Në bazë të nenit 14 paragrafi 1,neni 5 dhe neni 18 të Ligjit për tekstet shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”nr. 98/2008, 99/2009, 83/2010, 36/2011, 135/2011, 46/2012, 24/2013, 120/2013, 29/2014, 146/2015, 217/2015, 30/2016 dhe 21/2018) dhe në pajtim me Rregulloren për kriteret për përcaktimin e vlerës së kompensimit për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale për tekstet shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm nr. 22-10483/1 të datës 18.07.2013,nr.22-10483/2 të datës 16.09.2013 dhe nr.03-6645/1 të datës 18.03.2015,Ministria e Arsimit dhe Shkencës –Shërbimi Pedagogjik,shpall:
KONKURS
për botimin e teksteve shkollore në Arsimin Fillor nëntëvjeçar
1. KUSHTET E PËRGJITHSHME
- Porositës : Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik, rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 Shkup.
Lënda e konkursit: Oferta për botimin e një teksti shkollor për lëndët:
- Gjuha maqedonase për klasën e parë në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerë neto prej 284.810,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e dhjetë) denarë.
- Gjuha shqipe për klasën e parë në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerë neto prej 284.810,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e dhjetë) denarë.
- Gjuha turke për klasën e parë në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerë neto prej 284.810,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e dhjetë) denarë.
- Gjuha serbe për klasën e parë në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerë neto prej 284.810,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e dhjetë) denarë.
- Gjuha boshnjake për klasën e parë në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerë neto prej 284.810,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e dhjetë) denarë.
- Matematika për klasën e parë në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerë neto prej 284.810,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e dhjetë) denarë.
- Shkencat e natyrës për klasën e parë në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerën neto prej 254.830,00 (dyqind e pesëdhjetë e katër mijë e tetëqind e tridhjetë) denarë.
- Shoqëri për klasën e parë në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerën neto prej 254.830,00 (dyqind e pesëdhjetë e katër mijë e tetëqind e tridhjetë) denarë.
- Gjuha maqedonase për klasën e dytë në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerë neto prej 284.810,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e dhjetë) denarë.
- Gjuha shqipe për klasën e dytë në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerë neto prej 284.810,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e dhjetë) denarë.
- Gjuha turke për klasën e dytë në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerë neto prej 284.810,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e dhjetë) denarë.
- Gjuha serbe për klasën e dytë në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerë neto prej 284.810,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e dhjetë) denarë.
- Gjuha boshnjake për klasën e dytë në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerë neto prej 284.810,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e dhjetë) denarë.
- Matematika për klasën e dytë në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerë neto prej 284.810,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e dhjetë) denarë.
- Shkencat e natyrës për klasën e dytë në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerën neto prej 254.830,00 (dyqind e pesëdhjetë e katër mijë e tetëqind e tridhjetë) denarë.
- Shoqëri për klasën e dytë në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerën neto prej 254.830,00 (dyqind e pesëdhjetë e katër mijë e tetëqind e tridhjetë) denarë.
- Gjuha maqedonase për klasën e katërt në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerë neto prej 284.810,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e dhjetë) denarë.
- Gjuha maqedonase për nxënësit e bashkësive tjera për klasën e katërt në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerën neto prej 254.830,00 (dyqind e pesëdhjetë e katër mijë e tetëqind e tridhjetë) denarë.
- Gjuha shqipe për klasën e katërt në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerë neto prej 284.810,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e dhjetë) denarë.
- Gjuha turke për klasën e katërt në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerë neto prej 284.810,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e dhjetë) denarë.
- Gjuha serbe për klasën e katërt në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerë neto prej 284.810,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e dhjetë) denarë.
- Gjuha boshnjake për klasën e katërt në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerë neto prej 284.810,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e dhjetë) denarë.
- Matematika për klasën e katërt në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerë neto prej 284.810,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e dhjetë) denarë.
- Shkencat e natyrës për klasën e katërt në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerën neto prej 254.830,00 (dyqind e pesëdhjetë e katër mijë e tetëqind e tridhjetë) denarë.
- Histori dhe shoqëri për klasën e katërt në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerën neto prej 254.830,00 (dyqind e pesëdhjetë e katër mijë e tetëqind e tridhjetë) denarë.
- Gjuha maqedonase për klasën e pestë në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerë neto prej 284.810,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e dhjetë) denarë.
- Gjuha maqedonase për nxënësit e bashkësive tjera për klasën e pestë në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerën neto prej 254.830,00 (dyqind e pesëdhjetë e katër mijë e tetëqind e tridhjetë) denarë.
- Gjuha shqipe për klasën e pestë në arsimin fillor nëntëvjeçar kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerë neto prej 284.810,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e dhjetë) denarë.
- Gjuha turke për klasën e pestë në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerë neto prej 284.810,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e dhjetë) denarë.
- Gjuha serbe për klasën e pestë në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerë neto prej 284.810,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e dhjetë) denarë.
- Gjuha boshnjake për klasën e pestë në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerë neto prej 284.810,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e dhjetë) denarë.
- Matematika për klasën e pestë në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerë neto prej 284.810,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e dhjetë) denarë.
- Shkencat e natyrës për klasën e pestë në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerën neto prej 254.830,00 (dyqind e pesëdhjetë e katër mijë e tetëqind e tridhjetë) denarë.
- Histori dhe shoqëri për klasën e 5-të në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerën neto prej 254.830,00 (dyqind e pesëdhjetë e katër mijë e tetëqind e tridhjetë) denarë.
-
- Gjuha dhe kultura e serbëve (zgjedhore) për klasën e 5-të në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në vlerën neto prej 254.830,00 (dyqind e pesëdhjetë e katër mijë e tetëqind e tridhjetë) denarë.
1.1. Të drejtën për pjesëmarrje në konkurs kanë autorët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me nenin 10 të Ligjit për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm.
1.2.Konkursi është publik, i hapur dhe anonim. Autorësia dhe pronësia e tekstit të miratuar vërtetohet me kopjen e gjashtë të tekstit.
1.3. Autori i një teksti shkollor mund të marrë pjesë në konkurs vetëm me një dorëshkrim teksti për një lëndë mësimore.
1.4. Autor i tekstit nuk mund të jetë personi i punësuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në organet në kuadër të Ministrisë, në Qendrën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, në Qendrën për Arsimin e të Rriturve, kryetar dhe anëtar i Komisionit Kombëtar dhe anëtar i komisionit shqyrtues.
1.5. Dorëshkrimi për tekstin shkollor përgatitet sipas planit dhe programit mësimor për klasën, lëndën përkatëse dhe Konceptin për tekstin shkollor për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.
1.6. Dorëshkrimi i tekstit shkollor duhet të plotësojë kushtet dhe standardet në përputhje me Konceptin për tekstin shkollor për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.
1.7. Dorëshkrimi për tekstin shkollor dorëzohet në formë të shtypur në 5 (pesë) kopje artistike, mostra të renditura grafikisht dhe gjuhësisht (3 kopje me ngjyra dhe 2 kopje bardh e zi), të punuar sipas planit dhe programit mësimor për klasën, lëndën përkatëse dhe Konceptin për tekst shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm.
1.7.1. Dorëshkrimi i tekstit shkollor nuk duhet të përmbajë fotografi, ilustrime dhe përmbajtje të marra nga palë të treta për të cilat autorët nuk kanë licencë për përdorim.
1.8. Dorëshkrimi për tekstin shkollor dorëzohet edhe në formë elektronike.
1.9. Autorët dorëzojnë dorëshkrimet për tekstet shkollore në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, ndërsa dorëshkrimet për tekstet shkollore për lëndët gjuhë shqipe, gjuha turke, gjuha sërbe, gjuha boshnjake dhe gjuha dhe kultura sërbe (zgjedhore) i dorëzojnë në gjuhën dhe shkrimin në të cilin zhvillohet mësimi
1.10. Ministri dhe autori i tekstit shkollor lidhin marrëveshje për bartjen e së drejtës autoriale dhe materiale në të cilën përcaktohen të drejtat dhe detyrimet reciproke.
1.11. Nëse autori i një tekstshkollor i ka ofruar literaturë shtesë në përputhje me nenin 15 paragrafi 2 të Ligjit për tekstet shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm, ai është i detyruar ta lëshojë atë pa bartje të së drejtës autoriale dhe materiale në përputhje me nenin 18 paragrafi 2 të ligjit. .
2. AFATET
2.1 Afati i fundit për dorëzimin e dorëshkrimeve për tekstet shkollore është 11 maj 2022.
3. DOKUMENTACIONI I KONKURSIT
3.1. Dokumentacioni i konkursit përmban: Planin mësimor për vitin përkatës, lëndën, Konceptin për tekstin shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm dhe Ligjin për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm.
3.2. Dokumentacioni i konkursit mund të shkarkohet në hapësirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik rr. „Sh. Kirili dhe Metodij“ nr.54 Shkup ose në www.csoo.edu.mk, www.mon.gov.mk .
4. DORËZIMI I TEKSTEVE SHKOLLORE
4.1. Ofertat për tekstet shkollore rekomandohet të dorëzohen përmes postës ose në Arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik rr. „Sh. Kirili dhe Metodij“ nr.54 Shkup.
4.2. Në pjesën e përparme të dërgesës, në këndin e sipërm në të majtë, duhet të shënohet ,,MOS E HAP,, dhe ,,KONKURS PËR BOTIMIN E TEKSTEVE SHKOLLORE,, titulli i tekstit shkollor, viti, dhe në pjesën e mesme adresa: MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS – SHËRBIMI PEDAGOGJIK, rr. „Sh. Kirili dhe Metodij“ nr.54 Shkup.
4.3. Autorët e dorëshkrimeve të teksteve shkollore, në paketën e dorëzuar ku shkruan ,,MOS E HAP,, duhet të dorëzojnë një zarf të mbyllur ku gjithashtu shkruan ,,MOS E HAP,, me të dhënat dhe dokumentet në vijim: emri dhe mbiemri i saktë i autorit/ëve, adresa e banimit, numri i telefonit, institucioni në të cilën janë të punësuar, certifikatë ose diplomë për arsimin e kryer përkatës në formë origjinale ose kopje e verifikuar me vulë të noterit (autorët të cilët kanë përfunduar arsimin jashtë vendit duhet të dorëzojnë diplomë të nostrifikuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut), shqyrtimi i të dhënave të regjistruara në evidencën e Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaratë se i plotësojnë kushtet në përputhje me Nenin 11 të Ligjit për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm, deklaratë nga lektori për redaktimin gjuhësor të tekstit dhe vërtetim për provimin shtetëror të dhënë për lektor (në formë origjinale ose kopje e verifikuar në noter), deklaratë se dorëshkrimi i tekstit shkollor nuk përmban fotografi, ilustrime dhe përmbajtje që janë marrë nga personat e tretë, për të cilët autorët nuk kanë licencë për t’i përdor.
4.4. Nëse emri dhe mbiemri i autorit në aplikim, ndryshon nga emri dhe mbiemri i shënuar në çertifikatën ose diplomën për arsimin e kryer, i bashkëngjitet një dëshmi përkatëse për të dhënat.
4.5. Zarfi "MOS HAP" hapet pas miratimit të kodeve të teksteve shkollore.
4.6. Materialet sipas pikës 4.1., 4.2., 4.3. dhe 4.4. dorëzohen në paketë të mbyllur në të cilën shkruhet vetëm "KONKURS PËR BOTIMIN E TEKSTEVE SHKOLLORE" dhe emërtimi i tekstit shkollor, adresa - Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, Rr. "Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54 Shkup.
5. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE
5.1. Ofertat për tekstet shkollore që nuk do të dorëzohen brenda afatit të caktuar dhe ato që nuk përgatiten në përputhje me kushtet e këtij Konkursi, do të diskvalifikohen.