THIRRJE PUBLIKE E PËRSËRITUR për përzgjedhjen e ekspertëve – recensentëve të cilët do të vlerësojnë rezultatet (Raportin përfundimtar për punën e projektit)

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 96/19, 110/19, 154/19 dhe 121/24), ndërsa në përputhje me nenin 11, 12, 13 dhe 14 të Rregullores për mënyrën dhe procedurën e financimit të projekteve shkencore – kërkimore, përkatësisht programeve („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 82/09, 149/09, 34/11 dhe 129/13), Konkursi nr. 20-667/2 të datës 14.03.2024 për projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë për periudhën 2023 – 2025, të shpallur në bazë të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë për bashkëpunim shkencor dhe teknologjik të datës 1.11.2008, Marrëveshjet për financimin e projekteve kërkimore – shkencore, maqedono-austriake, të lidhura ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe bartësve të projekteve të pranuara, konform Konkursit për projekte të përbashkëta kërkimore - shkencore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë për periudhën 2023 – 2025 dhe Aktvendimit nr. 20-3403/5 të datës 25.03.2026 për shpalljen e Thirrjes Publike të Përseritur për përzgjedhjen e ekspertëve – recensentëve të cilët do të vlerësojnë rezultatet (Raportin përfundimtar për punën e projektit) e projekteve të pranuara kërkimore - shkencore, pas Konkursit të shpallur për projekte të përbashkëta kërkimore - shkencore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë, për periudhën 2023 – 2025, ministrja e Arsimit dhe Shkencës shpall:

 

THIRRJE PUBLIKE E PËRSËRITUR

për përzgjedhjen e ekspertëve – recensentëve të cilët do të vlerësojnë rezultatet (Raportin përfundimtar për punën e projektit) të projekteve të pranuara kërkimore - shkencore, pas Konkursit të shpallur për projekte të përbashkëta kërkimore – shkencore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë, për periudhën 2023 – 2025

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nga kandidatët e paraqitur, do të bëjë përzgjedhjen e ekspertëve – recensentëve të cilët do të vlerësojnë rezultatet (raportin përfundimtar për punën e projektit) të projekteve të pranuara kërkimore - shkencore, sipas Konkursit të shpallur për projekte të përbashkëta kërkimore – shkencore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë, për periudhën 2023 – 2025 (në tekstin e mëejmë: ekspertë – recensentë).

 

Ekspertët – recensentët duhet të jenë me titull shkencor, përkatësisht titull mësimoro - shkencor nga fusha përkatëse kërkimoro - shkencore, përkatësisht fusha e hulumtimit.

 

Përparësi do të kenë ekspertët – recensentë të cilët kanë përvojë ndërkombëtare dhe punime shkencore të publikuara në pesë (5) vitet e fundit, para shpalljes së Thirrjes Publike të Përsëritur për recensentë, në revista me faktor ndikimi, të referuara në bazat e të dhënave Thomson Reuters ose Scopus.

 

Ekspertët – recensentët e paraqitur duhet të jenë nga fushat e mëposhtme kërkimore - shkencore, nga Klasifikimi i fushave dhe disiplinave kërkimore - shkencore, sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Frascatit dhe Rregullores për përcaktimin e fushave kërkimore - shkencore të nivelit të tretë (fushat) („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 91/2024), dhe atë:

 

- 1.01.00.01 Matemaikë

- 1.01.00.04 Gjeometri

- 1.02.00.01 Shkenca Komjuterike

- 1.03.00.03 Fizikë Teorike

- 1.04.00.05 Kimi Fizike

- 1.06.00.06 Botanikë

- 1.06.00.14 Mikologji

- 6.01.01.01 Historia e Maqedonisë

- 6.01.01.02 Historia e Ballkanit

- 6.01.01.06 Historia e Ballkanit Mesjetare

- 6.01.01.15 Historia Kulturore

- 6.01.01.16 Bizantologji

- 6.01.02.03 Arkeologjia Antike

- 6.01.02.06 Arkeologjia Mesjetare

 

Të drejtë për aplikim për Shpalljen Publike të Përsëritur kanë edhe ekspertët - recensentët të cilët janë nga fushat kërkimore – shkencore ose sferat të cilës i përket ndonjë nga fushat kërkimore - shkencore të lartpërmendura.

 

Nëse nuk ka ekspertë - recensentë të regjistruar nga fushat kërkimore - shkencore të lartpërmendura, mund të zgjidhen recensentë nga fushat kërkimore - shkencore të cilës i përket ndonjë nga fushat kërkimore - shkencore të lartpërmendura, ndërsa nëse nuk ka ekspertë - recensentë të regjistruar nga fushë kërkimore - shkencore adekuate, mund të zgjidhen ekspertë - recensentë nga fushë kërkimore - shkencore të cilës i përket ndonjë nga fushat kërkimore - shkencore të lartpërmendura.

Ekspertët – recensentët të përzgjedhur, rezultatet nga Raporti përfundimtar për punën e projektit, të dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nga bartësi i projektit të pranuar kërkimoro - shkencore, sipas Konkursit për projekte të përbashkëta kërkimoro - shkencore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë për periudhën 2023 – 2025, do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme:

 

Ø Kontributi i projektit në thellimin dhe zgjerimin e njohurive shkencore;

Ø Origjinaliteti i qëllimeve dhe përmbajtjes së lëndës së kërkimit;

Ø Kompetenca dhe origjinaliteti i hulumtuesit kryesor dhe ekipit hulumtues;

Ø Kontributi në aftësimin e hulumtuesve të rinj;

Ø Relevanca e projektit të qëllimeve të hulumtimit;

Ø Konkurrueshmëria për bashkëpunim ndërkombëtar;

Ø Realizueshmëria/arsyetueshmëria e projektit (konstruksioni financiar); dhe

Ø Mundësitë për zbatimin e rezultateve.

 

Secili nga kriteret e lartpërmendura për vlerësim, ekspertët – recensentët e vlerësojnë me notë nga një (1) (vlera më e ulët) deri në pesë (5) (vlera më e lartë). Raporti përfundimtar për punën e projektit është vlerësuar pozitivisht nëse ka marrë notë mesatare së paku tre presje pesë (3,5).

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bazë të vlerësimeve të ekspertëve – recensentë, do të marrë vendim përfundimtar nëse Raporti përfundimtar i dorëzuar nga bartësi i projektit të pranuar kërkimoro - shkencore është vlerësuar pozitivisht apo jo.

 

Lartësia e mjeteve për kompensimin e punës së ekspertëve – recensentë është 6.000 denarë, në vlerë të përgjithshme neto, pas projektit të recensuar.

 

Kandidatët për ekspertë – recensentë plotësojnë aplikimin elektronik dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës, të përcaktuar në këtë Thirrje Publike të Përsëritur për përzgjedhjen e ekspertëve – recensentë, në platformën online https://e-uslugi.mon.gov.mk, , dhe atë:

 

- Biografi e shkurtër – CV (Të dhëna të përgjithshme për zhvillimin e karrierës, pjesëmarrje në konferenca dhe ngjarje të tjera me karakter shkencor, përvojë ndërkombëtare në fushën e hulumtimit, vlerësimit të projekteve, punimeve të publikuara në revista shkencore në vend dhe më gjerë, etj.);

- Deklaratë për përpunimin e të dhënave personale;

- Deklaratë nga ekspertë – recensentë.

 

Në procedurën e vlerësimit të rezultateve (Raportit përfundimtar për punën e projektit) të projekteve të pranuara kërkimore - shkencore, sipas Konkursit të shpallur për projekte të përbashkëta kërkimore - shkencore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë për periudhën 2023 – 2025, ekspertët – recensentë duhet t’u përmbahen normave profesionale dhe etike (objektivitet, paanshmëri dhe shmangies së konfliktit të interesit).

 

Fletëparaqitjet elektronike të paplota ose të dorëzuara jo në kohë nuk do të shqyrtohen.

 

Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjes elektronik, me dokumentacionin përkatës të bashkëngjitur në platformën online https://e-uslugi.mon.gov.mk është më 06.04.2026 (e hënë).

Accessibility Menu