Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkurs për ndarjen e mjeteve për financimin e projekteve kërkimore-shkencore në universitetet shtetërore-fakultetet/institutet shkencore/ASHAM për vitin 2025

Konkurs për ndarjen e mjeteve për financimin e projekteve kërkimore-shkencore në universitetet shtetërore-fakultetet/institutet shkencore/ASHAM për vitin 2025

 

Në bazë të nenit  50 paragrafit 1 të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore  (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15 , 154/15, 30/16 dhe 53/16 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 257/20, 163/21, 64/24 dhe 235/24) dhe nenit 4 të Rregullores për mënyrën dhe procedurën e financimit të projekteve gjegjësisht programeve kërkimore- shkencore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 82/09, 149/09, 34/11 dhe 129/13),  Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

KONKURS

për ndarjen e mjeteve  për financimin e projekteve kërkimore-shkencore në universitetet shtetërore-fakultetet/institutet shkencore/ASHAM  për vitin 2025

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë mjete për financimin e projekteve kërkimore-shkencore edhe atë:

 

-Gjithsej 15 (pesëmbëdhjetë) projekte në fushat e shkencave matematiko-natyrore, inxhinierisë dhe teknologjisë, shkencave të mjeksisë  dhe shëndetësisë, shkencave bujqësisë  dhe veterinarisë[1]

-Gjithsej 10 (dhjetë) projekte në fushat e mëposhtme të Strategjisë së Specializimit Intelegjente [2] në drejtim të tranzicionit digjital dhe të gjelbër:

o   Bujqësi intelegjente dhe ushqim me vlerë të shtuar më të lartë;

o   Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK);

o   Industri elektro-mekanike - Industria 4.0;

o   Materiale të qëndrueshme dhe ndërtesa inteligjente;

 

- Gjithsej 15 (pesëmbëdhjetë) projekte në fushën e shkencave shoqërore dhe humanitare

 

1. Përdoruesit

 

1.1  Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndanë mjete  për financimin e projekteve kërkimore-shkencore në universitetet shtetërore-fakultete/institutet shkencore/ASHAM.

1.2  Çdo fakultet/institut shkencor/ASHAM ka të drejtë të parashtrojë fletëparaqitje  për financim më së shumti pesë projekte kërkimore shkencore.

1.3   Në rast se fakulteti/instituti shkencor/ASHAM ka parashtruar më shumë se një fletëparaqitje, i njejti  ka të drejtë të ndajë mjete për financimin e më së shumti katër projekte kërkimore-shkencore.

 

2. Ekip kërkimor

 

2.1. Ekipi kërkimor i projektit kërkimor-shkencor duhet të përbëhet nga hulumtues kryesor me titull shkencor ose mësimor-shkencor i punësuar në fakultet/institut shkencor/ASHAM, që është bartës i projektit, dhe të paktën një hulumtues  tjetër me titull mësimor-shkencor, si dhe të paktën dy hulumtues të rinj. Ministria e Arsimit dhe Shkencës inkurajon fakultetet/institutet shkencore/ASHAM që në ekipin hulumtues të përfshijnë bursistët shtetërorë që kanë studiuar dhe studiojnë jashtë vendit gjë që do të mundësonte transferimin më të shpejtë të njohurive nga vendet e zhvilluara.

2.2. Në ekipin kërkimor mund të përfshihet edhe hulumtues i huaj pa të drejtën e mjeteve  financiare nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

2.3. Në këtë konkurs, një hulumtues  kryesor mund të jetë hulumtues në vetëm një projekt, ndërsa një hulumtues mund të jetë pjesëmarrës në më së shumti dy projekte.

2.4. Hulumtues  kryesor nuk mund të jetë personi i cili në projekt të mëparshëm nuk i ka plotësuar kushtet ligjore në lidhje me projektet e financuara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht mjete nuk  ndahen  për projekt nëse hulumtuesi  kryesor i projektit nuk ka dorëzuar raport vjetor ose përfundimtar për projektin e mëparshëm ose i njejti  është vlerësuar negativisht.

 

 

3. Kriteret për pjesëmarrjen në Konkurs

 

3.1. Deklaratë  pëlqimi nga secili pjesëmarrës në ekipin kërkimor për pjesëmarrjen e tyre në projekt.

3.2. Pëlqim nga ekipi hulumtues që në kuadër të projektit të publikojnë të paktën dy punime shkencore mbi rezultatet e projektit në revistë me faktor ndikimi, revista të evidentuara në revista me bazat ndërkombëtare.

 Ekipi hulumtues  të publikojë të gjitha punimet kërkimore-shkencore (në përputhje me të drejtat e autorit të botuesit) në repozitoriumin e institutit /universitetit amë  më së  voni 30 ditë  pas realizimit  të projektit.

 

3.3. Pëlqimi i dekanit/drejtorit të institutit që:

                                

projekti me rezyme, qëllimet dhe rezultatet do të prezantohet në  ueb faqen e fakultetit/institutit shkencor/ASHAM dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës;

- në kuadër të projektit, rezultatet e kërkimit dhe të projektit do të publikohen në repozitoriumin  e fakultetit/institutit/universitetit amë /ASHAM .

në kuadër të projektit, rezultatet e hulumtimit dhe projektit do të prezantohen në takim shkencor dhe profesional, gjegjësisht në  ngjarje në përputhje me fushën kërkimore- shkencore;

pjesëmarrja  maksimale e honorareve të autorëve do të jetë më së shumti  10% e vlerës totale, gjegjësisht shpenzimet  totale të projektit (vlera totale e projektit sipas planit financiar për projektin dhe kostot totale të bëra për zbatimin e plotë të projektit të financuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës);

pas përfundimit të projektit të dorëzojë raport përfundimtar (pjesa financiare dhe narrative) për realizimin e projektit;

-   të sigurojë projekti rezyme, qëllimet  dhe rezultate të prezantohet në ueb faqen e përashtrues i Fltëparaqitjes  për financimin e  projektit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në afat prej 30 ditëve pas realizimit  të projektit;

pas përfundimit të projektit të sigurojë deklaratë se mjetet  e marra nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për financimin e projektit në fjalë janë burimi i vetëm i mjeteve për të paguar shpenzimet për qëllimin për të cilin janë bartur  këto mjete dhe se nuk ka detyrime financiare të pashlyera  për projektin në fjalë.

3.5 Projekti kërkimor shkencor do të financohet vetëm nëse nuk është identik në përmbajtje me ndonjë projekt kërkimor shkencor të kaluar ose në vazhdim.

3.6 Projektet kërkimore shkencore që përfshijnë kërkime me pacientë ose materiale biologjike nga pacientë ose projekte që përfshijnë kërkime me kafshë eksperimentale duhet të përmbajnë miratimin nga komiteti i etikës i institucionit.

 4. Financimi

4.1. Financimi i projektit do të bëhet sipas dinamikës dhe fazave të përcaktuara të projektit. Mjetet për vitin e parë fiskal ndahen pas  nënshkrimit të kontratës dhe do të vazhdojnë për vitin e dytë për aq kohë sa zgjat projekti, por jo më shumë se 2 (dy) vjet.

4.2. Shuma e përgjithshme për financimin e projektit është deri në 8.000.000 denarë, për kohëzgjatje të projektit deri në 2 (dy) vjet, duke e llogaritur  vitin 2025 vit fillestar ose të parë të zbatimit të projektit dhe 31 tetor 2026 për afatin përfundimtar të zbatimit të projektit.

4.3 Në vitin e parë (2025) të realizimit të projektit mund të miratohen mjete në vlerë më së shumtin 40% të vlerës së projektit, por jo më shumë se 3.200.000,00 denarë.

4.3 Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t`i ndajë mjetet për financimin e projektit fakultetit/institutit shkencor/ASHAM në bazë të  kërkesës me shkrim të dorëzuar në Ministri në përputhje me planin financiar, i cili është pjesë përbërëse e marrëveshjes. Për mjetet e ndara fakulteti/instituti shkencor/ASHAM detyrimisht çdo 4 (katër) muaj dorëzon në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës  raport financiar dhe narrativ dhe dokumentacion mbi shpenzimet  faktike të bëra për zbatimin e projektit.

4.4 Nëse pas përfundimit të projektit konstatohet se mjetet ose një pjesë e mjeteve të ndara  nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës janë shpenzuar për qëllime të ndryshme nga ato të synuara dhe në kundërshtim me marrëveshjen dhe planin financiar që është pjesë përbërëse e marrëveshjes, fakulteti/instituti shkencor/ ASHAM  detyrimisht  duhet t`i kthejë këto mjete, gjegjësisht  paguajnë në llogarinë e Ministrisë. Për të njëjtën, para lidhjes së marrëveshjes, dekani/drejtori i institutit dhe bartësi i projektit do të dorëzojnë deklaratë se nën përgjegjësinë e plotë morale dhe penale, do t`i përdorin mjetet e ndara ekskluzivisht për qëllimin e dedikuar.

4.5 Kostoja e projektit përbëhet nga kostot e materialeve dhe lëndëve të para, shpenzimet e udhëtimit, mëditjet, kompensimet për angazhimin ekspertëve, shërbimet prodhuese dhe joprodhuese, mirëmbajtjen e pajisjeve, prokurimin e literaturës dhe kosto të tjera që janë në funksion të zbatimit të projektit (prokurim/dhënie me qira e pajisjeve të IT dhe kërkimit shkencor, publikim i rezultateve të projektit, publikim në revista, organizim dhe pjesëmarrje në takime shkencore).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk do të financojë prokurimin  e pajisjeve të reja IT dhe laboratorike nëse ato tashmë janë furnizuar  dhe financuar me mjete  publike. Linku për inspektimin e pajisjeve laboratorike në vend: https://mon.gov.mk/content/?id=4750

4.6 Mjetet për financimin e projekteve nga Konkursi sigurohen nga Buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ndarja 16001, Nënprogrami 71 - Puna Kërkimore Shkencore, zëri 464.

5. Procedura dhe afatet e realizimit

5.1. Konkursi shpallet dhe zgjat 45 ditë nga dita e publikimit në mjetet e informimit publik.

5.2. Fakultetet/institutet shkencore/ASHAM plotësojnë fletëparaqitje elektronike  në portalin e-uslugi.mon.gov.mk dhe në përputhje me Konkursin për ndarjen e mjeteve për financimin e projekteve kërkimore- shkencore  i bashkangjesin  dokumentet e nevojshme.

5.3.Fletëparaqitja dorëzohet deri te Komisioni për Rangimin e Projekteve Kërkimore Shkencore të fakultetit/institutit shkencor/ASHAM.

5.4. Projektet vlerësohen nga recensues të pavarur të përzgjedhur nga ministri i Arsimit dhe Shkencës përmes shpalljes e publike.

5.5. Recensimi i projekteve kryhet në bazë të kritereve të vlerësimit nga pika 6 e Konkursit, në afat prej 15 ditëve pas përfundimit të afatit të aplikimit sipas Konkursit.

5.6. Komision i formuar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës përpilon listën e renditjes së projekteve të vlerësuara pozitivisht, e cila publikohet në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe përgatit një propozim vendim  për ndarjen e mjeteve, në afat prej  7 ditëve nga data e marrjes së projekteve të vlerësuara nga recensentët.

5.7. Komisioni përgatit dhe dorëzon  Njoftim deri te secilit parashtrues i fletëparaqitjes sipas  Konkursit, për vlerësimin e projektit, i cili përmban sqarim të detajuar të vlerësimit të projektit dhe njoftimin e financimit të projektit, gjegjësisht  refuzimin e financimit të projektit, si dhe informacione të tjera të rëndësishme për parashtruesin e fletëparaqitjes  në lidhje me projektin dhe financimin e projektit.

5.8. Gjatë përgatitjes së listës së renditjes dhe propozim vendimit për ndarjen e mjeteve , përparësi do t`u jepet atyre projekteve të propozuara nga hulumtues kryesor që ka publikuar  të paktën 2 punime në revista me faktorë ndikimi në tre vitet e fundit, si dhe hulumtues kryesor që ka publikuar  të paktën 2 punime në revista të evidentuara në  baza të dhënash ndërkombëtare ose redaktorë të bordit ndërkombëtar dhe redaktor në ato baza të dhënash ndërkombëtare ose revista të tjera të cilët kanë më pak se dy ose nuk kanë publikuar punime të tilla.

5.9. Vendimin për financimin e projekteve e sjell  ministri i Arsimit dhe Shkencës, në bazë të renditjes së projekteve të vlerësuara pozitivisht, propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve dhe mjeteve në dispozicion në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë.

5.10. Ministri i Arsimit dhe Shkencës dhe fakulteti/instituti shkencor/ASHAM nënshkruajnë marrëveshje për financimin e projekteve kërkimore-shkencore ku janë definuar  të gjitha detyrimet e projektit në afat prej  7 (shtatë) ditëve nga data e sjelljes  të vendimit për financimin e projekteve.

5.11. Gjatë zbatimit të projektit, marrëveshja për financimin e projektit kërkimor-shkencor mund të ndryshohet dhe plotësohet në kuadër të  mjeteve  financiare të miratuara për zbatimin e projektit të përcaktuara në marrëveshje, në masën që nuk do të ketë ndikim në rezultatet e projektit.

5.12. Gjatë gjithë zbatimit të projektit, marrëveshja për financimin e projektit kërkimor dhe shkencorë  mund të ndryshohet në kuadrin e totalit të mjeteve  financiare të miratuara për zërat e miratuar në planin financiar për zbatimin e projektit të përcaktuara në marrëveshje më së shumti 20% nga përfituesi i projektit, pa kërkuar miratim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për të cilën Ministria detyrimisht duhet të njoftohet brenda 15 ditëve pas ndryshimit të bërë. Nuk lejohet që të shtohen zëra të rinj në planin e miratuar financiar.

5.13. Gjatë gjithë realizimit  të projektit, marrëveshja për financimin e projektit  kërkimor- shkencor  mund të ndryshohet në kuadrin e totalit të mjeteve  financiare të miratuara për zërat e miratuar në planin financiar për zbatimin e projektit të përcaktuar në marrëveshje me më shumë se 20%, për të cilin fakulteti/instituti shkencor/ASHAM dorëzon kërkesë për ndryshim dhe plotësim të marrëveshjes. Pas kërkesës së dorëzuar ministri i Arsimit dhe Shkencës formon komision, i cili shqyrton kërkesën dhe i dorëzon  ministrit propozim vendim. Nuk lejohet që të shtohen zëra të rinj në planin e miratuar financiar.

 

6. Kriteret e vlerësimit

 

6.1. Kriteret me të cilat vlerësohet propozim projekti janë:

 

 - kontributi i projektit në thellimin dhe zgjerimin e njohurive shkencore;

origjinaliteti i objektivave dhe subjektit të kërkimit;

aktualiteti, rëndësia, inovacioni, ndikimi i objektivave dhe subjektit të kërkimit;

objektivat dhe aktivitetet e detajuara të projektit me tregues të qartë dhe të matshëm;

probabiliteti i arritjes së rezultateve të pritura dhe mundësive për zbatimin e rezultateve brenda një afati kohor real;

kompetenca e hulumtuesit  kryesor dhe ekipit të propozuar kërkimor;

përfshirjen dhe trajnimin e personelit të ri të kërkimit shkencor;

plotësimin e kushteve materiale, teknike dhe të tjera infrastrukturore për zbatimin e projektit;

plan financiar të detajuar për mjetet e nevojshme për realizimin e projektit dhe justifikimin dhe realitetin e shpenzimeve në planin e propozuar financiar të kërkuara për zbatimin e projektit;

konkurrueshmëria e projektit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe

rëndësia e projektit për bashkëpunim ndërkombëtar

6.2. Secili nga kriteret e theksuara të vlerësimit vlerësohet nga recensues të pavarur me notë nga 1 (vlera më e ulët) deri në 5 (vlera më e lartë). Projekti vlerësohet pozitivisht nëse merr notën mesatare të paktën 3.5.

 

 7.  Vlerësimi i rezultateve të projektit

(vlerësimi i projektit)

 

7.1. Gjatë realizimit të projektit dorëzohen raporte narrative dhe financiare për zbatimin e projektit.

7.2. Vlerësimi i projekteve të përfunduara kryhet nga të paktën dy recensues, njëri prej të cilëve është recensuesi që ka vlerësuar propozim -projektin. Në rast të mungesës së vlerësuesit që ka vlerësuar  projektin, zgjedhet  recensues i ri.

7.3. Recensentët japin vlerësim të komponentëve në vazhdim:

Përmbushja e kushteve/detyrimeve të pëlqimit nga pika 3 e Konkursit dhe plotësimi i të

dhënave dhe informacionit të parashikuar në fletëpraqitje për kriteret sipas të cilave është kryer  vlerësimi (pikëzimi), karakteri shkencor i studimit përfundimtar, realizimi i qëllimeve të  projektit të propozuar, përdorimi i metodologjisë së propozuar, rëndësia e rezultateve të  marra, përfshirja e ekipit të propozuar, shpenzimi i mjeteve  sipas buxhetit të miratuar dhe raportit financiar dhe narrativ.

 

7.4. Rezultati maksimal për arritjen e rezultateve të projektit është 5.

7.5. Pavarësisht nga vlerësimi i arritjes së përgjithshme të rezultateve, nëse gjatë vlerësimit të rezultateve të projektit ka devijime nga gjendja aktuale në raportin financiar dhe narrativ, ekipi hulumtues nuk ka botuar të paktën dy punime në revista me faktor ndikimi, revista të evidnetuara  në bazat e të dhënave ndërkombëtare, ndërsa  kërkimi dhe rezultatet e projektit nuk janë prezentuar në takim shkencor-profesional gjegjësisht ngjarje conform fushën kërkimore- shkencore, vlerësim i rezultateve të projektit nuk mund të jenë  3,5 ose më e larta.

7.6. Recensentët  për rezultatin e përcaktuar  japin arsyetim të detajuar për të dhe shënojnë  komente të detajuara në rast të devijimeve, ndërsa  kjo është e detyrueshme në rast të vlerësimit të projektit me rezultatin 3.5 ose më pak.

7.7. Për vërejtjet  nga recensentët Ministria e Arsimit dhe Shkencës e njofton me shkrim përfituesin për veprimin e ndërmarrë lidhur me vërejtjet në afat prej 30 ditëve nga marrja e njoftimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. 

8. Dorëzimi i fletëparaqitjeve në bazë të Konkursit

8.1. Fletëparaqitja  për projekte kërkimore-shkencore plotësohet në formë elektronike në portalin e-uslugi.mon.gov.mk dhe bashkangjiten dokumentet e nevojshme konform Konkursit. 

8.2. Fletëparaqitjet me të dhëna jo të plota dhe dokumentacion të pakompletuara, fletëparaqitjet  e plotësuara në formular jo përkatës, fletëparaqitjet dhe dokumentet që nuk janë verifikuar me nënshkrim dhe vulë (siç tregohet në fletëparaqitje  dhe dokumente), si dhe ato që nuk janë dorëzuar brenda afatit të caktuar, nuk do të shqyrtohen.

8.3. Parashtruesit e fletëparaqitjeve do të njoftohen për rezultatet e konkursit më së voni  30 ditë pas përfundimit të afatit të konkurrimit.

8.4.  Rezultatet e Konkursit do të publikohen në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës: www.mon.gov.mk

 

Lajme dhe Ngjarje


4/24/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar