Në bazë të Nenit 45 paragrafi (4) nga Ligji për arsim fillor („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 161/19, 229/20, 3/25, 74/25 dhe 250/25), Ministria e Arsmit dhe Shkencës shpall:
THIRRJE PUBLIKE
për dhënien e shpërblimit në të holla për fitimin e çmimit të parë, të dytë dhe të tretë ose medalje ari, argjendi gjegjësisht bronzi në një garë ndërkombëtare në fushën e matematikës , informatikës dhe shkencave natyrore, të nxënësit, të mësimdhënësit/es i/e cili/a ligjëron lëndën nga këto fusha, si dhe mentori i cili e përgatiti nxënësin për garë
1. Kushti për pjesëmarrje
Në thirrjen publike për dhënien e shpërblimit në të holla për fitimin e çmimit të parë, të dytë dhe të tretë ose medalje ari, argjendi gjegjësisht bronzi në një garë ndërkombëtare në fushën e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore, të nxënësit, të mësimdhënësit/es i/e cili/a ia ligjëron lëndën nga këto fusha, si dhe mentori i cili e përgatiti nxënësin për garë mund të lajmërohen:
- nxënësi- shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i/e regjistruar në shkollat fillore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut
- mësimdhënësi - shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i/e punësuar në shkollat fillore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut i cili ia ligjëron lëndën nga këto fusha, si dhe mentori i cili e përgatiti nxënësin për garë dhe
- mentori - shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut , i cili e përgatiti nxënësin për garë që fitoi çmimin e parë, të dytë dhe të tretë ose medalje ari, argjendi gjegjësisht bronzi në një konkurs ndërkombëtar në fushën e matematikës,
informatikës dhe shkencat natyrore të realizuara në vitin shkollor 2025/2026
Nën termin garat ndërkombëtare nënkuptohet garë në të cilën marrin pjesë nxënës nga të paktën dhjetë vende të ndryshme në të cilën krahasohen njohuritë mes nxënësve nga vende të ndryshme dhe renditen nxënësit më të mirë nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për fitimin e çmimit të parë, të dytë dhe të tretë ose medalje ari, argjendi gjegjësisht bronzi në një konkurs ndërkombëtar në fushën e matematikës , informatikës dhe
shkencave natyrore jep shpërblim në të holla në përputhje me Nenin 45 paragrafi (1) të Ligjit për arsimin fillor.
2. Mënyra, dokumentacioni i nevojitur dhe afati i aplikimit
(shkarko Deklaratë)
Nxënësi së bashku me mësimdhënësin/en që ia ligjëron lëndën në shkollë dhe mentorin që e ka përgatitur atë për garë, duhet të paraqesë Fletparaqitje elektronike me të cilin dorëzon dokumentet e mëposhtme:
- Vërtetim se është i/e regjistruar si nxënës/e i/e rregullt në shkollën fillore në vitin shkollor 2025/2026
- Vërtetim për mësimdhënësin se është i punësuar në shkollën fillore
- Vërtetim nga institucioni për mentorin se është i punësuar në të njëjtin institucion
- Fotokopje nga diploma, lëvdata gjegjësisht certifikata për fitimin e çmimit të parë, të dytë ose të tretë ose medalje ari, argjendi gjegjësisht bronzi në garën ndërkombëtare në fushën e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore për nxënësin, mësimdhënësin/en dhe mentorin
- Llogaria e transaksionit të nxënësit, mësimdhënësit dhe mentorit
- Dëshmi se gara është ndërkombëtare në fushën e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore dhe në të cilin kanë marrë pjesë nxënës nga të paktën dhjetë vende të ndryshme
- Deklaratë e nënshkruar nga drejtori i shkollës për mësimdhënësin/en se është mësimdhënësi/ja ai/ajo që ia ligjëron nxënësit lëndën në këto fusha dhe e përgatit nxënësin për garën ndërkombëtare
- Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari i nxënësit se është mësimdhënësi/ja ai/ajo që ia ligjëron nxënësit lëndën në këto fusha dhe e përgatit nxënësin për garën ndërkombëtare
- Deklaratë e nënshkruar nga Shoqata e Akredituar e mësimdhënësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për mentorin se është mentori ai që ka përgatitur nxënësin për garën ndërkombëtare
- Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari i nxënësit, se është mentori ai që ka përgatitur nxënësin për garën ndërkombëtare
- Deklaratë e nënshkruar nga mësimdhënësi se është mësimdhënësi që ia ligjëron lëndën nga këto fusha dhe e përgatit nxënësin për garën ndërkombëtare
- Deklaratë e nënshkruar nga mentori, se është ai mentori që ka përgatitur nxënësin për garën ndërkombëtare.
- Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari për pëlqimin për perpunimin e të dhënave personale të nxënësit
- Deklaratë e nënshkruar nga mësimdhënësi për pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale
- Deklaratë e nënshkruar nga mentori për pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale
- Linku i faqes zyrtare të organizatorit në garën ndërkombëtare
- Linku i listës së renditjes me rezultatet përfundimtare të garës ndërkombëtare
Nëse mësimdhënësi, përkatësisht mentori i cili ka përgatitur nxënësin, për shkak të mungesës së pjesëmarrjes në garën ndërkombëtare, mirënjohje, certifikatë ose dokument tjetër me të cilin do të vërtetohet se është fituar çmimi i parë, i dytë ose i tretë apo medalje të artë, të argjendtë ose të bronztë në garë ndërkombëtare nga fusha e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore, si dëshmi konsiderohen deklaratat nga alineat 7, 8 dhe 10 të kësaj pike. Kandidati duhet të plotëson Fletparaqitje elektronike të portalit http://e-uslugi.mon.gov.mk deri më datë 30.09.2026.
3. Dhënia e çmimeve
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë individualisht shpërblimin në të holla në shumë prej 100% nga neto paga mesatare paguar për punonjës në Republikë në muajin e fundit para ndarjes së çmimit për çmimin e parë/medalje e artë, 80% për çmimin e dytë/medaljen e argjendtë dhe 60% për çmimin e tretë/medaljen e bronztë.
Aplikimet e vonuara dhe jo të plota nuk do të shqyrtohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk jep shpërblime në të holla për garat ndërkombëtare që zbatohen në mënyrë elektronike në distancë si dhe për garat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me projektet.
Gjithashtu Ministria e Arsimit nuk jep shpërblim në të holla për fitimin e vendeve të para, të dyta apo të treta në konkursin në konkursin e popullarizmit të matematikës Kangur sepse nuk është një garë ndërkombëtare.
Në Kartën e Shoqatës Ndërkombëtare „Kangourou sans Frontieres” thuhet se të ashtuquajturat Lojëra pa Kufij organizohen për të promovuar kulturën kryesore matematikore duke organizuar lojëra konkurruese vjetore në matematikë, të cilat synojnë të stimulojnë dhe motivojnë sa më shumë nxënës
të mendojnë për pjesëmarrje në aktivitete të tjera, gara dhe olimpiada në matematikë. Në të njëjtën statut ndër të tjera thuhet se kjo lojë synon të tërheqë numrin maksimal të nxënësve pa pasur asnjë përzgjedhje kombëtare të pjesëmarrësve dhe as për të krahasuar njohuritë ndërmjet vendeve.