Kujtesë për përfituesit e bursave për nxënës

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Të nderuar përfitues të bursave për nxënës,

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ju rikujton se po afrohet afati përfundimtar për dorëzimin e dokumenteve të nevojshme për vazhdimin e të drejtës për bursë për nxënës, të realizuar në një nga vitet e kaluara shkollore.

Siç ju kemi informuar më parë, afati përfundimtar për dorëzimin elektronik të dokumenteve është 30 shtator 2026.

Për vazhdimin e bursës, të gjithë nxënësit që i përmbushin kushtet e përcaktuara me kontratë duhet t’i ngarkojnë në portalin e-uslugi.mon.gov.mk dokumentet në vijim:

  • Vërtetim për nxënës të rregullt për vitin shkollor 2026/2027;
  • Dëftesa e fundit.

I ftojmë të gjithë përfituesit që me kohë ta përfundojnë procedurën. Pas skadimit të afatit, përkatësisht pas 30 shtatorit 2026, sistemi për dorëzimin elektronik të dokumenteve do të mbyllet.

Për informacione shtesë dhe pyetje, mund të drejtoheni në adresën elektronike: ucenicki.stipendii@mon.gov.mk.

Accessibility Menu