Miratohet Strategjia e re për Arsimin 2026-2032

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se është miratuar Strategjia e re për Arsimin 2026–2032 dhe Plani i Veprimit për zbatimin e saj. Dokumenti gjendet në linkun.

Strategjia gjatë muajve të fundit është hartuar përmes një diskutimi të gjerë, me pjesëmarrjen e shumë faktorëve – Delegacioni i BE-së, UNICEF-i, Banka Botërore, GIZ-i, UNDP-ja, ETF-ja, Oda Ekonomike, Ambasada Zvicerane, Byroja e Zhvillimit të Arsimit, Qendra për Zhvillimin e Arsimit Profesional, Qendra Shtetërore e Provimeve, Inspektorati Shtetëror i Arsimit, profesorë universitarë dhe sektori joqeveritar. Grupi i punës përbëhej nga 100 anëtarë të nominuar nga palët kryesore të interesuara, u organizuan 4 konferenca kombëtare me më shumë se 500 pjesëmarrës, ndërsa nga ekspertët e angazhuar u zhvilluan konsultime me mbi 5000 të anketuar.

Dokumenti vë theksin në zhvillimin e programit të ri për arsimin parashkollor, përfshirjen në arsimin fillor dhe të mesëm, zbatimin e formulave të reja për financimin e shkollave, përmirësimin e infrastrukturës, optimizimin e rrjetit shkollor dhe vendosjen e punës me një turn, zbatimin e konceptit të ri të maturës, zhvillimin dhe promovimin e arsimit joformal, si dhe rregullimin e ri ligjor në arsimin e lartë dhe në shkencë.

Accessibility Menu