Me rastin e 21 Marsit, Ditës Botërore të Poezisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me festivalin ndërkombëtar të poezisë “Mbrëmjet Strugane të poezisë”, shpall
KONKURS PËR POEZINË MË TË MIRË
Për nxënësit e shkollave fillore
Temat në vijim
Kategoria e I: Për nxënësit nga klasa e parë deri të tretën
"Poezija ime - piktura ime për botën shumëngjyrëshe dhe të gëzuar "
Kjo temë duhet të nxisë kreativitetin dhe imagjinatën e nxënësve më të rinj
Nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën përveç fjalës së shkruar mund të shprehen edhe me paraqitje grafike të shkronjave dhe vizatimeve.
Kategoria II: Për nxënësit nga klasa e katërt deri në të gjashtën
"Fjalë pas fjale -poezi"
Kjo temë duhet t`i drejtojë nxënësit e kësaj moshe të vërejnë kompozimin dhe strukturën tekstuale specifike të poezisë.
Kategoria III: Për nxënësit nga klasa e shtatë deri në klasën e nëntë
"Të shkruajmë poezi – që të krijojmë botë më të bukur"
Kjo temë duhet të frymëzojë nxënësit e kësaj moshe dhe për t`u treguar atyre fuqinë e poezisë për të krijuar fjalë të reja dhe për ta ndryshuar atë, gjegjësishtë për të pasuruar performancën tonë për botën.
I. KUSHTET PËR PJESËMARRJE
Të drejtën për pjesëmarrje në konkurs kanë nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën nga shkollat fillore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Poezia duhet të jetë origjinale, me shprehje të fuqishme poetike që pasqyron temat e lartëshnuara
për poezi nga konkursi.
Poezia duhet të jetë e shkruar me shkrim të lexueshëm dhe të qartë, të shkruar në gjuhën në të cilën nxënësi e ndjek mësimin në shkollë (gjuhë maqedonase, gjuhë shqipe, gjuhë turke, gjuhë boshnjake dhe gjuhë serbe).
Madhësia e poezisë dhe kompozicioni i poezisë janë sipas zgjedhjes së nxënësit i cili e krijon atë.
Poezia si prozë me vargje, me ritëm e metrikë të përcaktuar, mund të jetë e organizuar në strofa ose astrofike, me rimë ose e parimuar.
Nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën, përveç përdorimit të shkronjave, fjalëve, mund të përdorin edhe kombinim nga fjalët, sintagma dhe si intertekstualitet mund t`i përdorin fotografit.
Një nxënës mund të dërgojë vetëm një poezi të autorit individual.
Poezit që nuk plotësojnë kriteret ose kanë përmbajtje të papërshtatshme do të skualifikohen menjëherë.
Poezia i dërgohet në zarf Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Poezia duhet të ketë kod dhe në zarf të brendshëm të veçantë të shënuar me të njëjtin kod duhet të dorëzohen të dhënat e nxënësit (emri dhe mbiemri, klasa, shkolla, komuna dhe numri i telefonit të kontaktit të prindit/kujdestarit). Zarfi i veçant i brendshëm do të hapet vetëm për poezit e shpërblyera pasi të jetë bërë përzgjedhja.
Poezitë së bashku me zarfin me të dhëna për nxënësin I cili e ka shkruar poezinë dorëzohen me shënimin vijues "Për konkurs për poezinë më të mirë me rastin e 21 Marsit Ditës Botërore të Poezisë".
Poezitë duhet të dërgohen deri më datë 5 mars 2024, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në adresën në vijim : rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup.
III. MËNYRA E PËRZGJEDHJES
Për përzgjedhjen e poezive më të mira, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të formojë komision për secilën nga gjuhët mësimore, i përbërë nga pesë anëtarë, përfshirë dhe përfaqësues të emëruar nga festivali ndërkombëtar i poezisë “Mbrëmjet Strugane të poezisë”.
Poezit do të përzgjidhen nga komisioni për gjuhën edekuate mësimore.
IV. NDARJA E ÇMIMEVE
Ministri i Arsimit dhe Shkencës do të ndajë çmimet përkatëse vetëm për nxnësit të cilët fitojnë vendin e parë në secilën nga tre kategoritë për secilën nga gjuhët e mësimit. Për nxënësit që fitojnë vendin e dytë dhe të tretë do të ju ndahet mirënjohje .
Më 21 mars 2024, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t`i publikojë punimet e shpërblyera me kodet në ueb faqen e saj (www.mon.gov.mk).