KONKURS PËR PËRZGJEDHJEN E STUDENTËVE PËR ZBATIMIN E VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË DHE PROGRAMEVE STUDIMORE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Në bazë të neneve 8, 9, 12, 13, 16, 17 dhe 18 të Rregullores për standardet dhe procedurën për vlerësim të jashtëm dhe vetëvlerësim („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 153/22, nr. 74/25 dhe nr. 68/26), Bordi për Evaluimin e Arsimit të Lartë shpall:

 

KONKURS PËR PËRZGJEDHJEN E STUDENTËVE PËR ZBATIMIN E VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË DHE PROGRAMEVE STUDIMORE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

 

Me qëllim të formimit të komisioneve profesionale për vlerësim të jashtëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe krijimit të Regjistrit të studentëve, Bordi për Evaluimin e Arsimit të Lartë (në tekstin e më poshtëm : Bordi për Evaluim) shpall Konkurs për përzgjedhjen e studentëve për zbatimin e vlerësimit të jashtëm të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve studimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëposhtëm Konkursi).

KUSHTET DHE KRITERET PËR PËRZGJEDHJEN E STUDENTËVE

Për zbatimin e vlerësimit të jashtëm, nga radhët e studentëve mund të përzgjidhet personi i cili i plotëson këto kushte:

· të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;

· të ketë statusin e studentit të rregullt në ciklin e parë, të dytë ose të tretë të studimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

· të ketë përvojë paraprake në vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë në vend ose jashtë vendit; dhe

· të ketë njohuri të gjuhës angleze.

 

AFATI DHE MËNYRA E APLIKIMIT TË KANDIDATËVE NGA RADHËT E STUDENTËVE

Afati për aplikim zgjat deri më 03.11.2026.

Aplikimi i kandidatëve bëhet përmes plotësimit të Formularit, i cili gjendet në web-faqen e Agjencisë së Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASAL), në linkun në vijim:

 

https://akvo.mk/wp-content/uploads/2026/10/4-Obrazec-za-priyazhavannya-studenti-Oktomvri-2026.docx

Formulari i plotësuar dorëzohet i nënshkruar dhe i skanuar në adresat elektronike në vijim: dtaskov@feit.ukim.edu.mk dhe mila.arapceska@uklo.edu.mk.

Në rast se nevojiten informacione shtesë, mund t’i drejtoheni personit kontaktues të Bordit për Evaluim, prof. dr. Mila Arapçeska, në adresën elektronike në vijim: mila.arapceska@uklo.edu.mk.

Accessibility Menu