Për të gjitha kategoritë e tjera të bursave, rezultatet do të publikohen në vijim.
Të gjithë aplikantët do ta pranojnë vendimin përmes portalit elektronik e-uslugi.mon.gov.mk, në rubrikën „Aplikacionet e mia“, në kolonën „Dokumenti i vendimit“.
APLIKANTËT E PAKËNAQUR NUK DUHET TË PARASHTROJNË KUNDËRSHTIME OSE ANKESA PARA SE TA MARRIN VENDIMIN!
PËR APLIKANTËT E MITUR, ANKESAT DUHET TË PARASHTROHEN NGA PRINDI/KUJDESTARI I TYRE.
Pas marrjes së vendimit, ankesat parashtrohen pranë Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, në Procedurë nga Marrëdhënia e Punës dhe për Mbikëqyrje Inspektuese në Shkallë të Dytë, brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e pranimit të vendimit.
Zyrat e Komisionit Shtetëror ndodhen në bulevardin „Goce Dellçev“, nr. 18 (ndërtesa e Radiotelevizionit të Maqedonisë, kati i 11-të).
FITUESIT E BURSAVE NUK DUHET TË DORËZOJNË KONTRATA TË PRINTUARA DHE TË NËNSHKRUARA!