Në bazë të nenit 189 paragrafit 4 të Ligjit për Arsimin e Lartë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“, nr. 82/18, 178/21 dhe 58/24), nenit 1 dhe nenit 2 paragrafit (1) të Rregullores për realizimin e të drejtës për shpërblim të njëherëshëm për publikimin e punimit shkencor dhe për kompensimin e mjeteve të paguara për publikimin e punimeve („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“, nr. 102/18), dhe Aktvendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e mjeteve financiare të njëherëshme për punim kërkimior - shkencor të publikuar për vitin 2025 nr. 15-1085/1, të datës 22.01.2026, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
KONKURS PËR KOMPENSIMIN E MJETEVE TË PAGUARA
PËR PUBLIKIMIN E PUNIMEVE SHKENCORE NË VITIN 2025
1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall Konkurs për kompensimin e mjeteve të paguara për publikimin e punimeve shkencore në revista me faktor ndikimi, të referuara në bazat Web of Science ose Scopus, nga mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët e zgjedhur në institucionet e arsimit të lartë/shkencore në Republikën e Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëtejmë: autorët).
2. Autorët që kanë paguar mjete financiare për publikimin e punimit në revistë të indeksuar në bazat Web of Science ose Scopus, paraqesin kërkesë për kompensimin e mjeteve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës më së voni një vit nga data e publikimit të punimit.
3. Dokumentet e nevojshme për kërkesë të mjeteve të paguara për publikimin e punimeve shkencore janë:
- Kopje e punimit të publikuar nga autor vendor në revista të referuara në bazat Web of Science ose Scopus;
- Kopje e faqes së revistës ku janë të shënuara titulli, viti dhe numri i revistës, bordi redaktues dhe botuesi i revistës në të cilën është publikuar punimi;
- Certifikatë e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për autorin/autorët;
- Vërtetim për zgjedhje në titull mësimor, bashkëpunues ose shkencor.
- Vërtetim që autori është i punësuar në subjekt të veprimtarisë kërkimore-shkencore;
- Kopje e faturës, gjegjësishtë e fletëpagesës për shtypjen e punimit, të parashtruar nga subjekti për kryerjen e veprimtarisë kërkimor- shkencore.
- Vërtetim nga subjekti për kryerjen e veprimtarisë kërkimore-shkencore, se autori nuk ka marrë mjete financiare nga institucioni amë ose nga ndonjë institucion tjetër etj. për publikimin e punimit;
- Deklaratë e autorëve të punimit për shpërndarjen përqindore të mjeteve të paguara për publikimin e punimit
- Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale;
- Kërkesat e autorëve të cilëve u janë ndarë mjete nga institucioni amë ose nga ndonjë institucion tjetër etj. për publikimin e të njëjtit punim, pa marrë parasysh në cilën revistë, nuk do të shqyrtohen.
4. Konkursi publik zgjat deri më 20 shkurt 2026. Kërkesat e dorëzuara jashtë afatit ose të paplota nuk do të shqyrtohen.
5. Mjetet financiare për këtë qëllim do të sigurohen me mjetet e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
6. Kërkesa dhe dokumentacioni i nevojshëm për konkursin mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ose në ueb faqen e Ministrisë (www.mon.gov.mk).
MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Kandidatët plotësojnë fletëparaqitjen elektronike dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk. Aplikacioni është i hapur deri më 20 shkurt 2026.
Informata shtesë për Konkursin mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kontakt personi :
Aleksandar Petrov, Telefon: 02/3140-189 E-mail: aleksandar.petrov@mon.gov.mk, Zyra: 1405
dhe Bogoljub Niniq, Telefon: 02/3140-185 dhe E-mail: Bogoljub.Ninic@mon.gov.mk, Zyra: 1408