Pas realizimit të suksesshëm të edicioneve të mëparshme të I.FAST CBI – Challenge Based Innovation (më shumë informacion në lidhjet e bashkëngjitura), nga 22 shtatori deri më 1 tetor 2026 në Sarajevë do të mbahet ngjarje speciale CBI, e dedikuar përdorimeve të akseleratorëve të grimcave në shërbim të shoqërisë, me fokus të veçantë në rajone të tilla si Ballkani.
Të drejtën e aplikimit e kanë studentët e vitit të fundit të studimeve deridiplomike dhe studentët e studimeve të magjistraturës nga universitetet evropiane, të cilët studiojnë fizikë, mjekësi, inxhinieri, shkencën e materialeve, mjedisin jetësor, shkencat biologjike, matematikën e aplikuar ose fusha të ngjashme.
Do të shqyrtohen edhe aplikimet e studentëve nga fusha të tjera, nëse tregojnë se mund të kontribuojnë në mënyrë të rëndësishme në thirrje. Nëse studentët kanë interes ose përvojë të mëparshme në fushën e akseleratorëve të grimcave, kjo do të konsiderohet një avantazh, por megjitharë nuk është e detyrueshme.
Më shumë informacione janë të disponueshme në linkun në vazhdim: http://www.ifast-cbi.particle-accelerators.eu/
Aplikimet duhet të dorëzohen së voni deri më 1 prill 2026, përmes formularit të disponueshëm në: http://www.ifast-cbi.particle-accelerators.eu/application/
Lidhje të dobishme për publikimet e mëparshme të CBI-së: · https://home.cern/news/news/knowledge-sharing/students-pitch-innovative-ideas-tackle-healthcare-issues-using-particle