Në bazë të nenit 18 të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 3/25 dhe 74/25) MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS - Shërbimi Pedagogjik, shpall
THIRRJE PUBLIKE
për dorëzimin e kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për arsimin fillor nëntëvjeçar
Lënda e thirrjes publike:
Dorëzimi i kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj në arsimin fillor, për lëndët mësimore në vazhdim:
1. Gjuha gjermane (gjuhë e dytë e huaj) për vitin e II të arsimit të mesëm gjimnaz
2. Gjuha frënge (gjuhë e dytë e huaj) për vitin e II të arsimit të mesëm gjimnaz
3. Gjuha italiane (gjuhë e dytë e huaj) për vitin e II të arsimit të mesëm gjimnaz dhe
4. Gjuha ruse (gjuhë e dytë e huaj) për vitin e II të arsimit të mesëm gjimnaz
Kërkesa për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj mund të parashtrojë botues nga një vend tjetër në të cilin është i regjistruar për veprimtari botuese, përmes përfaqësuesit ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me më së shumti një tekst shkollor për vitë për një lëndë mësimore të gjuhës së huaj.
II. Elemente të thirrjes publike:
Përfaqësuesi ligjor i botuesit të huaj në Shërbimin Pedagogjik detyrimisht dorëzon:
1. Kërkesë për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për një lëndë mësimore individualisht;
2. Emrin e botuesit të huaj dhe përfaqësuesit ligjor të botuesit të huaj;
3. Dëshmi për veprimtarinë botues të regjistruar të përfaqësuesit ligjor të botuesit të huaj nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo më i vjetër se tre muaj;
4. Deklaratë nga botuesi i huaj se është i regjistruar për veprimtari botuese, të regjistruar në noter dhe të përkthyer nga përkthyes i autorizuar gjyqësor;
5. Nëse vendi në të cilin është i regjistruar botuesi i huaj nuk i lëshon dokumentet e specifikuara në këtë thirrje publike, Shërbimi Pedagogjik pranon deklaratë që botuesi i huaj e verifikon tek autoritet kompetent në vendin në të cilin është i regjistruar;
6. Autorizim për përfaqësimin e përfaqësuesit ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga botuesi i huaj, i vërtetuar në noter dhe i përkthyer nga përkthyes i autorizuar gjyqësor;
7. Marrëveshje e lidhur në vendin e botuesit të huaj, ndërmjet përfaqësuesit të autorizuar ligjor dhe botuesit të huaj se teksti shkollor i miratuar do të sigurohet dhe shpërndahet deri në vlefshmërinë e Aktvendimit nga neni 19 paragrafi (10) i Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm, të vërtetuar në noter dhe përkthyer nga përkthyes i autorizuar gjyqësor;
8. Pesë ekzemplarë të tekstit shkollor të gjuhës së huaj, në formë të shtypur dhe një ekzemplarë në formë elektronike, pa materiale pune shtesë.
9. Deklaratë nga botuesi se është dakord që e gjithë dokumentacioni të shpallet publikisht, në përputhje me Ligjin për Qasje të Lirë deri te informatat me karakter publik.
E gjithë dokumentacioni nga kjo pikë botuesit duhet ta dorëzojnë edhe në formë elektronike (CD ose USB), i cili do të vendoset në zarf të mbyllur.
Detyrimet e përfaqësuesit ligjor të botuesit të huaj përcaktohen në nenin 21 të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm.
III. Afati për dorëzimin e kërkesave për miratimin e tekstit shkollor në gjuhë të huaj:
Afati për dorëzimin e kërkesave për miratimin e teksteve shkollore në gjuhë të huaj është 25.12.2025.
Botuesit e interesuar mund t’i shkarkojnë programet mësimore dhe Konceptin për përgatitjen e tekstit nga ueb-faqja e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit www.bro.gov.mk
Kërkesat të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e përcaktuar dhe të cilat nuk do të dorëyohen si dokumentacion i plotë konform Thirrjes Publike nuk do të shqyrtohen.
Kërkesat për miratimin e tekstit shkollor në gjuhë të huaj të dorëzohen në adresën e mëposhtme: MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS - SHËRBIMI PEDAGOGJIK rr. "Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54, Shkup.