THIRRJE PUBLIKE për ndarrjen e shpërblimit në të holla për medaljen e artë, të argjendtë ose të bronztë të fituar në njërën nga 15 Olimpiadat Ndërkombëtare Shkencorenë vitin shkollor 2025/2026

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Në bazë të nenit 24-b paragrafit (3) dhe (4) të Ligjit për Аrsimin e Мesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/199, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/208, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 42/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16, 127/16, 67/17 dhe 64/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 229/20, 78/25, 132/25 dhe 250/25), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

THIRRJE PUBLIKE
për ndarrjen e shpërblimit në të holla për medaljen e artë, të argjendtë ose të bronztë të fituar në njërën nga 15 Olimpiadat Ndërkombëtare Shkencore (International Science Olympiad) për nxënësin, mësimdhënësin i cili i ligjëron lëndën dhe mentorin i cili ka përgatitur nxënësin për olimpiadën në vitin shkollor 2025/2026

1. Kushtet për pjesëmarrje

Në Thirrjen Publike për ndarjen e shpërblimit në të holla për medaljen e artë, të argjendtë ose të bronztë të fituar në njërën nga 15 Olimpiadat Ndërkombëtare Shkencore (International Science Olympiad), mund të aplikoj:

- nxënës - shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të regjistruar në shkollë të mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut,

- mësimdhënës - shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i punësuar në shkollë të mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili i ligjëron lëndën nxënësit;

- mentor – shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili e ka përgatitur nxënësin për olimpiadën;

që fitoi medalje të artë, të argjendtë ose të bronztë në njërën nga 15 Olimpiadat Ndërkombëtare Shkencore (International Science Olympiad), e cila është mbajtur gjatë vitit shkollor 2025/2026.

2. Mënyra dhe afati i aplikimit 

Nxënësi, së bashku me mësimdhënësin që ia ligjëron lëndën dhe mentorin që e ka përgatitur nxënësin për olimpiadën, plotësojnë aplikimin elektronik dhe bashkëngjisin dokumentacionin e mëposhtëm:

- Vërtetim nga shoqata e akredituar e mësimdhënësve për organizimin e garave se mentori e ka përgatitur nxënësin për olimpiadën;

- Diplomës ose dokument tjetër si dëshmi se është fituar medalje e artë, e argjendtë ose e bronztë në njërën nga 15 olimpiadat ndërkombëtare shkencore (International Science Olympiad), në vitin shkollor 2025/2026, për nxënësin, mësimdhënësin dhe mentorin;

- Rang lista përfundimtare me rezultatet e arritura nga organizatori i olimpiadës shkencore ndërkombëtare;

- Llogaria bankare e nxënësit, mësimdhënësit dhe mentorit;

- Deklaratë e nënshkruar nga drejtori i shkollës se mësimdhënësi ia ligjëron lëndën nxënësit;

- Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari i nxënësit se mentori ka përgatitur nxënësin për olimpiadën ndërkombëtare shkencore;

- Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari për pëlqim për përpunimin e të dhënave personale të nxënësit;

- Deklaratë e nënshkruar nga mësimdhënësi për pëlqim për përpunimin e të dhënave personale;

Deklaratë e nënshkruar nga mentori për pëlqim për përpunimin e të dhënave personale;

Nëse mësimdhënësi gjegjësisht mentori i cili ka përgatitur nxënësin, për shkak të mospranisë në olimpiadë, nuk ka diplomë ose dokument tjetër me të cilin vërtetohet fitimi i medaljes së artë, të argjendtë ose të bronztë në njërën nga 15 olimpiadat ndërkombëtare shkencore (International Science Olympiad), si dëshmi konsiderohen vërtetimi nga alinea 1 dhe deklaratat nga alinea 6 dhe 7 të kësaj pike. 

3. Ndarja e shpërblimeve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nxënësit, mësimdhënësit të cilit i ligjëron lëndën dhe mentorit i cili ka përgatitur nxënësin për olimpiadë, individualisht i ndanë shpërblim në të holla të njëhershëm në vlerë prej pesë pagave mesatare neto të paguara për punëtor në Republikë në vitin paraprak për medaljen e artë të fituar, katër pagave mesatare neto të paguara për punëtor në Republikë në vitin paraprak për medalje të argjentë të fituar dhe tre pagave mesatare neto të paguara për punëtor në Republikë në vitin paraprak për medalje të bronztë të fituar.

 Dorëzimi i aplikimit elektronik për ndarjen e shpërblimit në të holla për medalje të artë, të argjendtë ose të bronztë të fituar në njërën nga 15 Olimpiadat ndërkombëtare të shkencës (International Science Olympiad) në arsimin e mesëm për vitin akademik 2025/2026 përjashton mundësinë e paraqitjes njëkohësisht të kërkesës për ndarjen e shpërblimit në të holla për vendin e parë, të dytë ose të tretë të fituar në garë ndërkombëtare në fushën e matematikës, shkencave informatike dhe shkencave natyrore, mësimdhënësi i cili i ligjëron lëndën dhe mentorit i cili ka përgatitur nxënësin për garën e arsimit të mesëm për vitin shkollor 2025/2026, nëse kërkesat i referohen të njejtit çmim ndërkombëtar të fituar.

Njëkohësisht, Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ndan shpërblim në të holla për medaljen e artë, të argjendtë ose të bronztë të fituar në njërën nga 15 olimpiadat ndërkombëtare shkencore (International Science Olympiad), nëse olimpiada është organizuar përmes platformës online, nëse shpërblimi përbën pjesë të projektit dhe nëse shpërblimi është fituar si rezultat i garës ekipore.

Sqarim: Nxënësi, mësimdhënësi dhe mentori i cili ka përgatitur nxënësin për pjesëmarrje në olimpiadën ndërkombëtare shkencore mund të përfitojnë shpërblim në të holla vetëm nëse bashkangjitet diploma, certifikatë ose dokument tjetër i fituar në bazë të arritjeve individuale të nxënësit.

Kandidatët dorëzojnë aplikimin elektronik në portalin: http://e-uslugi.mon.gov.mk më së voni deri më 30.09.2026.

Aplikimet elektronike të pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Accessibility Menu