Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkurs për poezinë më të mirë dhe orë speciale në shkolla me rastin e 21 Marsit - Ditës Botërore të Poezisë

Konkurs për poezinë më të mirë dhe orë speciale në shkolla me rastin e 21 Marsit - Ditës Botërore të Poezisë

 

Konkurs për poezinë më të mirë dhe orë speciale në shkolla me rastin e  21 Marsit - Ditës Botërore të Poezisë

 

 

 

Me rastin e 21 Marsit - Ditës Botërore të Poezisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe festivali i poezisë "Mbrëmjet Strugane të Poezisë" shpallin konkurs për përzgjedhjen e poezisë më të mirë, të dedikuar për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme..

 

Qëllimi i konkursit është nxitja e krijimtarisë dhe imagjinatës së nxënësve dhe popullarizimi i poezisë si formë letrare dhe shprehja më e lartë gjuhësore.

 

Nxënësit deri në klasën e tretë mund të aplikojnë me vepër personale me temë - “Poezia ime – fotografia ime për  bote shumëngjyrëshe  dhe të gëzuar ”. Për nxënësit nga klasa e katërt deri në të gjashtën tema është “Fjalë pas  fjale – poezi”, ndërsa nxënësit nga klasa e shtatë deri në të nëntën konkurrojnë me temën “Të shkruajmë vargje  – të krijojmë një botë më të bukur”. Nxënësit e shkollave fillore mund të shohin detaje më të hollësishme  linkun e mëposhtëm.

 

 

“Shtëpi ,e gjithë bota është vëllazërim për mua..." ” është tema e destinuar për nxënësit e shkollave të mesme dhe konkursi është publikuar në këtë link. Tema është një varg nga poezia "Tatunço" nga Koço Racini, dhe i referohet sakrificës dhe luftës për botë më të drejtë kundër pritjeve të zakonshme dhe  synimeve materialiste. Por ,më gjerësisht, vargu i referohet një ideje më të përgjithshme të kozmopolitizmit dhe vëllazërisë mes njerëzve..

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe festivali i poezisë “Mbrëmjet Strugane  të Poezisë” njoftojnë se në të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme gjatë mësimit të gjuhës amtare gjatë muajit mars,do të organizohet një orë  speciale kushtuar 21 Marsit - Ditës Botërore të Poezisë, gjatë së cilës nxënësit  do të njihen me rëndësinë e ditës së vendosur nga UNESCO në vitin 1999 dhe rëndësinë e poezisë si një nga artet më fisnike dhe madhështore fjalës së shkruar.

 

Para të rinjve do të prezantohen shembuj të poetëve më të njohur botërorë dhe vendas, si dhe rëndësia e " Mbrëmjet Strugane  të Poezisë " si një nga festivalet më të rëndësishme të poezisë botërore dhe vargje nga fituesit e sivjetmë të "Kurora e Artë" dhe "Urat e Strugës" do të lexohen si mirënjohjet më të larta të ndara në këtë festival.

 

Lajme dhe Ngjarje


2/3/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar