Agjencia Kombëtare Polake për Shkëmbim Akademik–NAWA njofton se në vitin akademik 2025/2026, realizimi i bashkëpunimit bilateral ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë dhe shkencës nga ana e Polonisë do të zbatohet në kuadër të “Programit të ri për shkëmbimin e studentëve dhe shkencëtarëve, si pjesë e bashkëpunimit bilateral-ofertë për studentët dhe shkencëtarët e huaj ("Exchange Programme for students and scientists as part of the bilateral cooperation - offer for incoming students and scientists" - Zawacka NAWA Programme”).
Sipas anës polake në kuadër të procesit të Berlinit, Agjencia Kombëtare Polake për Shkëmbime Akademike do të ndajë bursa për hulumtues dhe studentë maqedonas për vitin akademik 2026/2027, në kohëzgjatje prej 20 muajsh në vit për praktikën kërkimore-shkencore dhe studime një semestrale në universitete dhe institucionet të cilat janë nën kompetencën e ministrit të Arsimit dhe Shkencë dhe Arsimit të Lartë të Republikës së Polonisë. Bursa kap vlerën e 1800 PLN në muaj për studentë, 2500 PLN për hulumtuesit të cilët janë në studime të doktoratës dhe 3500 PLN për hulumtuesit me doktoratë shkencore.
Duke filluar nga viti akademik 2022/23, NAWA pranon edhe studentë Erasmus+ të cilët mund të kombinojnë bursën NAWA dhe bursën Erasmus+.
Gjithashtu, në shtojcë është oferta për studentët dhe hulumtuesit maqedonas në kuadër të Programit për shkëmbim të studentëve dhe studiuesve si pjesë e bashkëpunimit bilateral - Programi Zawacka NAWA.
Si zakonisht, inkurajojmë studentët dhe hulumtuesit nga Republika e Maqedonisë së Veriut të marrin pjesë në programe të tjera të NAWA siç janë Ulam NAWA dhe Banach NAWA
Dokumentacioni i nevojshëm për parashtrimin e kandidaturave, si dhe informacionet më të detajuara gjenden në ueb faqen: https://nawa.gov.pl/en/students/foreign-students dhe
https://nawa.gov.pl/en/international-cooperation-and-exchange/zawacka-nawa/incoming/offer-for-the-2026-2027-academic-year/call-for-applications
Procesi i mëtejshëm i aplikimit do të zhvillohet përmes sistemit ICT të NAWA-s.
Aplikacioni, së bashku me dokumentet e nevojshme, duhet të dorëzohet te Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, së voni më 15 prill 2026.
Linku për regjistrim : https://programs.nawa.gov.pl/login
Kontakt personi: Goce Vidanovski, Sektroi për shkencë dhe inovacon E-mail: goce.vidanovski@mon.gov.mk