Ministria e Arsimit dhe Shkencës është angazhua për të ndihmuar në zgjerimin e kapaciteteve të Shkollës Fillore “Kiro Gligorov” në Qendër dhe me kohë e parashtroi kërkesën për realizimin e projektit. Por, nga administrata komunale morëm miratimin pas më shumë se dy muajsh, në fund të korrikut, dhe për këtë arsye ka disa ditë vonesë në përfundimin e punimeve ndërtimore, ndërsa një pjesë e fëmijëve mësimin e ndjekin online. Megjithatë, shumë shpejt do ta përfundojmë projektin dhe do të vendoset mësimi me një ndërrim, i cili do të jetë më cilësor dhe në interes të të gjithë nxënësve.
Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve në Kuvend, lidhur me ndërtimin e hapësirave të reja mësimore në SHF “Kiro Gligorov”, të cilat duhet të mundësojnë zhvillimin e mësimit me një ndërrim për të gjithë nxënësit e regjistruar.
Po i zgjerojmë kapacitetet e shkollave kudo ku është e nevojshme, pra edhe në këtë shkollë – të vetmen që e ka ndërtuar LSDM-ja gjatë qeverisjes së saj, por për të cilën, për fat të keq, nuk kanë parashikuar kapacitete më të mëdha, ndonëse e kanë ditur se kjo komunë do të rritet për nga numri i banorëve. Tani këtë po e bën Qeveria aktuale, ndërsa opozitës i pengon fakti që po ndërtojmë. Nëse nuk do të ndërtonim, përsëri do të reagonit se përse fëmijët mësojnë në dy ndërrime”, tha Janevska, duke shtuar se nuk duhet të krijohet problem aty ku nuk ka.
Përsëri u bëri thirrje politikanëve që t’i mbajnë duart larg arsimit dhe, në vend të përçarjeve, nevojitet unitet në hartimin e politikave, me qëllim përmirësimin e rezultateve që nxënësit tanë tregojnë në testimet ndërkombëtare, si PISA.
Në pyetjen lidhur me shkollat e mbyllura, ajo tha se disa prej tyre janë mbyllur për shkak se nuk kanë nxënës, ndërsa ato me një numër shumë të vogël nxënësish, në kuadër të procesit të optimizimit, janë bashkuar me shkolla të tjera. Sipas të dhënave të UNICEF-it dhe Bankës Botërore, në vend ka tepricë prej 1.800 paraleleve dhe 3.000 mësimdhënësve. Këtë vit janë bashkuar 430 paralele, por asnjë mësimdhënës nuk e ka humbur vendin e punës.
Lidhur me sfidën në SHF „ Petar Zdravkovski - Penko” në Komunën e Butelit, Janevska u përgjigj se është tejkaluar dhe se nuk po zvogëlohet numri i paraleleve, por, ashtu si në vitin e kaluar shkollor, edhe këtë vit ka 4 paralele në gjuhën shqipe. Të gjithë fëmijëve nga Komuna e Çairit, të cilët tashmë kanë vëlla ose motër në atë shkollë, u është lejuar regjistrimi.