Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Afati për dorëzimin e dorëshkrimeve për botimin e teksteve shkollore për arsimin fillor deri më 20 maj

Afati për dorëzimin e dorëshkrimeve për botimin e teksteve shkollore për arsimin fillor deri më 20 maj

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se afati për dorëzimin e dorëshkrimeve në kuadër të konkursit për botimin e teksteve për lëndët nga klasa e parë, e dytë, e katërt dhe e pestë në arsimin fillor nëntëvjeçar për të cilat janë hartuar programe mësimore të reja është vazhduar deri më 20 maj. Të gjitha kushtet e tjera të konkurrseve mbeten të pandryshuara.

 

Të drejtën e pjesëmarrjes në konkurs kanë të gjithë autorët të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara me nenin 10 të Ligjit për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm. Kështu, në konkurs mund të merr pjesë autori i tekstit shkollor vetëm me një dorëshkrim të tekstit shkollor për një lëndë mësimore dhe ai duhet të përgatitet sipas planit dhe programit mësimor për klasën përkatëse dhe në përputhje me Konceptin për tekstin shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm.

 

Më shumë detaje rreth kritereve të tjera dhe mënyra e aplikimit mund të sigurohen në linkun në vijim. 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar