Në bazë të nenit 50 paragrafit 1 dhe 5 dhe nenit 52-a paragrafit 3 të Ligjit për Veprimtari Kërkimore-Shkencore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16, 53/16, 257/2020, 163/2021, 64/2024, 253/24 dhe 144/25) neni 2 të Rregullores për mënyrën e financimit të organizimit të tubimeve shkencore dhe pjesëmarrjes së hulumtuesve shkencorë vendas në tubimet shkencore ndërkombëtare dhe qëndrimet studimore jashtë vendit ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut " nr. 156/19 dhe nr. 88/21) Aktvendimi për shpalljen e Konkursit për ndarjen e mjeteve për pjesëmarrjen të hulumtuesve shkencor vendas në tubimet shkencore ndërkombëtare për vitin 2026 nr.15-3406/1 të datës 26.02.2026 dhe Planit financiar të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin 2026, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:
KONKURS
për ndarjen e mjeteve për pjesëmarrje të hulumtuesve shkencor vendas në tubimet shkencore ndërkombëtare për vitin 2026
1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall Konkurs publik për ndarjen e mjeteve për pjesëmarrje të hulumtuesve shkencor vendor në tubimet shkencore ndërkombëtare për vitin 2026.
2. Të drejtë parashtrimi të Fletëparaqitjes për ndarjen e mjeteve financiare për pjesëmarrjen e hulumtuesve shkencorë vendas në tubimet shkencore ndërkombëtare kanë subjektet që kryejnë veprimtari kërkimore - shkencore: universitete publike dhe universitete private - në njësitë e tyre të orientuar në shkencë (institutet shkencore) dhe njësit të orientuara në arsim bazuar në shkencë (fakultete), ASHAM, institucione shtetërore të pavarura të arsimit të lartë, institucione të pavarura private të arsimit të lartë, institucione shkencore publike, institucione shkencore të përziera, institucione shkencore private dhe hulumtues të pavarur ( të regjistrua në Regjistrin e subjekteve për realizimin e veprimtarisë kërkimore - shkencore në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës).
3. Kërkesën me dokumentacionin shoqërues e parashtron subjekti i cili kryen veprimtari kërkimore – shkencore.
4. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim në Konkurs janë :
▪ Kërkesë e plotësur;
- Dëshmi se punimi është pranuar për prezantim me gojë ose me shkrim (poster) nga organizatori i tubimit shkencor ndërkombëtar;
- Pëlqimi nga institucioni ku kandidati është i punësuar për pjesëmarrje në takimin shkencor ndërkombëtar;
- Vërtetim për lartësinë e shpenzimeve të udhëtimit;
- Vërtetim për lartësinë e kotizimit;
- Abstrakt i punimit shkencor (linku nga punimi i publikuar);
- Deklaratë për shfrytëzimin e të dhënave personale
5. Hulumtuesi shkencor vendas është i detyruar të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar në përputhje me pikën 4 të këtij Konkursi;
6. Mjetet të cilat ndahen për pjesëmarrjen e hulumtuesve shkencor vendas në tubimet shkencore ndërkombëtare përllogariten në varësi të lartësisë sëkotizimit , lartësisë së shpenzimeve të udhëtimit dhe mjeteve të disponueshme të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin vijues.
Hulumtuesit shkencorë vendas të cilët marrin pjesë në tubimet shkencore ndërkombëtare dakordohen që:
- të regjistrohen (para se të parashtrohet fletëparaqitja) në sistemin kombëtar E-CRIS.МК për veprimtari kërkimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut me profil aktiv dhe të përditësuar;
- të publikojnë punimin shkencor (të printuar ose origjinal sipas rregullave të tubimit shkencor ndërkombëtar) para se të parashtrohet fletëparaqitja, në repozitoriumin e fakultetit amë/institucionin shkencor/universitet. Nëse institucioni nuk ka repozitorium, hulumtuesit mund ta publikojnë në ueb platformat tjera (ResearchGate etj) ose revista.
Linku në E-CRIS.MK: https://cris.cobiss.net/ecris/mk/mk
Kërkesa plotësohet në sistemin elektronik të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës: https://e-uslugi.mon.gov.mk, ku bashkangjiten edhe dokumentet e tjera të kërkuara, të shënuara në pikën 4 të këtij Konkursi. Konkursi zgjat përfundimisht deri më 30.10.2026.
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS
Sektori - Shkencë dhe Inovacion
Blv. "Shën Kirili dhe Metodi ”nr. 54
1000 Shkup
Informata më të hollësishme për Konkursin mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kontakt personi: Edmond Metaj, zyra numër 1408.
MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS