Konkurs për ndarjen e bursave për studime akademike të ciklit të tretë jashtë vendit për vitin akademik 2026/2027

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Në bazë të nenit 52 të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore - Shkencore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16) dhe (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 257/20 163/21, 64/24, 235/24 dhe 144/25), dhe neni 4 i Rregullores për mënyrën dhe procedurën për financimin, krijimin dhe avancimin e kuadrit kërkimoro - shkencor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 18/12, 64/13, 98/13, 70/14, 88/14, 74/15, 140/15 , 178/15 ) dhe (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 166/21, 187/24), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

Konkurs

për ndarjen  e bursave për studime akademike të ciklit të tretë jashtë vendit për vitin akademik 2026/2027

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2026/2027 do të ndajë bursa për studime akademike të ciklit të tretë për studentë të pranuar në studime akademike të ciklit të tretë në të gjitha fushat, në njërin nga dhjetë universitetet e para të renditura, përkatësisht në njërin nga njëqind universitetet e para të renditura për studentët e pranuar në studimet akadenike nga fushat e inxhinierisë dhe teknologjisë, arkitekturës, ndërtimtarisë, matematikës, së drejtës ndërkombëtare publike dhe private, ekonomisë dhe biznesit, fizikës, biologjisë, kimisë, shkencës së ushqimit, shkencës së tokës dhe ujërave, shkencave kompjuterike dhe informacionit, elektroteknikës, elektronikës dhe inxhinierisë së informacionit, makinerisë, turizmit dhe gjenetikës, në përputhje me listën e fundit të publikuar nga Qendra për Universitetet e Klasit Botëror pranë Universitetit Shanghai Jiao Tong.

 

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS:

Të drejtë për bursë ka kadidati i cili i plotëson kushtet në vazhdim: 

1. Kandidati të jetë i pranuar në studimet akademike të ciklit të tretë për herë të parë në vitin e parë të vitit akademik 2026/2027 në njërin nga dhjetë universitetet e para të renditura nga të gjitha fushat, përkatësisht në njërin nga njëqind universitetet e para të renditura, për studentë të pranuar në studime akademike në këto fusha* të inxhinierisë dhe teknologjisë, arkitekturës, ndërtimtarisë, matematikës, së drejtës ndërkombëtare publike dhe private, ekonomisë dhe biznesit, fizikës, biologjisë, kimisë, shkencës së ushqimit, shkencës së tokës dhe ujërave, shkencave kompjuterike dhe informacionit, elektroteknikës, elektronikës dhe inxhinierisë së informacionit, makinerisë, turizmit dhe gjenetikës;

*Fushat janë të definuara në Rregullore për përcaktimin e lëmive kërkimoro-shkencore të nivelit të tretë (fushave) Regullores.

2. Kandidati të ketë të përfunduar ciklin e dytë të studimeve akademike universitare,  kohëzgjatja e përgjithshme e të cilave me ciklin e parë nuk është më i shkurtër se pesë vite dhe të ketë arritur sukses mesatar të paktën 8,5 veçanërisht për ciklin e parë dhe të dytë të studimeve ose të ketë diplomë të nostrifikuar në studimet akademike nga cikli i dytë i fituar jashtë vendit me  arritje mesatare  ekuivalente të paktën me notë 8.50;

3. Kandidati duhet të ketë publikuar të paktën 3 (tre) punime kërkimoro-shkencore përgjatë tre viteve e fundit, në revista shkencore ndërkombëtare ose në publikime shkencore ndërkombëtare në fushën shkencore të cilat i referohen studimeve të doktoratës;

4. Kandidati të posedojë certifikatë-vërtetim për njohuri aktive të gjuhës të huaj (TOEFL, IELTS, DELFT ose ekuivalent i tyre në fushën përkatëse të gjuhës), përveç kandidatëve të cilët kanë përfunduar arsimin paraprakë akademik në gjuhën të cilën realizohet mësimi;

5. Të ketë së paku (2) vjet përvojë pune në kërkimin shkencor në institucionin e arsimit të lartë ose në ekonomi, në detyrat e punës të cilave i referohen fushës shkencore të studimeve në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve;

6. Të ketë të paktën 2 rekomandime nga profesorët e universitetit; ose punëdhënës (nëqoftëse është në mardhënie pune);

7. Të mos jetë përfitues i bursës nga ofrues të tjerë;

8. Të jetë nënshtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;

9. Kandidatët të cilët aplikojnë për studime të doktoraturës nuk duhet të jenë mbi moshën 35 vjet.

II. DOKUMENTET E NEVOJSHME:

· Fletëparqitja

· Vërtetim nga institucioni i arsimit të lartë se kandidati është pranuar pa kushte, për herë të parë, në vitin e parë të studimeve akademike të ciklit të tretë në vitin akademik 2026/2027, me konfirmim për datën e fillimit të semestrit dhe numrin e semestrave që zgjasin studimet (data e fillimit dhe përfundimit të studimeve), si dhe shumën (çmimin) e tarifës së regjistrimit.

· Certifikatë/Diplomë për ciklin e përfunduar të I (të parë) dhe II (të dytë) të studimeve;

· Kopje nga 3 (tre) punimet kërkimore-shkencore të publikuara në tre vitet e fundit, në revista shkencore ndërkombëtare ose publikime shkencore ndërkombëtare nga fusha shkencore të cilës i referohen studimeve të doktoretës;

· Certifikat - vërtetim të njohurive aktive për gjuhë të huaj (TOEFL, IELTS, DELFT ose ekuivalenti i tyre në fushën përkatëse gjuhësore), përveç kandidatëve që kanë përfunduar arsimin e tyre të mëparshëm akademik në gjuhën në të cilën realizohet mësimi;

· Dëshmi - vërtetim i lëshuar nga punëdhënësi  për përvojën e punës;

· Dy rekomandime nga profesorët universitarë, ose punëdhënës (nëse janë të punësuar);

· Deklaratë e noterizuar se kandidati nuk është përfitues i bursës nga ofruesit e tjerë;

· Certifikata e nënshtetësisë;

· Certifikata e lindjes nga libri amë.

Dokumentet e lëshuara nga institucionet e vendeve të tjera duhet të përkthehen në gjuhën maqedonase nga përkthyesi kompetent i autorizuar gjyqësor

Dokumentet e nevojshme për ndarjen e bursave për studimet akademike të ciklit të tretë  mund të dorëzohen në origjinal ose kopje të noterizuara.

Certifikatën e nënshtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe certifikatën e lindjes nga libri amë e siguron Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë zyrtare nga autoriteti publik kompetent, në përputhje me nenin 52 paragrafin 13 të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimor - Shkencore.

III.LARTËSIA E BURSËS 

Shfrytëzuesit të bursës i kompensohen shpenzimet për regjistrim në lartësi prej më së shumti 40.000 dollar amerikan në vit, të paguara në valutë përkatëse , sipas kursit mesatar të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në ditën e pagesës, një biletë aeroplani në fillim të studimeve, një biletë aeroplani pas mbarimit të studimeve ose një biletë kthyese aeroplani (me dokumentacion përkatës dhe brenda afatit prej një muaji nga nisja dhe kthimi), ndërsa bursa mujore paguhet në pajtim me Aktvendimin për përcaktimin e mënyrës së përllogaritjes së shpenzimeve për bursën mujore të studentëve që studiojnë jashtë vendit për vitin akademik 2026/2027 ( në bazë të Listës së indeksit të çmimeve për shitje me pakicë për shpenzimet jetësore, e cila është publikuar nga organet kompetente të Organizatës së Kombeve të Bashkuara).

Çdo vlerë mbi vlerën e lartpërmendur për regjistrim është barrë e studentit.

IV. OBLIGIMET E KANDIDATIT TË ZGJEDHUR

1. Kandidati i përzgjedhur me marrëveshje nëse e fiton bursën, obligohet që për çdo vit të studimeve jashtë vendit të punojë dy vite në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas përfundimit të studimeve dhe kthimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidati është i detyruar të paraqitet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe duhet të jetë i regjistruar në Regjistrin Digjital të Bursistëve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (https://e-registar.mon.gov.mk/) të cilat Ministria i ndan me odat ekonomike, institucionet e arsimit të lartë, organet shtetërore, etj.. Nëse në afat prej gjashtë muajsh kandidatit nuk i ofrohet punësim përkatës nga punëdhënësit me të cilët është ndarë Regjistri Digjital, obligimi i tij për të punuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut për çdo vit të kaluar në studime jashtë vendit nuk i pushon.

2. Kandidati do të lirohet nga obligimi për të punuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të studimeve, nëse brenda tre muajve të diplomimit ai është i punësuar në kompani nga lista e 500 më e lartë e Fortune jashtë vendit. Në raste të tilla ai mund të qëndrojnë jashtë vendit për një periudhë maksimale prej tre viteve për të fituar përvojë ndërkombëtare të korporatave, pas së cilës fillon obligimi i tij për të punuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të përmbushur detyrimin e përcaktuara në pikën 1 më lart.

3. Në rast se kandidati vendos që pas përfundimit të studimeve të mos kthehet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nuk përmbush obligimin nga pika 1, duhet t'i kthejë të gjitha mjetet e paguara  të ndara për bursë në shumën e bursës, më së voni dy vite  pas përfundimit të studimeve.

V. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT  

Afati për aplikimin e kandidatëve për shfrytëzimin e bursës akademike për studimet e ciklit të tretë jashtë vendit, më së voni është deri më  15.09.2026.

Dokumentet të dorëzohen në adresën ose në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rr. “Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54, 1000 Shkup (me shënim bursa për studime akademike të ciklit të tretë jashtë vendit) ose në formë elektronike në: https://e-uslugi.mon.gov.mk.

Dokumentet e pakompletuara dhe dokumentet e dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen.

Informatat për kushtet dhe kriteret në bazë të së cilave do të ndahen bursat mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Accessibility Menu