K O N K U R S PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË TRETË NË VEND PËR VITIN AKADEMIK 2025/2026

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Në bazë të nenit 52 të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/3, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” 257/20, 163/21, 64/24 dhe 144/25) neni 7 i Rregullores për mënyrën dhe procedurën e financimit, krijimit dhe përmirësimit të kuadrit kërkimoro-shkencor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 18/12, 64/13, 98/13, 70/14, 88/ 14, 74/15, 140/15 dhe 178/15, 166/21 dhe 187/24) Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

K O N K U R S

PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË TRETË NË VEND PËR VITIN AKADEMIK 2025/2026

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2025/2026 do të ndajë 20 bursa për studime akademike të ciklit të tretë në vend.

 

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS:

 

Kandidati i cili do të konkurojë duhet t’i plotësojë kushtet në vazhdim:

 

1. Të ketë përfunduar studime akademike të ciklit të dytë, kohëzgjatja e përgjithshme e të cilit, me ciklin e parë nuk është më e shkurtër se pesë vite dhe të ketë arritur sukses mesatar prej të paktën 8,5 veçmas për ciklin e parë dhe veçmas për ciklin e dytë të studimeve ose të ketë diplomë të nostrifikuar për studime akademike të ciklit të dytë të fituar jashtë vendit me sukses mesatare ekuivalente prej të paktën 8,50;

 

2. Të jetë i regjistruar në studime akademike të ciklit të tretë, për herë të parë në vitin e parë, gjegjësisht të jetë regjistruar në vitin e dytë si studentë i rregulltë me të paktën dy të tretat e provimeve të dhëna të provimeve të parapara nga viti i parë, gjegjësisht të jetë regjistruar si studentë rregulltë në vitin e tretë, në vitin akademik 2025/2026, në njërën nga fushat (sferat) shkencore të mëposhtme: (biologji, fizikë, gjeofizikë, gjeologji dhe mineralogji, kimi, biokimi, matematikë dhe informatikë) ose në shkencat inxhinierike dhe teknologjike (elektroteknik, elektro-makineri, elektronikë dhe automatikë, energjetikë, gjeodezi, ndërtimtari dhe menaxhimi i ujit, inxhinieri kimike, teknologji kimike, teknologji kompjuterike dhe informatikë, makineri, materiale, metalurgji, gjeologji dhe gjeofizikë të aplikuar, xehetari, trafik dhe transport, teknologji ushqimore, teknologji tekstile dhe inxhinieri telekomunikacioni, inxhinieri për ruajtjen e mjedisit jetësor, inxhinieri për ruajtjen e mjedisit të punës, inxhinieri industriale dhe menaxhment); shkenca humane dhe shkenca shoqërore.

· Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë pesë (5) bursa, tema e kërkimit e të cilave është në korelacion dhe përputhet me qëllimet dhe prioritetet e

përcaktuara në Strategjinë e Specializimit Inteligjent, me fokus në tranzicionin digjital dhe të gjelbër.¹

· Kandidati duhet të ketë të publikuar të paktën 1 (një) punim kërkimoro- shkencor në revista shkencore ndërkombëtare ose në publikime shkencore ndërkombëtare nga fusha shkencore të cilat i referohen studimeve të doktoratës;

· Të ketë 2 rekomandime nga profesorë universitarë;

· Programi studimor në të cilin është i regjistruar kandidati të jetë i akredituar dhe të ketë Aktvendim për punë;

· Të mos jetë përfitues i bursës nga ofrues të tjerë;

· Të njohë një nga gjuhët botërore;

· Në ditën e aplikimit të mos jetë më i vjetër se 38 vjeç;

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë gjithsej dhjetë (10) bursa nga fushat (sferat) shkencore të shkencave matematiko-natyrore dhe inxhinierike dhe shkencave teknologjike; tre (3) bursa nga fusha e shkencave humane dhe dy (2) bursa nga fusha e shkencave shoqërore.

 

II. DOKUMENTET E NEVOJSHME · Fletëparaqitja;

· Diploma për studimet e përfunduara akademike të ciklit të dytë dhe certifikatë për suksesin e arritur (të vërtetuar në noter) ose diplomë të nostrifikuar për studime akademike të ciklit të dytë të fituara jashtë vendit;

· Vërtetim nga institucioni i arsimit të lartë se kandidati është pranuar për herë të parë në vitin e parë të studimeve akademike të ciklit të tretë, përkatësisht se është regjistruar në vitin e dytë si studentë i rregulltë me të paktën dy të tretat e provimeve të dhëna nga provimet e parapara të vitit të parë, përkatësisht se është regjistruar në vitin e tretë si student i rregulltë, në vitin akademik 2025/2026, nga kur fillon semestri dhe sa semestra zgjasin studimet;

· Kopje e të paktën 1 (një) punimi shkencor-kërkimor të botuar në revista shkencore ndërkombëtare ose publikime shkencore ndërkombëtare nga fusha shkencore të cilat i referohen studimeve të doktoratës;

 

· Certifikatë për njohjen e një prej gjuhëve botërore;

· Dy rekomandime nga profesorë universitarë.

· Deklaratë të nënshkruar nga vetë kandidati se nuk është shfrytëzues i bursës për studime akademike të ciklit të dytë ose ofertues të tjerë (të vërtetuar në noter).

· Certifikatë të nënshtetësisë;²

· Kandidatët të cilët do të aplikojnë për pesë (5) bursa, të cilat janë në korelacion dhe përputhen me qëllimet dhe prioritetet e përcaktuara në Strategjinë e Specializimit Inteligjent me fokus në tranzicionin digjital dhe të gjelbër, duhet të dorëzojnë, përveç dokumenteve të lartpërmendura, edhe vërtetim nga institucioni i arsimit të lartë se tema e doktoraturës është nga fushat dhe prioritetet e Strategjisë së Specializimit Inteligjent (me nënshkrim dhe vulë të nënshkruesit të autorizuar dhe numër arkivor të institucionit).

 

Dokumentet të cilët lëshohen nga institucionet nga vendet tjera duhet të jenë të përkthyera në gjuhë maqedonase nga përkthyes të autorizuar gjyqësor.

Dokumentet e nevojshme për ndarjen e bursave për studimet akademike nga cikli i tretë mund të dorëzohen në origjinal ose kopje të vërtetuara në noter.

 

III. LARTËSIA E BURSËS:

Shuma e bursës për studimet e ciklit të tretë në vend është 18.000 denarë, për dymbëdhjetë (12) muaj gjatë vitit akademik.

Bursa për vitin e dytë të studimeve vazhdon nëse kandidati ka kaluar të paktën dy të tretat e provimeve të parapara të vitit të parë, përkatësisht bursa për vitin e tretë të studimeve vazhdon nëse kandidatit i është pranuar teza e doktoratës.

IV. DETYRIMET E KANDIDATËVE TË PËRZGJEDHUR

Kandidati i përzgjedhur, me marrëveshje, obligohet që t’i kthejë mjetet e dhëna nëse:

– më së voni brenda gjashtë (6) viteve nga nënshkrimi i marrëveshjes nuk e përfundon doktoratën, për kandidatët e përzgjedhur që janë regjistruar për herë të parë në vitin e parë, në vitin akademik 2025/2026;

– më së voni deri në pesë (5) vite nga nënshkrimi i marrëveshjes nuk e përfundon doktoratën, për kandidatët e përzgjedhur që janë regjistruar në vitin e dytë si studentë të rregulltë me të paktën dy të tretat e provimeve të parapara të vitit të parë, në vitin akademik 2025/2026;

– më së voni deri në tre (3) viteve nga nënshkrimi i marrëveshjes nuk përfundon doktoratën, për kandidatët e përzgjedhur të cilët kanë regjistruar vitin e tretë si studentë i rregulltë, në vitin akademik 2025/2026.

 

V. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Me këtë konkurs do të përfshihen kandidatët të cilët kanë regjistruar studime akademike të ciklit të tretë për herë të parë në vitin e parë, përkatësisht kanë regjistruar vitin e dytë si studentë të rregulltë me të paktën dy të tretat e provimeve të parapara të vitit të parë, përkatësisht kanë regjistruar vitin e tretë si studentë të rregulltë, në vitin akademik 2025/2026.

Nëse aplikojnë më shumë kandidatë se numri i paraparë prej 20 bursash, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të zbatojë kriterin e përzgjedhjes së kandidatëve me mesatare më të lartë, përkatësisht pikëzimi do të bëhet në bazë të lartësisë së suksesit mesatar të arritur në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve. Në rast se ka kandidatë të paraqitur me mesatare të njëjtë, përparësi do të kenë ata kandidatë me më shumë punime kërkimoro-shkencore të botuara në revista shkencore ndërkombëtare ose në publikime shkencore ndërkombëtare nga fusha shkencore të cilat i referohen studimeve të doktoratës.

 

Konkursi do të zgjasë nga dita e shpalljes përfundimisht më 20.02.2026.

Dokumentet të dorëzohen në adresën: https://e-uslugi.mon.gov.mk.

Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen. Informatat për kushtet dhe kriteret në bazë të së cilës mund të ndahen bursat mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, personi kontaktues: Arjeta Ramadani, zyra nr. 1412 ose kontakt telefoni 02/3140-183.

¹Specializim i Strategjisë Inteligjente: https://mon.gov.mk/content/?id=8443

² Ministria e Arsimit dhe Shkencës sipas detyrës zyrtare siguron të dhëna për dëshmi të shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshm

Accessibility Menu