Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / KONKURS PËR ZGJEDHJEN E POEZISË MË TË MIRË (për nxënësit e shkollave të mesme)

KONKURS PËR ZGJEDHJEN E POEZISË MË TË MIRË (për nxënësit e shkollave të mesme)

 

Me rastin e 21 Marsit, Ditës Botërore të Poezisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me festivalin ndërkombëtar të poezisë “Mbrëmjet Strugane  të Poezisë”, shpall

 

KONKURS PËR ZGJEDHJEN E POEZISË  MË TË MIRË

për nxënësit e shkollave të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut

 

Në temën për përzgjedhjen e poezisë më të mirë nga nxënësit e shkollave të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rastin e 21 Marsit – Ditës Botërore të Poezisë thuhet:

 

 

“Shtëpi ,e gjithë bota është vëllazërore për mua..."

 

 (Tema është një varg nga poezia "Tatunço" nga Koço Racini, dhe i referohet sakrificës dhe luftës për botë më të drejtë kundër pritjeve të zakonshme dhe  synimeve materialiste. Por ,më gjerësisht, vargu i referohet një ideje më të përgjithshme të kozmopolitizmit dhe vëllazërisë mes njerëzve)

 

 

 

I. KUSHTET E PJESËMARRJES

 

Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

 

II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

 

Poezia duhet të jetë origjinale, me shprehje të fuqishme poetike që pasqyron temën e lartëshënuar  për zgjedhjen e poezisë  më të mirë nga konkursi.

 

Poezia duhet të jetë e shkruar me shkrim të lexueshëm dhe të qartë, të shkruar në gjuhën në të cilën nxënësi e ndjek  mësimin  në shkollë (gjuhë maqedonase, gjuhë shqipe, gjuhë turke, gjuhë boshnjake dhe gjuhë serbe).

 

Madhësia e poezisë dhe kompozicioni i poezisë janë sipas  zgjedhjes së nxënësit  i cili e krijon atë.

Poezia si prozë me  vargje, me ritëm e metrikë të përcaktuar,  mund të jetë e organizuar në strofa ose astrofike, me rimë ose e parimuar.

Një nxënës mund të dërgojë vetëm një poezi të autorit individual.

Poezit që nuk plotësojnë kriteret ose kanë përmbajtje të papërshtatshme do të skualifikohen menjëherë.

 

Poezia i dërgohet në zarf Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Poezia duhet të ketë kod dhe në zarf të brendshëm të veçantë të shënuar me të njëjtin kod duhet të dorëzohen të dhënat e nxënësit (emri dhe mbiemri, klasa/viti, shkolla, komuna dhe numri i telefonit kontaktues nga prindi/kujdestari).

 Zarfi i veçant  i brendshëm do të hapet vetëm për poezit e shpërblyera pasi të jetë bërë përzgjedhja.

 

Poezitë së bashku me zarfin me të dhëna për nxënësin i cili e ka shkruar poezinë dorëzohen me shënimin vijues  "Për konkurs për poezinë më të mirë me rastin e 21 Marsit Ditës Botërore të Poezisë".

 

Poezitë  duhet të dërgohen deri më  datë 5 mars 2024, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në adresën në vijim : rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup.

 

III. MËNYRA E PËRZGJEDHJES

 

Për përzgjedhjen e poezive më të mira, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të formojë komision për secilën gjuhë mësimore, i përbërë nga pesë anëtarë, përfshirë dhe përfaqësues të përcaktuar  nga udhëheqsia e festivalit ndërkombëtar të poezisë “Mbrëmjet Strugane të poezisë”.

Poezit  do të përzgjedhen nga komisioni për gjuhën mësimore përkatëse.

 

IV. NDARJA E ÇMIMEVE

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës do të ndajë çmimet përkatëse vetëm për nxnësit  të cilët do të fitojnë vendin e parë për çdo gjuhë mësimore.

 Për nxënësit që do të fitojnë vendin e dytë dhe të tretë do të ju ndahet mirënjohje .

Ministria e Arsimit dhe Shkencës më 21 mars 2024, në ueb faqen e saj (www.mon.gov.mk) do ti publikojë punimet e shpërblyera me kodet.

 

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar