THIRRJE PUBLIKE për ndarjen e shpërblimit në të holla për vendin e parë, të dytë ose të tretë të fituar në garë ndërkombëtare nga fusha e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Në bazë të nenit 24-b, pika 5 të Ligjit për Arsimin e Mesëm („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/199, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/208, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 42/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16, 127/16, 67/17 dhe 64/18 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 229/20, 78/25, 132/25 dhe 250/25), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

THIRRJE PUBLIKE

për ndarjen e shpërblimit në të holla për vendin e parë, të dytë ose të tretë përkatësisht për fitimin e medaljes së artë, të argjendë ose bronze, të fituar në garë ndërkombëtare nga fusha e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore për nxënësin,  mësimdhënësin që ligjëron lëndën përkatëse dhe mentorin që e ka përgatitur nxënësin për garën ndërkombëtare në vitin shkollor 2025/2026

 

 

1.      Kushtet për pjesëmarrje

 

Në thirrjen publike për ndarjen e shpërblimit në të holla për vendin e pare, dytë ose të tretë, përkatësisht për fitimin e medaljes së artë, të argjendë ose bronze, të fituar në garë ndërkombëtare nga fusha e matematikës, informatikës dhe dhe shkencave natyrore mund të paraqiten:

- nxënësi- nënshtetas  Republikës së Maqedonisë së Veriut, i regjistruar në shkollë të mesme në territorin e Republikës së maqedonisë së Veriut;

- mësimdhënësi – nënshtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i punësuar në shkollë të mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili i ligjëron lëndën nxënësit;

-mentori nënshtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili e ka përgatitur nxënësin për garën ndërkombëtare;

të cilët kanë fituar vendin e parë, të dytë ose të tretë, përkatësisht për fitimin e medaljes së artë, të argjendë ose bronze, në garë ndërkombëtare nga fusha e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore, të mbajtur në vitin shkollor 2025/2026.

Me garë ndërkombëtare nënkuptohet gara në të cilën marrin pjesë nxënës nga së paku dhjetë shtete të ndryshme dhe bëhet  renditja e nxënësve më të mirë nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.

 

 

2. Mënyra dhe afati i aplikimit

 

Nxënësi, mësimdhënësi i shkollës së mesme që i ligjëron lëndën dhe mentori që e ka përgatitur nxënësin për garën ndërkombëtare, plotësojnë fletëparaqitjen  elektronike të aplikimit dhe bashkëngjisin dokumentacionin në vazhdim:

 

 

Dokumentet e nevojshme:

- Vërtetim nga shoqata e akredituar e mësimdhënësve për organizimin e garave, që vërteton se mentori e ka përgatitur nxënësin për garën ndërkombëtare;

- Diplomë, mirënjohje ose certifikatë për vendin e parë, dytë ose të tretë të fituar në garë ndërkombëtare nga fusha e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore të mbajtur në vitin shkollor 2025/2026, për nxënësin, mësimdhënësin dhe mentorin;

- Llogaria rrjedhëse e nxënësit, mësimdhënësit dhe mentorit;

-Dëshmi që vërteton se gara është ndërkombëtare nga fusha e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore, në të cilën kanë marrë pjesë nxënës nga të paktën dhjetë shtete të ndryshme;

-Lista përfundimtare e renditjes me rezultatet e arritura nga organizatori i garës ndërkombëtare;

-Deklaratë e nënshkruar nga drejtori i shkollës që vërteton se mësimdhënësi i ligjëron lëndën nxënësit;

-Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari i nxënësit që vërteton se mentori e ka përgatitur nxënësin për garën ndërkombëtare;

-Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari për dhënien e pëlqimit për përpunimin e të dhënave personale të nxënësit;

-Deklaratë e nënshkruar nga mësimdhënësi për dhënien e pëlqimit për përpunimin e të dhënave personale;

- Deklaratë e nënshkruar nga mentori për dhënien e pëlqimit për përpunimin e të dhënave personale.

 

 

Nëse mësimdhënësi ose mentori i cili  e ka përgatitur nxënësin, për shkak të mungesës në garën ndërkombëtare, nuk posedon diplomë ose ndonjë dokument tjetër që të vërtetojë se ka fituar  medaljen e  artë, argjendtë ose bronztë në garën ndërkombëtare, si provë merret vërtetimi nga alinea 1 dhe deklaratat nga alinea 6 dhe 7 të kësaj pike.

 

3. Ndarja e shpërblimeve

Ministria, për arritjen e vendit të parë, të dytë ose të tretë, përkatësisht përkatësisht për fitimin e medaljes së artë, të argjendë ose bronze, të fituar nxënësit, mësimdhënësit, që ia ligjëron lëndën dhe mentorit që e përgatit nxënësin për garën ndërkombëtare nga fusha e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore (në tekstin e mëtejmë: gara ndërkombëtare), individualisht ua ndanë shpërblimin në të holla në shumën deri në 100% për vendin e parë/medaljen e artë, deri në 80% për vendin e dytë/medaljen e argjendtë dhe deri në 60% për vendin e tretë/medaljen e bronztë, nga paga mesatare neto e paguar për punonjës në Republikë gjatë vitit paraprak.

Parashtrimi i aplikimit elektronik për ndarjen e shpërblimit në të holla  për vendin e parë, të dytë ose të tretë të fituar në garë ndërkombëtare nga fusha e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore, për nxënësin, mësimdhënësin që ia ligjëron lëndën dhe mentorin që e ka përgatitur nxënësin për garën në arsimin e mesëm për vitin shkollor 2025/2026, përjashton mundësinë e paraqitjes së njëkohësishme të kërkesës për ndarjen e shpërblimit në të holla dhe medaljen e artë, të argjendtë ose të bronztë të fituar në njërën nga 15 olimpiadat shkencore ndërkombëtare (International Science Olympiad) në arsimin e mesëm për vitin shkollor 2025/2026, nëse kërkesat kanë të bëjnë me të njëjtën arritje/çmim ndërkombëtar.

Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ndanë shpërblimin në të holla për vendin e  parë, të dytë ose të tretë, përkatësisht për fitimin e medaljes së artë, të argjendë ose bronze, të fituar në garë ndërkombëtare nga fusha e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore, për nxënësin, për mësimdhënësin që e ligjëron lëndën dhe për mentorin që e ka përgatitur nxënësin për garën në arsimin e mesëm, nëse gara ndërkombëtare është organizuar përmes  platformës  online, nëse shpërblimi përfaqëson pjesë të projektit dhe nëse shpërblimi është fituar si rezultat i garës ekipore.

Sqarim: Nxënësi, mësimdhënësi dhe mentori i cili e ka përgatitur nxënësin për pjesëmarrje në  garë ndërkombëtare mund të marrin shpërblim financiar vetëm nëse bashkangjitet diplomë, certifikatë ose dokument tjetër që është fituar mbi bazën e arritjeve individuale të nxënësit.

Kandidatët plotësojnë fletëparaqitje elektronike në portalin elektronik http://e-uslugi.mon.gov.mk më së voni deri më 30.09.2026.

            Aplikimet elektronike të pa komnpletuara nuk do të shqyrtohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Accessibility Menu