K O N K U R S PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË DYTË NË VEND PËR VITIN AKADEMIK 2025/2026

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Në bazë të nenit 52 të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/3, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 257/20, 163/21, 64/24 dhe 144/25) neni 7 i Rregullores për mënyrën dhe procedurën e financimit, krijimit dhe përmirësimit të kuadrit kërkimoro-shkencor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 18/12, 64/13, 98/13, 70/14, 88/ 14, 74/15, 140/15 dhe 178/15, 166/21 dhe 187/24) Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

K O N K U R S

PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË DYTË NË VEND PËR VITIN AKADEMIK 2025/2026

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2025/2026 do të ndajë 50 bursa për studime akademike të ciklit të dytë në vend.

 

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS:

 

Kandidati i cili do të konkurojë duhet t’i plotësojë kushtet në vazhdim:

 

1. Të ketë përfunduar studimet akademike të ciklit të parë në kohëzgjatje trevjeçare, përkatësisht katërvjeçare dhe të ketë arritur sukses mesatar së paku 8,50 ose të ketë diplomë të nostrifikuar për studimet akademike të ciklit të parë të fituar jashtë vendit me sukses mesatar ekuivalent më së paku 8,50;

 

2. Të jetë i regjistruar në studimet akademike të ciklit të dytë, për herë të parë në vitin e parë në vitin akademik 2025/2026 në njërën nga fushat shkencore vijuese (sferat): shkenca matematiko natyrore (biologji, fizikë, gjeofizikë, gjeologji dhe mineralogji, kimi, biokimi, matematikë dhe informatikë) ose në shkencat inxhinierike dhe teknologjike (elektroteknik, elektro-makineri, elektronikë dhe automatikë, energjetikë, gjeodezi, ndërtimtari dhe menaxhimi i ujit, inxhinieri kimike, teknologji kimike, teknologji kompjuterike dhe informatikë, makineri, materiale, metalurgji, gjeologji dhe gjeofizikë të aplikuar, xehetari, trafik dhe transport, teknologji ushqimore, teknologji tekstile dhe inxhinieri telekomunikacioni, inxhinieri për ruajtjen e mjedisit jetësor, inxhinieri për ruajtjen e mjedisit të punës, inxhinieri industriale dhe menaxhment); shkenca humane dhe shkenca shoqërore.

3. Programi i studimit në të cilin është regjistruar kandidati të jetë i akredituar dhe të ketë Aktvendim për punë;

4. Në ditën e konkurimit të mos jetë mbi moshën 27 vjeçare;

5. Të mos jetë në marrëdhënie pune (me kohë të caktuar ose të pacaktuar);

6. Të mos jetë përfitues i bursës nga ofruesit e tjerë;

7. Të njohë të paktën një nga gjuhët e huaja;

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë gjithsej dyzet (40) bursa nga fushat shkencore (sferat) të shkencave matematiko natyrore dhe të shkencave inxhinierike dhe teknologjike; gjashtë (6) bursa nga fusha shkencore e shkencave humane dhe katër (4) bursa nga fusha shkencore e shkencave shoqërore.

 

----------------------

 

II. DOKUMENTET E NEVOJSHME ● Fletëparaqitja ;

● Diploma për studimet e përfunduara akademike të ciklit të parë dhe certifikata për suksesin e arritur (të vërtetuar në noter) ose diplomë të nostrifikuar për studime akademike të ciklit të parë të fituara jashtë vendit;

● Vërtetim nga institucioni i lartë arsimor se kandidati është i pranuar për herë të parë në vitin e parë të studimeve akademike të ciklit të dytë në vitin akademik 2025/2026, që kur fillon semestri dhe sa semestra zgjasin studimet;

● Çertifikat për njohje të një ose më shumë gjuhëve të huaja;

● Deklaratë të nënshkruar nga vetë kandidati se nuk është shfrytëzues i bursës për studime akademike të ciklit të dytë ose ofrues të tjerë (të vërtetuar në noter).

● Certifikat për nënshtetësi;¹

 

Dokumentet të cilët lëshohen nga institucionet nga vendet tjera duhet të jenë të përkthyera në gjuhë maqedonase nga përkthyes të autorizuar gjyqësor.

Dokumentet e nevojshme për ndarjen e bursave për studimet akademike nga cikli i dytë mund të dorëzohen në origjinal ose kopje të vërtetuara në noter.

 

III. LARTËSIA E BURSËS

 

Lartësia e bursës për studime të cikli të dytë në vend është 9.000 denarë, për nëntë muaj gjatë vitit akademik në të cilin janë regjistruar studentët me studime akademike të përfunduara nga cikli i parë në kohëzgjatje katërvjeçare, gjegjësisht tetëmbëdhjetë muaj për studentët me studime të përfunduara akademike nga cikli i parë në kohëzgjatje trevjeçare.

IV. OBLIGIMET E KANDIDATIT TË ZGJEDHUR

1. Kandidati i përzgjedhur me marrëveshje obligohet t'i kthejë mjetet e ndara më së voni deri në pesë vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së magjistraturës.

 

V. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

 

*Nëse paraqiten numër më i madh i kandidatëve nga 50 bursa të parapara, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të zbatojë kriteret për pranimin e kandidatëve me mesatare më të lartë, gjegjësisht renditja do të bëhet në bazë të lartësisë të suksesit mesatar të arritur në ciklin e parë të studimeve. Në rast të paraqitjes së kandidatëve me të njëjtën mesatare, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t'u japë përparësi atyre kandidatëve të cilët dinë më shumë gjuhë të huaja.

Nëse nuk plotësohet kuota prej dyzet (40) bursave të parapara nga fushat shkencore (sferat) të shkencave matematiko – natyrore dhe shkencave inxhinierike dhe teknologjike, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë me rritjen e kuotës për ndarjen e bursave nga shkencat shoqërore dhe humane me numër të mjaftueshëm studentësh që plotësojnë kërkesat, por jo më shumë se pesëdhjetë (50) bursave.

 

Konkursi do të zgjasë që nga dita e publikimit përfundimisht më 20.02.2026.

Dokumentet të dorëzohen në adresën: https://e-uslugi.mon.gov.mk.

Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen. Informatat për kushtet dhe kriteret në bazë të së cilës mund të ndahen bursat mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, personi kontaktues: Arjeta Ramadani, zyra nr. 1412 ose kontakt telefoni 02/3140-183.

Accessibility Menu