Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / THIRRJE PUBLIKE për dorëzimin e kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për arsimin fillor nëntëvjeçar

THIRRJE PUBLIKE për dorëzimin e kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për arsimin fillor nëntëvjeçar

 

Në bazë të nenit 18 paragrafit (1) të Ligjit për Tekste Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 3/25) MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS – Shërbimi Pedagogjik, shpall

 

THIRRJE PUBLIKE

për dorëzimin e kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për arsimin fillor nëntëvjeçar

 

Lëndë e thirrjes publike:

I.Dorëzimi i kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për arsimin fillor nëntëvjeçar, për lëndët mësimore në vazhdim:

 

1. Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën e I të arsimit fillor nëntëvjeçar,

2. Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën e II të arsimit fillor nëntëvjeçar,

3. Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën e III të arsimit fillor nëntëvjeçar,

4. Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën e IV të arsimit fillor nëntëvjeçar,

5. Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën e V të arsimit fillor nëntëvjeçar,

6. Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën e VI të arsimit fillor nëntëvjeçar,

7. Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën e VII të arsimit fillor nëntëvjeçar,

8. Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën e VIII të arsimit fillor nëntëvjeçar,

 

9. Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën e IX të arsimit fillor nëntëvjeçar,

10. Gjuha italiane (gjuha e dytë e huaj) për klasën e VI të arsimit fillor nëntëvjeçar,

11. Gjuha italiane (gjuha e dytë e huaj) për klasën e VII të arsimit fillor nëntëvjeçar,

12. Gjuha frenge (gjuha e dytë e huaj) për klasën e VI të arsimit fillor nëntëvjeçar,

13. Gjuha frënge (gjuha e dytë e huaj) për klasën VII të arsimit fillor nëntëvjeçar,

14. Gjuha frënge (gjuha e dytë e huaj) për klasën e VIII të arsimit fillor nëntëvjeçar,

15. Gjuha frenge (gjuha e dytë e huaj) për klasën e IX të arsimit fillor nëntëvjeçar.

16. Gjuha ruse (gjuha e dytë e huaj) për klasën e VI të arsimit fillor nëntëvjeçar,

17. Gjuha ruse (gjuha e dytë e huaj) për klasën e VII të arsimit fillor nëntëvjeçar.

18. Gjuha ruse (gjuha e dytë e huaj) për klasën e VIII të arsimit fillor nëntëvjeçar,

 

19. Gjuha ruse (gjuha e dytë e huaj) për klasën e IX të arsimit fillor nëntëvjeçar,

20. Gjuha gjermane (gjuha e dytë e huaj) për klasën e VI të arsimit fillor nëntëvjeçar,

21. Gjuha gjermane (gjuha e dytë e huaj) për klasën e VII të arsimit fillor nëntëvjeçar,

22. Gjuha gjermane (gjuha e dytë e huaj) për klasën e VIII të arsimit fillor nëntëvjeçar,

23. Gjuha gjermane (gjuha e dytë e huaj) për klasën e IX të arsimit fillor nëntëvjeçar,

 

Kërkesën për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj nga pika I e kësaj Thirrje publike mund ta parashtrojë botuesi nga një shteti tjetër në të cilin është i regjistruar për veprimtari botuese, përmes përfaqësuesit ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me më së shumti një tekst shkollor për klasë për një lëndë mësimore të gjuhës së huaj.

 

II. Kërkesa me dokumentacionin e nevojshëm:

Përfaqësuesi ligjor i botuesit të huaj pranë Shërbimit Pedagogjik, detyrimisht dorëzon:

1. Kërkesë për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për çdo klasë veçmas;

2. Emrin e botuesit të huaj dhe përfaqësuesit ligjor të botuesit të huaj;

3. Dëshmi për veprimtarinë botuese të regjistruar të përfaqësuesit ligjor të botuesit të huaj nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo më i vjetër se tre muaj;

4. Deklaratë nga botuesi i huaj se është i regjistruar për veprimtari botuese, të vërtetuar në notet dhe i përkthyer nga përkthyes autorizuar gjyqësor;

5. Nëse shteti në të cilin është regjistruar botuesi i huaj nuk lëshon dokumentet e përcaktuara në këtë thirrje publike, Shërbimi Pedagogjik pranon deklaratë që botuesi i huaj e verifikon pranë organit kompetent në shtetin në të cilin është regjistruar;

6. Autorizim për përfaqësim të përfaqësuesit ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga botuesi i huaj, i vërtetuar në noter dhe i përkthyer nga përkthyes i autorizuar gjyqësor;

7. Marrëveshja e lidhur në vendin e botuesit të huaj, ndërmjet përfaqësuesit të autorizuar ligjor dhe botuesit të huaj, se teksti shkollor i miratuar do të sigurohet dhe do të shpërndahet deri në vlefshmërinë e Aktvendimit nga neni 19 paragrafi (10) i Ligjit për Tekste Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm, i vërtetuar në noter dhe i përkthyer nga përkthyes i autorizuar gjyqësor;

8. Pesë ekzemplarë të tekstit shkollor të gjuhës së huaj, në formë të shtypur dhe një ekzemplarë në formë elektronike, pa materiale plotësuese të punës.

 

Obligimet e përfaqësuesit ligjor të botuesit të huaj janë të përcaktuara në nenin 21 të Ligjit për Tekste Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 3/25).

 

III. Afati për dorëzimin e kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj:

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për miratimin e teksteve shkollore të gjuhëve të huaja është përfundimisht më 28.03.2025.

Botuesit e huaj të interesuar dhe përfaqësuesit ligjorë të botuesve të huaj mund t`i shkarkojnë programet mësimore dhe Konceptin për përgatitjen e teksteve shkollore nga ueb-faqja e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit www.bro.gov.mk .

Kërkesat të cilat nuk dorëzohen brenda afatit të përcaktuar dhe të cilët në shtojcë nuk bashkangjesin dokumentacionin e plotë nga pika II nga kjo Thirrje Publike, nuk do të shqyrtohen.

Kërkesat për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj duhet të dorëzohen në adresën në vazhdim:

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS - SHËRBIMI PEDAGOGJIK Blv. “Shën Kirili dhe Metodi” nr.54, Shkup.

 

Lajme dhe Ngjarje


1/30/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar