Ministria e Arsimit dhe Shkencës Ju informon se, në përputhje me nenin 24-a paragrafi 16 të Ligjit për Arsimin e Mesëm („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/99, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/08, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 42/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16, 127/16, 67/17 dhe 64/18 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 229/20, 78/25, 132/25 dhe 250/25), për fitimin e vendit të parë në garë në nivel shtetëror, nxënësit dhe mësuesit të tij, përkatësisht për vendin e parë të fituar nga grup nxënësish, u ndahet shpërblim financiar.
Shuma e shpërblimit financiar është në vlerë deri në 50% të pagës mesatare neto të paguar për punonjës në Republikë, në muajin e fundit para ndarjes së shpërblimit.
Shuma e shpërblimit financiar për grupin e nxënësve është në vlerë deri në një pagë e gjysmë mesatare neto, të paguar për punonjës në Republikë në muajin e fundit para ndarjes së shpërblimit dhe paguhet në atë mënyrë që shpërblimi ndahet në mënyrë të barabartë për të gjithë nxënësit e grupit, ndërsa për mësuesin në vlerë deri në 50% të pagës mesatare neto të paguar për punonjës në Republikë në muajin e fundit para ndarjes së shpërblimit.
Gara duhet të jetë e organizuar nga shoqatë e akredituar e mësuesve.
Kërkesat nga nxënësi/nxënësit, përkatësisht nga mësuesi i tij/i tyre, dorëzohen në Ministri më së voni deri më 31 dhjetor të vitit kalendarik në të cilin është organizuar gara.
Shënim: Nxënësi mund të aplikojë për shpërblim financiar vetëm me një mësues, atë që i ligjëron lëndën përkatëse, ose në rast se vendi i fituar është nga grup nxënësish, me mësuesin që i ka përgatitur nxënësit.
Nxënësi, së bashku me mësuesin që e ka përgatitur për garën, duhet të dorëzojë Aplikim elektronik në portalin: http://e-uslugi.mon.gov.mk dhe në bashkëngjitje të dorëzojë dokumentet në vijim:
- Diplomë për vendin e parë të fituar në garë shtetërore, të organizuar nga shoqatë e akredituar e mësuesve, për nxënësin;
- Diplomë, mirënjohje ose certifikatë për vendin e parë të fituar në garë shtetërore, të organizuar nga shoqatë e akredituar, për mësuesin;
- Llogari transaksionale për nxënësin (llogaria duhet të jetë në emër të nxënësit dhe jo në emër të prindit);
- Llogari transaksionale për mësuesin;
Shënim: Nëse vendi i parë i fituar në garë në nivel shtetëror është nga grup nxënësish, të gjithë aplikojnë individualisht, së bashku me mësuesin e tyre.