Në bazë të nenit 45 paragrafit (6) të Ligjit për Arsimin Fillor ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 161/19, 229/20, 3/25, 74/25 dhe 250/25) dhe Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e formularit të kërkesës për mbulimin e shpenzimeve për kotizim dhe udhëtim për pjesëmarrje në një garë ndërkombëtare në fushën e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 49/20), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
THIRRJE PUBLIKE
për mbulimin e shpenzimeve për kotizim dhe udhëtim për pjesëmarrje në një garë ndërkombëtare gjatë vitit 2026 në fushën e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore
1. Kusht për pjesëmarrje
Në Thirrjen Publike për mbulimin e shpenzimeve për kotizim dhe udhëtim për pjesëmarrje në një garë ndërkombëtare gjatë vitit 2026 në fushën e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore, mund të parashtrojnë kërkesë shoqatat e akredituara të mësimdhënësve për organizimin e garave të nxënësve të shkollave fillore nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Me garë ndërkombëtare nënkuptohet garë ku marrin pjesë nxënës nga të paktën dhjetë shtete të ndryshme, ku krahasohen njohuritë ndërmjet nxënësve nga vendet e ndryshme dhe bëhet renditja e nxënësve më të mirë nga të gjitha vendet pjesëmarrëse të garës ndërkombëtare.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin 2026 do të mbulojë shpenzimet për pjesëmarrje (kotizim dhe udhëtim) në një garë ndërkombëtare në fushën e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore, për më së shumti gjashtë nxënës dhe më së shumti tre mentorë, numri i të cilëve varet nga rregullat e organizatorëve të garës ndërkombëtare, si dhe në përputhje me mjetet e disponueshme në Buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
2. Mënyra, dokumentacioni i nevojshëm dhe afati i aplikimit
Shoqata e akredituar e mësimdhënësve, më së voni deri më 31.10.2026, duhet të dorëzojë fletëparaqitje elektronike në portalin: http://e-uslugi.mon.gov.mk, ku do t'ia bashkangjes edhe dokumentet në vazhdim:
- Aktvendim për akreditimin e shoqatës së mësimdhënësve për organizimin e garave në nivel komunal, rajonal dhe shtetëror,
- Njoftim për përzgjedhjen e realizuar të nxënësve që do të marrin pjesë në garën ndërkombëtare, si dhe të dhënat për nxënësit,
- Njoftim për mentorët e nxënësve që do të marrin pjesë në garën ndërkombëtare, si dhe të dhënat për nxënësit,
- Njoftim nga organizatori i garës ndërkombëtare për shumën e kotizimit të pjesëmarrjes në garë,
- Llogaritje e shumës së shpenzimeve të udhëtimit dhe
- Dëshmi (vërtetim, ftesë, faqe elektronike etj.) për rregullat e organizatorëve të garës ndërkombëtare, ku janë të përfshira rregullat e pjesëmarrjes në garë, përfshirë edhe të dhënën për numrin e pjesëmarrësve në secilin delegacion.