Me investim në vlerë prej gati 42 milionë denarë, të siguruara përmes thirrjes së Qeverisë për financimin e projekteve kapitale infrastrukturore, sot zyrtarisht filloi realizimi i njërit prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore dhe arsimore në Komunën e Gjorçe Petrovit – zgjerimi i ShF “Joakim Kërçoski” në Vollkovë.
Bëhet fjalë për objekt me sipërfaqe prej 541 metra katrorë, në të cilin do të ketë 8 klasa të reja, nyje sanitare, korridore komunikimi, hapësirë shkallësh, ambiente teknike, dalje ndihmëse, lidhje të ngrohtë me objektin ekzistues të shkollës dhe lidhje funksionale në të ardhmen me sallën sportive. Me gjithë këtë, shkolla fiton edhe mundësinë për realizimin e mësimit në një turn.
Projekti ka rëndësi të veçantë, sepse realizohet në vitin kur shkolla shënon 80 vjet ekzistencë dhe veprimtari edukativo-arsimore në Komunën e Gjorçe Petrovit. Afati për realizimin e tij është 12 muaj.
Në shënimin e fillimit të aktiviteteve ndërtimore morën pjesë kryetari i Qeverisë, Prof.Dr. Hristijan Mickoski, sekretarja shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Elena Ivanovska, kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski, si dhe përfaqësues të shkollës.