Konkurs për ndarjen e bursave për studime akademike të ciklit të dytë jashtë vendit për vitin akademik 2026/2027

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Në bazë të nenit 52 të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore - Shkencore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16) dhe (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 257/20 163/21, 64/24, 235/24 dhe 144/25), dhe neni 4 i Rregullores për mënyrën dhe procedurën për financimin, krijimin dhe avancimin e kuadrit kërkimoro - shkencor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 18/12, 64/13, 98/13, 70/14, 88/14, 74/15, 140/15 , 178/15 ) dhe (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 166/21, 187/24), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

Konkurs

për ndarjen  e bursave për studime akademike të ciklit të dytë jashtë vendit për vitin akademik 2026/2027

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2026/2027 do të ndajë bursa për studime akademike të ciklit të dytë për studentë të pranuar në studime akademike të ciklit të dytë nga të gjitha fushat, në njërin nga dhjetë universitetet e para të renditura, përkatësisht në njërin nga njëqind universitetet e para të renditura në fushën e inxhinierisë dhe teknologjisë, arkitekturës, ndërtimtarisë, matematikës, të drejtës ndërkombëtare publike dhe private, ekonomisë dhe biznesit, fizikës, biologjisë, kimisë, shkencës së ushqimit, shkencës së tokës dhe ujërave, shkencave kompjuterike dhe informacionit, elektroteknikës, elektronikës dhe inxhinierisë së informacionit, makinerisë, turizmit dhe gjenetikës, në përputhje me listën e fundit të publikuar nga Qendra për Universitetet e Klasit Botëror pranë Universitetit Shanghai Jiao Tong.

 

 I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS:

 Të drejtë për bursë ka kadidati i cili i plotëson kushtet në vazhdim: 

 

1. Të ketë përfunduar studime akademike të ciklit të parë me kohëzgjatje tre, përkatësisht katër vite dhe të ketë arritur notë mesatare së paku 8,50, ose të ketë diplomë të nostrifikuar për studime akademike të ciklit të parë të fituara jashtë vendit me notë mesatare ekuivalente së paku 8,50.

2. Të jetë i pranuar në studimet akademike të ciklit të dytë* për herë të parë në vitin e parë të vitit akademik 2026/2027 në studime akademike të ciklit të dytë nga të gjitha fushat në njërin nga dhjetë universitetet e para të renditura nga të gjitha fushat, përkatësisht në njërin nga njëqind universitetet e para të renditura në studime akademike në këto fusha inxhinierisë dhe teknologjisë, arkitekturës, ndërtimtarisë, matematikës, të drejtës ndërkombëtare publike dhe private, ekonomisë dhe biznesit, fizikës, biologjisë, kimisë, shkencës së ushqimit, shkencës së tokës dhe ujërave, shkencave kompjuterike dhe informacionit, elektroteknikës, elektronikës dhe inxhinierisë së informacionit, makinerisë, turizmit dhe gjenetikës;

3. Të ketë dëshmi për njohje aktive të gjuhës në të cilën realizohet mësimi.

4. Të mos përfitues i bursës nga ofrues të tjerë;

5. Të jetë nënshtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;

 

* Numri i përgjithshëm i krediteve të fituara në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve universitare duhet të jetë së paku 300 kredi SETK.

** Fushat janë të definuara në Rregulloren për përcaktimin e fushave kërkimore - shkencore të nivelit të tretë (fushat).

http://www.nacionalensovetzavoinid.com.mk/images/dokumenti/Uredba%20Frascati.pdf

II. DOKUMENTET E NEVOJSHME:

· Fletëparqitja

· Diplomë për studime akademike të përfunduara të ciklit të parë dhe certifikat për suksesin e arritur (të vërtetuara nga noteri).

· Nëse kandidati ka përfunduar studimet deridiplomike jashtë vendit, të dorëzojë dëshmi për nostrifikimin e kryer nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe për notën mesatare ekuivalente.

· Vërtetim nga institucioni i arsimit të lartë se kandidati është pranuar pa kushte, për herë të parë, në vitin e parë të studimeve akademike të ciklit të dytë në vitin akademik 2026/2027, me konfirmim për datën e fillimit të semestrit dhe numrin e semestrave që zgjasin studimet (data e fillimit dhe përfundimit të studimeve), si dhe shumën (çmimin) e tarifës së regjistrimit.

· Certifikat - vërtetim të njohurive aktive për gjuhë të huaj (TOEFL, IELTS, DELFT ose ekuivalenti i tyre në fushën përkatëse gjuhësore), përveç kandidatëve të cilët pjesë të arsimimit të tyre të mesëm, gjegjësisht arsimit të lartë e kanë përfunduar në gjuhën në të cilën realizohet mësimi;

· Deklaratë e nënshkruar vetë kandidati se nuk është përfitues i bursës për studime akademike të ciklit të dytë nga ofrues të tjerë (të vërtetuar në noter).

· Dy rekomandime nga profesorë universitarë nga institucioni/të ku kandidati ka kryer studimet deridiplomike të ciklit të parë dhe rekomandim nga punëdhënësi i tij (nëse është në marrëdhënie pune).

· Letër motivimi.

· Kambial në formë të aktit noterial si mjet për sigurimin e kthimit të fondeve të paguara.

· Certifikatë për nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Dokumentet e lëshuara nga institucionet e vendeve të tjera duhet të përkthehen në gjuhën maqedonase nga përkthyesi kompetent i autorizuar gjyqësor

Dokumentet e nevojshme për ndarjen e bursave për studimet akademike të ciklit të dytë  mund të dorëzohen në origjinal ose kopje të noterizuara.

Certifikatën e nënshtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e siguron në mënyrë zyrtare nga autoriteti publik kompetent, në përputhje me nenin 52 paragrafin 13 të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimor - Shkencore.

III.LARTËSIA E BURSËS 

Shfrytëzuesit të bursës i kompensohen shpenzimet për regjistrim në lartësi prej më së shumti 40.000 dollar amerikan në vit, të paguara në valutë përkatëse , sipas kursit mesatar të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në ditën e pagesës, një biletë aeroplani në fillim të studimeve, një biletë aeroplani pas mbarimit të studimeve ose një biletë kthyese aeroplani (me dokumentacion përkatës dhe brenda afatit prej një muaji nga nisja dhe kthimi), ndërsa bursa mujore paguhet në pajtim me Aktvendimin për përcaktimin e mënyrës së përllogaritjes së shpenzimeve për bursën mujore të studentëve që studiojnë jashtë vendit për vitin akademik 2026/2027 ( në bazë të Listës së indeksit të çmimeve për shitje me pakicë për shpenzimet jetësore, e cila është publikuar nga organet kompetente të Organizatës së Kombeve të Bashkuara).

Çdo vlerë mbi vlerën e lartpërmendur për regjistrim është barrë e studentit.

IV. OBLIGIMET E KANDIDATIT TË PËRZGJEDHUR

1. Kandidati i përzgjedhur me marrëveshje, nëse është përfitues i bursës obligohet që për çdo vit të studimeve jashtë vendit të punojë dy vite në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas përfundimit të studimeve dhe kthimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidati është i detyruar të paraqitet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe duhet të jetë i regjistruar në Regjistrin Digjital të Bursistëve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (https://e-registar.mon.gov.mk/) të cilat Ministria i ndan me odat ekonomike, institucionet e arsimit të lartë, organet shtetërore, etj.. Nëse në periudhë prej gjashtë muajsh kandidatit nuk i ofrohet punësim përkatës nga punëdhënësit me të cilët është ndarë Regjistri Digjital, obligimi i tij për të punuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut për çdo vit të kaluar në studime jashtë vendit nuk i pushon.

2. Kandidati do të lirohet nga obligimi që të punojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të studimeve, nëse brenda tre muajve nga diplomimi të punësohet në kompani nga lista e 500 më e lartë e Fortune jashtë vendit. Në raste të tilla ai mund të qëndrojnë jashtë vendit për një periudhë maksimale prej tre viteve për të fituar përvojë ndërkombëtare të korporatave, pas së cilës fillon obligimi i tij për të punuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të përmbushur detyrimin e përcaktuara në pikën 1 më lart.

3. Në kërkesë të kandidatit, i njejti mund të lirohet nga detyrimi për të punuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të studimeve, nëse menjëherë pas përfundimit të studimeve vazhdon arsimimin e tij në studime të ciklit të tretë jashtë vendit, për çka do të njoftojë në mënyrë të rregullt Ministrinë dhe do të dorëzojë dëshmi përkatëse. Në këto raste, detyrimi i specifikuar në pikën 1 më lartë mund të shtyhet për aq vite sa zgjasin studimet e ciklit të tretë, pas së cilës studenti është i detyruar të përmbushë detyrimin nga pika 1.

4. Në rast se kandidati vendos që pas përfundimit të studimeve të mos kthehet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nuk përmbush obligimin nga pika 1, duhet t'i kthejë të gjitha mjetet e paguara  të ndara për bursë në shumën e bursës, më së voni dy vite  pas përfundimit të studimeve.

V. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT  

Afati për aplikimin e kandidatëve për shfrytëzimin e bursës akademike për studimet e ciklit të dytë jashtë vendit, më së voni është deri më  15.09.2026.

Dokumentet të dorëzohen në adresën ose në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rr. “Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54, 1000 Shkup (me shënim bursa për studime akademike të ciklit të tretë jashtë vendit) ose në formë elektronike në: https://e-uslugi.mon.gov.mk.

Dokumentet e pakompletuara dhe dokumentet e dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen.

Informatat për kushtet dhe kriteret në bazë të së cilave do të ndahen bursat mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

 

Accessibility Menu