuhës sllovake, aplikantët për bursë qeveritare kanë mundësi të ndjekin trajnim gjuhësor dhe profesional për gjuhën sllovake dhe në lëndë profesionale, me fokus në përmirësimin e aftësive të komunikimit të nevojshme për përballimin e studimeve universitare në gjuhën sllovake. Trajnimi është falas për aplikantët e përzgjedhur dhe e njejta do të organizohet nga Universiteti “Matej Bel” në Banska Bistricë, në periudhën prej 2 shtatori 2026 deri më 30 qershor 2027.
Personi për kontakt: Goce Vidanovski, Sektori për shkencë dhe inovacione, E-mail: goce.vidanovski@mon.gov.mk
Shtojcë: Fushat e studimit për kandidatët nga Republika e Maqedonisë së Veriut
Governmental scholarships of the SR for foreign students