THIRRJE PUBLIKE për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve për organizimin e garave të nxënësve në lëndë të veçanta në arsimit të mesëm

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Në bazë të nenit 24-а të Ligjit për Arsimin e Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/99, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 37/07, 49/07, 81/08, 92/08, 33/10, 116/10, 156/10, 118/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16, 127/16, 67/17, 64/18 dhe „"Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 229/20, 78/25, 132/25 dhe 250/25) dhe Neni 6, paragrafi 2 i Rregullores për mënyrën dhe kriteret e përafërta për organizimin dhe zhvillimin e garave të nxënësve në lëndë të veçanta në nivel komunal, rajonal dhe shtetëror në arsimin e mesëm nr..13-15652/1 të 15.12.2025 dhe nr.13-4446/1 të datës 17.03.2026, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

THIRRJE PUBLIKE

për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve për organizimin e garave të nxënësve në lëndë të veçanta në arsimit të mesëm

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall Thirrje Publike për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve për organizimin e garave të nxënësve në lëndë të veçanta në arsimin e mesëm..

Në këtë Thirrje Publike kanë të drejtë të marrin pjesë shoqatat e mësimdhënësve të cilat janë të regjistruara si shoqata së paku tre vjet deri në ditën e paraqitjes së aplikimit për organizimin e garave dhe të cilat do të sigurojnë organizimin e garave në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të gjitha gjuhët mësimore.

Me paraqitjen e kërkesës për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve për organizimin e garave të nxënësve në arsimin e mesëm, shoqatat e mësimdhënësve duhet të dorëzojnë:

 

1. Dokument për veprimtarinë e regjistruar të lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut;

2. Gjendja aktuale e shoqatës së mësimdhënësve, e lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut;

3. Bilanci i gjendjes dhe bilanci i suksesit të shoqatës së mësimdhënësve, të lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut;

4. Statuti i shoqatës së mësimdhënësve;

5. Rregullore për organizimin e garave të shoqatës së mësimdhënësve;

6. Kalendar trevjeçar për realizimin e garave për nxënësit e shkollave të mesme, në të cilin do të përfshihen lëndët mësimore, periudha kohore për realizimin e garave dhe mësimdhënësit përgjegjës të cilët do të përfshihen në organizimin dhe realizimin e garave.

 

Nëse në Thirrjen Publike aplikojnë dy ose më shumë shoqata që i plotësojnë kushtet në përputhje me nenin 24-a të Ligjit për Arsimin e Mesëm, Komisioni për Akreditimin e Shoqatave të Mësimdhënësve vendos në bazë të një kriteri shtesë, si në vijim:

-gjatë pesë (5) viteve të fundit, shoqata e mësimdhënësve ka fituar vende, çmime ose medalje në gara ndërkombëtare dhe olimpiada shkencore ndërkombëtare, në të cilat ka marrë pjesë me ekipin e saj ose ku udhëheqësit kanë qenë anëtarë të shoqatës (dëshmi: fotokopje të diplomave/certifikatave për vendet/çmimet e fituara nga nxënësit dhe certifikata për pjesëmarrjen e udhëheqësve).

 

Për organizimin e garave akreditohet nga një shoqatë e mësimdhënësve ose një lidhje e shoqatave për çdo lëndë të veçantë mësimore, përkatësisht fushë, për një periudhë prej tre vitesh shkollore. Për vitin e parë shkollor të periudhës për të cilën lëshohet akreditimi konsiderohet viti shkollor në të cilin është lëshuar aktvendimi për akreditim dhe dy vitet shkollore pasuese.

 

Shoqatat e akredituara të mësimdhënësve, përkatësisht lidhjet e shoqatave, me rregulloren për organizimin e garave do ta rregullojnë mënyrën e organizimit të garave dhe garat e nxënësve duhet t’i organizojnë

përmes mësimdhënësve që zhvillojnë mësim në lëndë të veçanta mësimore, në lëndë të ngjashme ose në fushë përkatëse, si dhe të sigurojnë organizimin e garave në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha gjuhët mësimore, me përjashtim të garave në gjuhën dhe letërsinë maqedonase, gjuhën dhe letërsinë shqipe, gjuhën dhe letërsinë turke dhe gjuhën dhe letërsinë serbe dhe gjuhët e huaja.

 

Shoqata e akredituar e mësimdhënësve, në faqen e saj të internetit, çdo vit shpall në mënyrë publike pyetjet, detyrat e dhëna dhe/ose temat e përdorura gjatë garave të zhvilluara të nxënësve në nivel komunal, rajonal dhe shtetëror gjatë vitit paraprak, të cilat duhet të përkthehen në të gjitha gjuhët mësimore.

 

Shoqata e mësimdhënësve, përkatësisht lidhja e shoqatave, mund t’i lëshojë vetëm një diplomë për vendin e parë, të dytë ose të tretë të fituar nga nxënësi i cili ka marrë pjesë në garën shtetërore në lëndë të veçantë mësimore, lëndë të ngjashme ose fushë përkatëse, si dhe certifikatë për mësimdhënësin e tij, ndërsa për pjesëmarrësit e tjerë mund të lëshojë diplomë për çmimin e parë, të dytë ose të tretë të fituar dhe vërtetim/mirënjohje për pjesëmarrje në garë.

 

 

Të drejtë pjesëmarrjeje në Thirrjen Publike kanë shoqatat e mësimdhënësve dhe lidhjet e shoqatave të mësimdhënësve për lëndët në vijim:

 

Lëndë mësimore të arsimit të përgjithshëm për arsimin e mesëm -gjimnazin dhe profesional:

 

- Gjuhë dhe letërsi maqedonase

- Gjuhë angleze

- Gjuhë dhe letërsi shqipe

- Gjuhë dhe letërsi turke

- Gjuhë ruse

- Gjuhë dhe letërsi serbe

- Gjuhë gjermane

- Gjuhë frënge

- Gjuhë italiane

- Matematikë

- Fizikë

- Kimi

- Biologji

- Histori

- Gjeografi

- Arsim qytetarë

- Biznes dhe sipërmarrësi

-Biznes

- Sport dhe aktivitete sportive

- Arte figurative

- Art/kulturë muzikore - Pedagogji

- Psikologji - Hyrje në drejtësi - Menaxhment

- Logjikë

- Etikë

- Ekonomi

 

 

Lëndë profesionale nga sektorët e mëposhtëm:

- Bujqësi, peshkatari dhe veterinari

- Kimi dhe teknologji

- Elektroteknikë dhe teknologji informatike

- Trafik, transport dhe magazinim

- Makineri

 

 

 

- Ndërtimtari dhe gjeodezi - Gjeologji, xehetari dhe metalurgji

- Grafikë - Ekonomi, drejtësi dhe tregti

- Shëndetësi dhe mbrojtje sociale - Shërbime personale dhe shërbime të tjera

- Tekstil, lëkurë dhe produkte të ngjashme

- Hoteleri dhe turizëm

- Pylltari dhe përpunim i drurit

- Sport dhe rekreacion

 

- Art – art muzikor

- Art – art baleti

 

 

Shoqatat e interesuara, dokumentacioni i të cilave do të jetë i pakompletuar ose i dorëzuar me vonesë, nuk do të merren parasysh në procesin e shqyrtimit dhe akreditimit të mëtejshëm.

 

Dokumentacioni i nevojshëm dorëzohet brenda 15 ditëve nga dita e publikimit të kësaj Thirrjeje Publike, përmes Aplikimit elektronik në portal: http://e-uslugi.mon.gov.m

Accessibility Menu