MASh: Avancojmë arsimin gjithpërfshirës, së bashku ta zhvillojmë shoqërinë gjithpërfshirse

MASh: Avancojmë arsimin gjithpërfshirës, së bashku ta zhvillojmë shoqërinë gjithpërfshirse

 

Çdo fëmijë ka të drejtë të mësojë, të jetë në mjedis ku pranohet dhe të mund, pavarësisht pengesave të zhvillohet. Ministria e Arsimit dhe Shkencës punon vazhdimisht për avancimin e gjithpërfshirjes të sistemit arsimor kombëtar. I’u përgjigjëm kërkesave të shumë prindërve të cilët duan të kenë të drejtën e zgjedhjes se në cilën shkollë do të shkonte fëmija i tyre. Dëgjuar edhe personat profesionist që vërejtën se gjithpërfshirja e plotë ka shkaktuar probleme të mëdha për fëmijët me vështirësi më të mëdha ose multihendikep. Tani, me ndryshimet në rregullativë, zgjedhja është e prindërve, së bashku me Shërbimin për Vlerësimin Funksional të Fëmijëve dhe të Rinjve, nëse fëmija do të shkojë në shkollë të rregullt ose në qendër burimore, ku ka në dispozicion shumë më tepër persona profesionist dhe mund t’i kushtohet më shumë vëmendje. Nuk është qëllimi që këta fëmijë të jenë vetëm formalisht të përfshirë në arsimimin e regullt, por të kenë përparim të thellë.

Pëeforcuam mbështetjen. Për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore të përfshirë në arsimimin e rregullt, kemi rritur ndjeshëm numrin e asistentëve arsimorë. Në arsimin fillor tashmë kemi më shumë se 1,300 asistentë arsimorë. Për herë të parë për këtë vit shkollor, si masë sistematike, kemi futur 130 asistentë arsimorë edhe në arsimin e mesëm. Në mënyrë shtesë, në çdo shkollë ka ekip gjithpërfshirës, i cili ofron mbështetje gjithmonë kur është e nevojshme. Ndërsa mësimdhënësit dhe asistentët marrin ndihmë nga shkollat shtetërore të arsimit fillor dhe të mesëm, me qendra burimore.

Avancojmë kapacitetet e kuadrit edukativo-arsimor.  Trajnimet organizohen vazhdimisht për gjithëpërfshirjen dhe qasjet në mësimdhënien e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore. Mësimdhënësit mësojnë të njohin nevojat e ndryshme të nxënësve dhe të zbatojnë metodat përkatëse të punës.

 

Po zhvillojmë kulturë të përfshirjes. Në këshillime të veçanta, prindërit mësojnë si të mos i marginalizojnë këta fëmijë, si t’i mbështesin dhe t’iu ndihmojnë atyre.

 

Po ndajmë më shumë mjete buxhetore për gjithëpërfshirje. Përveç kësaj, me formulat e reja për llogaritjen e bllok dotacioneve, parashikuam që një nga elementët për rritjen e dotacioneve të jetë gjithëpërfshirja, gjegjësisht mjetet për komunat transferohen varësisht numrit të fëmijëve me vështirësi.

 

Mesazhi që dërgojmë më 3 Dhjetor – Dita e Personave me vështirësi është: arsimi cilësor gjithëpërfshirës nuk është i mundur pa shoqëri të zhvilluar gjithëpërfshirëse. Secili prej nesh, në mjedisin e vet, duhet të kontribuojë në ndërtimin e komunitetit ku personat me vështirësi  nuk përmenden vetëm një ditë, por janë të përfshirë në aktivitetet e përditshme dhe jetojnë, mësojnë, punojnë dhe shoqërohen me njerëz që i mbështesin, i kuptojnë dhe nuk i përjashtojnë.

Accessibility Menu