Njoftohen të gjithë shfrytëzuesit e së drejtës për bursa studentore, të fituara në ndonjë nga vitet e kaluara akademike, të cilët i plotësojnë kushtet kontraktuale për vazhdimin e së drejtës për bursë, se afati për aplikim fillon nga data 1 tetor deri më 30 tetor 2026.
Për vazhdimin e së drejtës për bursë studentore, shfrytëzuesi duhet të ngarkojë në formë elektronike dokumentet e mëposhtme:
· Vërtetim për semestrin e radhës të regjistruar, përkatësisht vitin e studimeve;
· Dëshmi për provimet e dhëna, të lëshuar nga fakulteti.
· Dëshmi për provimet e parapara dhe të dhëna (UPPI) – formular i plotësuar dhe i vërtetuar nga fakulteti, me suksesin mesatar të shënuar, si dëshmi për dhënien e 80%, përkatësisht 90% të provimeve të parapara, varësisht nga lloji i bursës dhe marrëveshja.që shfrytëzon, përkatësisht se ka ruajtur mesataren e suksesit në studime, në përputhje me kontratën;
· Librzën e skenuar, nga semestri i parë i regjistruar deri te semestri i fundit i vërtetuar.
· Dokumentet ngarkohen në formë elektronike me dokumentacionin përkatës në: e-uslugi.mon.gov.mk.
Për çdo informacion apo pyetje, drejtohuni në postën elektronike: studentski.stipendii@mon.gov.mk.